Hasib Babatu, ushtari amerikan që pranoi Islamin
Ess-Selamalejkum.
Unë quhem Hasib Abdullah Babatu. Vij nga Wisconsini i Amerikës.
Unë e kam pranuar Xhematin që në vitin 2004. Isha i rritur si i krishterë. E lashë krishterimin në vitin 1979, sapo mbarova shkollën e mesme. Pesë vjet pasi dola nga Forcat Detare të SHBA-ve, në vitin 1980 unë pranova Shahadetin duke pranuar Islamin si një musliman ortodoks.
Një ditë po shikoja televizorin dhe pashë emisionin e quajtur “Islam Live”, që transmetohej nga Xhemati Musliman Ahmedia. Pyeta veten, cili është ky grupim që quhet Xhemati Musliman Ahmedia? Nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Haxhi Reshid Ahmed, Zoti ia ngrittë nivelet në xhenet, ishte ai që fliste në këtë emision. Çdo pyetje që kisha, ai më jepte përgjigjet.
Pas kësaj, për 2 vjet rresht frekuntova ditë për ditë xhaminë e Xhematit. Ulesha në një cep me të. Ai më mësoi shumë gjëra. Përfundimisht, në dhjetor të vitit 2004, bëra Bejt dhe u anëtarësova në Xhemat.
Jam i vetmi musliman në familjen time. Vajzës sime të vogël i lindi një djalë para dy vitesh dhe ata më kanë lejuar ta rrisë fëmijën e tyre si një musliman. Lutem që një ditë, inshaAllah, ai të bëhet misionar i Xhematit.
Gjithashtu ju lutem të gjithëve që të bëni dua për të njëjtën gjë për mua dhe për nipin tim.