Qeveria Holandeze mbron Xhematin Musliman Ahmedia nga akuza të padrejta
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Qeveria Holandeze mbron Xhematin Musliman Ahmedia nga akuza të padrejta

Më 19 tetor të vitit 2011, Xhemati Musliman Ahmedia kishte lëshuar një njoftim për shtyp, të titulluar:

“Udhëheqësi botëror i muslimanëve alarmon politikanin holandez Greet Wilders”

Ky njoftim shtypi ishte bërë në bazë të fjalimit të xhumas së Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar Allahu e ndihmoftë fuqimisht, që ai e mbajti në Holandë, më 14 tetor të këtij viti. Gjatë fjalimit të tij, Shkëlqesia e tij i alarmoi kundërshtarët e fesë Islame, në veçanti, zotëri Greet Wildersin, për shkak të shpifjeve të tyre të gënjeshtërta kundër fesë Islame e të Dërguarit të Allahut Hazret Muhammedit s.a.v.

Në fjalimin e tij, Hazret Kalifi i Pestë të Mesihut të Premtuar gjithashtu lavdëroi përpjekjet e Mbretëreshës Beatrix për të promovuar harmoninë dhe tolerancën ndërfetare.

Pas publikimit të njoftimit mediatik, politikani Greet Wilders, i cili është kryetar i partisë PVV në Holandë, e konstatoi publikimin dhe si përgjigje e tij, i dërgoi Ministrisë së Brendshme të Holandës tri pyetje të poshtëshënuara:

1) A jeni (Ministria e Brendshme) në dijeni për artikullin “Udhëheqësi ndërkombëtar i muslimanëve alarmon politikanin holandez Greet Wilders”?

2) Zotëri Masroor Ahmedi ka thënë: “Dëgjoni me vëmendje! Ju dhe partia juaj dhe çdo njeri tjetër si ju, përfundimisht do të shkatërrohen…” Çfarë masash po merr Ministria e Brendshme kundër kësaj organizate Islamike që bën thirrje për dhunë?

3) Si është i lidhur Komuniteti Musliman Ahmedia i Holandës me Komunitetin Musliman Ahmedia Ndërkombëtar dhe me zotërinë Masroor Ahmed?

Duke iu përgjigjur pyetjeve të tij, Ministri i Brendshëm i dha këto përgjigje, që janë sipas pyetjeve përkatëse:

1) Po. (Jam në dijeni për artikullin)

2) Sipas njoftimit për shtyp, zotëri Masroor Ahmedi thotë se njerëzit dhe popujt e tillë nuk do të shkatërrohen me dhunë ose me aktivitete të tjera shoqërore, por me lutje. Në shënimet e tyre nuk gjej asnjë gjë që nxit apo bën thirrje për dhunë, andaj, nuk kam ndonjë arsye për të marrë masa kundër Xhematit Musliman Ahmedia.

3) Xhemati Musliman Ahmedia i Holandës është një pjesë e Xhematit Musliman Ahmedia ndërkombëtar.

(Përgjigja ishte publikuar nga Nieuws Press Agency e Holandës më 14 nëntor 2011)

Xhemati Musliman Ahmedia shfrytëzon rastin për ta falënderuar Ministrinë e Brendshme të Holandës për studimin e plotë të njoftimit të Xhematit Musliman Ahmedia për shtyp, të publikuar më 19 tetor 2011.

Xhemati Musliman Ahmedia hedh poshtë terrorizmin, në çfarëdo forme të jetë ai, dhe kategorikisht refuzon dhunën midis feve apo sekteve të ndryshme.

Ndërsa kjo është e vërtetë, që Xhemati Musliman Ahmedia shfrytëzon çdo mundësi për ta mbrojtur fenë Islame, gjë që ai bën vetëm me anë të lutjeve dhe mjeteve paqësore. Xhemati gjithashtu refuzon fuqimisht keqinterpretimin e të ashtuquajturve muslimanë, të cilët fenë Islame e paraqesin si një fe terroriste dhe që u mëson dhunën.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp