Udhëheqësi botëror musliman i dërgon mesazh paqeje Papës Benedikti
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi botëror musliman i dërgon mesazh paqeje Papës Benedikti

Bota duhet të gjykojë fetë në bazë të mësimeve të tyre

Hazret  Mirza Masroor Ahmedi,  Kryetari i Xhematit Musliman Ahmedia, i ka dërguar një mesazh paqeje Papës Benedikti XVI, duke i bërë thirrje për të përdorur ndikimin e tij në nxitjen e tolerancës fetare dhe vendosjen e vlerave njerëzore në mbarë botën.

Mesazhi iu dërgua personalisht nga Muhammed Sherif Odeh, President i Xhematit Musliman Ahmedia të Kababirit, i cili e takoi Papën si pjesë e një delegacioni zyrtar që përbëhej nga dijetarë fetarë izraelitë.

 

Në mesazhin e tij, Hazret Mirza Masroor Ahmedi flet për situatën e rrezikshme të botës. Ai thotë:

“Me keqardhje them që, nëse do të analizojmë imtësisht rrethanat aktuale të botës, gjejmë që themelet e një lufte tjetër botërore janë hedhur tashmë. Si pasojë e faktit që shumë vende kanë armë bërthamore, urrejtja dhe armiqësia gjithnjë po rriten dhe bota gjendet afër një humnere shkatërrimtare.

Besoj se është e domosdoshme, që ne të rrisim urgjentisht përpjekjet për të shpëtuar botën nga ky shkatërrim. Është një nevojë urgjente për njerëzit që ta njohin Krijuesin e tyre, sepse ky është i vetmi garantues i mbijetesës së njerëzimit”.

Hazret Mirza Masroor Ahmedi gjithashtu theksoi se bota duhet t’i gjykojë fetë në bazë të mësimeve të tyre të vërteta dhe jo duke marrë parasysh veprimet e gabuara të individëve apo grupeve të caktuara. Ai tha:

“Nëse një person pretendon që i përmbahet një mësimi të caktuar, edhe pse nuk e ndjek atë si duhet, atëherë ai është në gabim dhe jo mësimi.

Në çdo faqe, Kurani i Shenjtë mëson dashuri, dhembshuri, paqe, pajtim dhe shpirtin e sakrificës. Kështu që, nëse ndonjë njeri portretizon Islamin si një fe e dhunshme dhe ekstreme, e mbushur me mësime për gjakderdhje, atëherë ky portretizim nuk ka asnjë lidhje me Islamin e vërtetë”.

Duke folur për rolin e Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masroor Ahmedi tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia praktikon vetëm Islamin e vërtetë dhe sinqerisht punon për të fituar pëlqimin e Zotit të Madhërishëm. Nëse ndonjë kishë apo ndonjë faltore tjetër është në nevojë për mbrojtje, do të na gjejnë duke qëndruar shpatull më shpatull me ata. Nëse ndonjë mesazh do të burojë nga xhamitë tona, do të jetë vetëm ky që Zoti është i Madhi dhe që dëshmojmë se askush dhe asgjë nuk është e denjë të adhurohet përveç Atij dhe Muhammedi (paqja qoftë mbi të) është i Dërguari i Tij”.

Shkëlqesia e tij përfundoi mesazhin e tij me lutje për paqe globale dhe duke u bërë kërkesë të gjitha palëve që të luajnë rolin e tyre përkatës për këtë kërkesë më të rëndësishëm. Ai tha:

Lutem që ne të gjithë të kuptojmë përgjegjësitë tona dhe të luamë rolin tonë për themelimin e paqes, dashurisë dhe për njohjen e Krijuesit tanë në botë. Personalisht ne i lutemi dhe vazhdimisht i përgjërohemi Zotit që ky shkatërrim i botës të evitohet. Lutem që të gjithë ne t’i shpëtojmë shkatërrimit që na pret”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp