Hazret Mirza Ghulam Ahmed (as)

Hazret Mirza Ghulam Ahmedias lindi në vitin 1835 në Kadijan të Indisë. Ai ishte shumë i përkushtuar në studimin e Kuranit të Shenjtë dhe tërë kohën e tij e kalonte në adhurimin e Zotit dhe në përkushtimin ndaj Tij.

Gjatë periudhës në të cilën jetoi, Islami ishte nën shënjestër të sulmeve armiqësore nga të gjitha anët dhe muslimanët në përgjithësi ishin në rënie të skajshme shpirtërore, me një besim të dyshimtë dhe krejtësisht sipërfaqësor. Ai ndërmori një fushatë të jashtëzakonshme për t’i treguar botës fytyrën e bukur e të vërtetë të fesë Islame. Ndër përpjekjet e tij të çmuara e madhore, mund të përmendim: mbi nëntëdhjetë libra (duke përfshirë veprën e tij fenomenale “Berahin-e-Ahmedia që ndryshoi krejtësisht rendin e botës fetare), qindra ligjërata me njohuri të thella të mistikës e debate të shumta fetare, të cilat argumentonin më së miri se feja Islame është një fe e gjallë, nëpërmjet së cilës njeriu mund të lidhë kontakt me Krijuesin e tij dhe mund të komunikojë me Të.

Shumica nga nëntëdhjetë e dy veprat e tij janë shkruar në gjuhën urdu, disa janë në gjuhën arabe e disa të tjerë edhe në gjuhën perse.  Ai gjithashtu provoi se mësimet e Kuranit Famëlartë dhe Sheriati i fesë Islame janë të destinuara të ngrenë e të përsosin nivelin moral, intelektual dhe shpirtëror të njeriut. Ai deklaroi se Zoti i Madhërishëm e caktoi atë si Mesih dhe Imam Mehdi, siç ishte përmendur në profecitë e Biblës, të Kuranit Famëlartë dhe të haditheveHazret Profetit Muhammedsa.

Ai themeloi Xhematin Musliman Ahmedia dhe në vitin 1889 filloi të pranonte aderime në të. Ai ndërroi jetë më 26 maj të vitit 1908. Sipas profecive të bëra prej tij, të mbështetura nga Kurani Famëlartë dhe nga thëniet e Hazret Profetit Muhammedsa, Xhemati Musliman Ahmedia vijoi misionin e tij nën udhëheqjen e Kalifatit. Aktualisht Hazret Mirza Masrur Ahmedi është udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dhe Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuaras. Ky Xhemat sot është përhapur në më shumë se 205 vende të botës dhe përbëhet nga miliona anëtarë.

Disa nga librat e Hazret Mesihut të Premtuar të përkthyera në gjuhën shqipe: