Pastor amerikan pranon Islamin dhe këtë e quan evoluimin e tij shpirtëror
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Pastor amerikan pranon Islamin dhe këtë e quan evoluimin e tij shpirtëror

Es-selamu alejkum!

Unë quhem Sel Harris. Jam nga Virxhinia. Për 30 vjet isha pastor i Kishës Presbeteriane. Megjithatë, në Skoci kam punuar gradualisht për lidhjet mes Islamit dhe krishterimit. Në janar të këtij viti kam pranuar Xhematin dhe këtë do ta quaja si një evolcion. Sepse kisha interes në Islam për shumë vite. Rreth 20 vite përpara kam agjëruar edhe muajin e Ramazanit. Por nuk isha njohur me Xhematin Ahmedia.

Rreth 10 vjet përpara lexova disa nga librat e Mesihut të Premtuar a.s. dhe kam mbetur aty. Dhe isha i habitur se pse nuk e kisha dëgjuar këtë njeri të mrekullueshëm dhe këtë grup në Islam. Siç ju thashë, thjesht një ditë të bukur e kuptova se nuk isha më i krishterë dhe se kam evoluar. Për këtë arsye, bëra edhe bejtin.

Mendoj se shumë ameriaknë janë shpirtërisht të uritur dhe besoj se jo thjesht Islami, por Islam Ahmediati mund t’u japë atyre atë që ata po e kërkojnë.

Përse keni zgjedhur Kuranin në vend të Biblës?

Duke qenë si isha pastor i Kishës Presbeteriane, më duhet të studioja edhe greqishten, edhe hebraishten. Përveç këtyre kam mësuar edhe arabishten. Versioni i Dhjatës së Re që është në greqisht i takon vetëm shekullit të 4-të të erës sonë.

Bibla u shkrua nga njerëzit, pra ajo është interpretimi i njerëzve se çfarë ka ndodhur. Kurse Kurani është i tëri Fjala e Zotit dhe për këtë arsye, nuk kam ndonjë problem me të.

A është hera e parë që takoni Hazret Kalifin e Pestë të Xhematit?

Po është hera e parë. Kam lexuar të gjitha veprat e tij. Mendoj se ai është njeri i Zotit dhe Zoti i ka dhënë dhunti të veçanta. E dua shumë frazën “dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Dhe unë mendoj që mes dhunës që kemi në Shtetet e Bashkuara dhe mes dhunës që kemi në të gjithë botën, kjo është diçka që shpresoj se do ta përqafojë krejt bota.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp