Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia përuron xhami të re në Wolverhampton të Anglisë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia përuron xhami të re në Wolverhampton të Anglisë

xhamia

Xhemati Mysliman Ahmedia ka kënaqësi të lajmërojë që, më datën 17 mars 2012, kryetari i tij botëror, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi një xhami të re, të quajtur “Baitul Ata” (“Shtëpia e Dhuruesit”), në Wolverhampton, që është një qytet kryesor në West Midlands të Anglisë.

Xhamia-Bejtul-Ata-Angli

Pas mbërritjes në ambientet e xhamisë, shkëlqesia e tij zyrtarisht përuroi xhaminë duke hequr mbulesën e pllakës përkujtimore dhe pastaj duke bërë një lutje të heshtur në shenjë falënderimi ndaj Zotit të Madhërishëm. Pastaj, një pemë u mboll nga shkëlqesia e tij për të shënuar më tej rastin.

 

Pas faljes së namazit në xhami, shkëlqesia e tij zhvilloi një takim me ahmedianët muslimanë të atij vendi, në të cilin ai theksoi që xhamitë e ahmedianëve ndërtohen për të përhapur mësimet e vërteta e paqësore të Islamit. Ai gjithashtu bëri lutje për gjithë ata që sakrifikuan financiarisht për ta realizuar projektin e xhamisë.

Baitul-Atta-Opening3.March_Pas një takimi privat midis shkëlqesisë së tij dhe njerëzve dinjitozë të vendit, ceremonia zyrtare e përurimit të xhamisë filloi në orën 7 të mbrëmjes. Në fjalimin e tij hyrëse, një ahmedian vendas Dr. Muhammad Ashraf njoftoi që xhamia Baitul Ata më herët ka qenë një kishë, para se të kthehej në xhami nga Xhemati Musliman Ahmedia. Ai shtoi që njerëzit e të gjitha feve gjithmonë janë të mirëpritur në këtë xhami.

Këshilltar Bert Turner, Kryebashkiak i qytetit Wolverhampton, mirëpriti Hazret Mirza Masrur Ahmedin në qytetin e tij dhe tha që ai u befasua nga fakti që xhamitë e Xhematit Musliman Ahmedia u hap dyert e tyre të gjithë njerëzve, pa bërë dallim bakgraundit të tyre.

 

Pat McFadden, deputeti i Wolverhampton South East-it, tha që ai jo vetëm që është deputet i këtij vendi, por gjithashtu është një fqinj i kësaj xhamie, pasi ai jeton shumë afër saj. Ai gjithashtu tha që motoja e Xhematit Musliman Ahmedia “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, është një mësim për tërë njerëzimin.

Paul Uppal, deputet i Wolverhampton South West-it tha që të gjithë njerëzit duhet të fokusojnë tek mësimet e përbashkëta që janë në shumicë, e jo tek ndarjet midis tyre që janë shumë pak.

Xhamia-Bejtul-Ata-Angli3

Në skenë ka qenë edhe Reverend John Bernard, i cili lexoi një mesazh nga Peshkopi i Wolverhampton-it, po ashtu ka qenë edhe Elias Mattu dhe që të dytë e uruan Xhematin Musliman Ahmedia për përurimin e xhamisë.

Pjesa kulmore e kësaj mbrëmjeje ishte fjalimi kryesor i mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi. Ai shfrytëzoi rastin duke hedhur poshtë mendimin që Islami inkurajon extremizmin në ndonjë mënyrë apo formë. Ai tha:

“Të gjitha format e terrorizmit ecin kundër mësimeve reale të fesë Islame. Një musliman i vërtetë as nuk mund të imagjinojë kurrë që përdorimi i dhunës apo extremizmit mund të lejohet për të kthyer njerëzit në fenë islame dhe për të fituar pëlqimin e Zotit”.

Shkëlqesia e tij shtoi që jo vetëm që Kurani Famëlartë urdhëron çdo musliman të bëjë drejtësi në të gjitha marrëdhëniet e tij me të tjerët, por ai porosit që muslimanët për askënd nuk duhet të kenë urrejtje apo armiqësi. Pikërisht në këtë mësim bazohet motoja e Xhematit Musliman Ahmedia “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”.

Duke folur rreth qëllimeve të vërteta të ndërtimit të xhamisë, shkëlqesia e tij tha që xhamitë ndërtohen si një mjet për të sjellë njerëzit pranë Zotit të Madhërishëm dhe për t’i shërbyer njerëzimit. Ai tha që nga xhamitë e vërteta buron vetëm mëshira, falja dhe dhembshuria.

Perurimi-i-xhamise-Bejtul-Ata-Angli5

Ai tha:

“Jam i bindur që ju do të jeni dakord me mua, në qoftë se ajo që unë kam përshkruar është qëllimi i ndërtimit të një xhamie dhe ky është Islam i vërtetë, atëherë ky është një qëllim i bukur, i drejtuar nga një mësim i bukur”.

Shkëlqesia e tij përfundoi fjalimin e tij duke folur në lidhje me gjendjen e shkallëzuar të konfliktit në pjesë të ndryshme të botës. Ai tha:

“Këto ditë, shikojmë që konflikti dhe urrejtja janë përhapur në të gjitha pjesët e botës, ndaj, ka nevojë urgjente që të përhapim dashuri të ndërsjellë, dhembshuri dhe mëshirë, në mënyrë që bota të mund të shpëtojë nga shkatërrimi i tmerrshëm dhe i llahtarshëm, i cili po afrohet me shpejtësi në formën e një lufte botërore”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp