Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Betimi ndërkombëtar i anëtarësimit në Xhematin Musliman Ahmedia – 2014

Para se të merrte Bejtin (zotimin), Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, tha:

Tani do të bëjmë Bejtin inshallah ta’ala. Këtë vit, siç ju kam thënë edhe më parë, me bekimin e Zotit të Madhërishëm 555235 njerëz të sinqertë u anëtarësuan në Xhematin Musliman Aahmedia, të cilët u përkasin 110 shteteve dhe 426 kombësive të ndryshme të botës. Elhamdulillah. Këtë vit kemi një rritje afërsisht prej 14500 njerëzish në krahasim me vitin e kaluar. Do të lexoj fjalët e Bejtit në anglisht, si zakonisht, por në këtë sallë ngaqë kemi një numër të madh anëtarësh që flasin gjuhën urdu, andaj do ta përsëris Bejtin edhe në urdu. Në gjuhë të tjera përkthimet do të vijojnë njëkohësisht.

Në fund, Hazuri bëri sexhde falënderimi dhe i gjithë Xhemati, së bashku me të.