Liria fetare e Hazret Omerit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Liria fetare e Hazret Omerit

Epigraf:

“Nuk ka dhunë në fe. Tashmë është e dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai që kundërshton shejtanin dhe beson në Allah, ka kapur lidhjen më të fortë që nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon shumë dhe është i Gjithëdijshëm.” (Kurani Famëlartë 2:257)

Kur Profeti Muhammed s.a. solli besimin monoteist, atë të Një Zoti të Vetëm, në një shoqëri politeiste, mekasit e kundërshtuan ashpër dhe e përndoqën atë dhe ndjekësit e tij për 13 vjet me radhë. Profeti u detyrua të mërgonte në Medinë, por mekasit nuk e lanë dhe e sulmuan edhe Medinën. Ishin këto rrethanat kur zbritën këto vargje të Kuranit:

“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi. Në të vërtetë Allahu është i Fuqishëm që t’i ndihmojë ata, që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtetë, Allahu e ndihmon atë që e ndihmon Allahun. Allahu është vërtetë i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (Kurani Famëlartë 22:40-41)

Duke përmendur kishat dhe sinagogat, para xhamisë, kjo shpallje hyjnore po vendoste gurthemelin më të fuqishëm të lirisë fetare dhe të mbrojtjes së saj për mbarë njerëzimin. Këto ajete janë zbritur afërsisht në vitin 624, të cilat janë praktikuar nga vetë Profeti Muhammed s.a. në gadishullin arab dhe modeli i tij do t’i bënte edhe Kalifët e tij të praktikonin në të njëjtën mënyrë. Një shembull të vendosjes së lirisë fetare, në zbatim të porosisë së shenjtë që përmendet në ajetet e sipërshënuara, shohim në kohën kur muslimanët triumfojnë mbi Jerusalemin.

Siç dihet që në Jerusalem ndodhet Kisha e Varrit të Shenjtë, vendi ku Jezusi ishte vënë në kryq dhe më pas ishte mbajtur trupi i tij pas kryqëzimit. Padyshim, kjo vlerë historike e saj, e bën këtë kishë një ndër vendet më të shenjta të krishterimit. Por, kur Jerusalemi ra në duar të muslimanëve, kjo kishë nuk pati ndonjë fat tragjik, ndryshe nga xhamia e Kordobasë apo Bazilika e Shën Sofisë. Kjo për shkak të bujarisë, urtësisë dhe lirisë fetare të një njeriu, të Omerit r.a., i cili atëherë ishte Kalifi i Dytë i Profetit Muhammed s.a. dhe që kishte jetuar për vite shumë afër Profetit s.a..

Kisha e Varrit të Shenjtë, gjithashtu quhet Bazilika e Varrit të Shenjtë, që gjendet në lagjen e krishterë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Kisha e Varrit të Shenjtë, gjithashtu quhet Bazilika e Varrit të Shenjtë, që gjendet në lagjen e krishterë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Për shkak të ofensivave nga kolonitë bizantine, ushtria muslimane marshoi drejt Jerusalemit dhe arriti ta rrethonte. Qyteti i shenjtë i ra në dorë në vitin 638, pas një rrethimi relativisht pa gjakderdhje. Muslimanët morën kontrollin e Jerusalemit nga bizantinët në shkurt të vitit 638. Patriarku Sofronius (Patriarch Sophronius) ia dorëzoi qytetin Hazret Omerit personalisht. Gjatë kohës kur Patriarku po i tregonte Hazret Omerit Bazilikën e Varrit të Shenjtë, erdhi vakti i namazit. Kalifit të Islamit iu sigurua një vend për ta kryer faljen muslimane, por ai e refuzoi. Ai e dinte që, duke qenë Kalif i Profetit, po të falte namazin në atë kishë, në të ardhmen ndokush tjetër do ta kthente kishën në xhami. Ai deshi që të krishterët ta kishin lirinë e tyre fetare dhe vendin e tyre të shenjtë. Andaj, preferoi të falte namazin përjashta, te shkallët, ku shekuj më vonë u ndërtua një xhami, e quajtur Xhamia e Omerit.

Kisha e Varrit të Shenjtë, mbrapa së cilës shihet minarja katrore e xhamisë së Hazret Omerit.

Kisha e Varrit të Shenjtë, mbrapa së cilës shihet minarja katrore e xhamisë së Hazret Omerit.

Me gjestin e tij, Hazret Omeri r.a. e mbrojti praninë e kishës kryesore në vendin e saj. Jerusalemi mbeti në qeverisjen muslimane nga viti 638 deri në krijimin e shtetit Izrael në vitin 1948, duke përjashtuar periudhën 80-vjeçare gjatë Kryqëzatës së parë e të tretë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp