Mjekësia Profetike - Ushqime të ndryshme për sëmundje të ndryshme
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
mjekesia profetike

Profeti Muhammed s.a.v.s. kur vizitonte të sëmurët, nganjëherë u këshillonte të përdornin ndonjë mjekim, receta të cilat janë ruajtur në hadithe të ndryshme. Do t’ju përmend disa prej tyre. Kjo tregon edhe faktin sesa shumë ai shqetësohej për të sëmurët, përpiqej për mjekimin dhe ushqimin e tyre dhe disa të sëmurë ai i mjekonte edhe vetë.

Fara e zezë

Nëna e besimtarëve, Hazret Ajshja r.a. rrëfen:

Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:

Në farën e zezë ka shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes.[1]

Pra, disave Profeti s.a.v.s. u sugjeronte të hanin ushqime të ndryshme. Kam dëgjuar që fara e zezë është shumë e dobishme për dhimbjet, dhe natyrisht, mund të jetë e dobishme edhe për shumë sëmundje të tjera, siç e ka thënë Profeti Muhammed s.a.v.s..

Mjalti

Njëherë Hazret Ebu Se’id Khudriji r.a. tha se një njeri erdhi te Profeti s.a.v.s. dhe i tha:

– Vëllai im po vuan nga dhimbje barku.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. atij i tha t’i jepte mjaltë vëllait të tij. Pastaj, ai erdhi përsëri duke u ankuar se nuk ishte qetësuar akoma. Profeti s.a.v.s. sërish i dha të njëjtën këshillë dhe sërish ai nuk u qetësua. Edhe për herë të tretë, Profeti s.a.v.s. i tha t’i jepte mjaltë. Megjithatë, ai vazhdimisht vinte me të njëjtën ankesë. Atëherë Profeti s.a.v.s. tha:

mjekesia profetike mjekesia e profetitAllahu e tha të vërtetën dhe gënjeu barku i vëllait tënd.[2]

Nuk dihet se në çfarë forme e hante mjaltin vëllai i rrëfimtarit. Sidoqoftë, ai më në fund pikërisht me mjaltin u shërua. Në fakt, mjalti ka lloje të ndryshme dhe për sëmundje të ndryshme përdoren mjaltëra të ndryshme.

Fiqtë

Një tjetër recetë mjekësore përmendet në këtë formë:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

Hani fiq sepse ajo është një frutë shumë e dobishme. Nëse doja të thosha se ka zbritur një frutë prej xhenetit, do t’ju thosha se fiku është fruta e ardhur nga xheneti që nuk ka farë. Prandaj, hajeni këtë sepse ajo largon sëmundjen e zorrës së trashë dhe është e dobishme edhe për cermen.[3]

Pra, fiku u bën mirë atyre që kanë problemin e cermes.

Rrushi i thatë

Një recetë tjetër nga mjekësia profetike është ajo me rrush të thatë, që largon hidhërimin e shijes, largon gëlbazën, forcon sistemin nervor, largon pafuqinë, përmirëson edhe moralin, forcon zemrën dhe largon brengën.[4]

Edhe këtë shumë njerëz e kanë prvouar. Disa e kanë provuar rrushin e thatë me lëngun e trëndafilit. Shumë prej tyre i kishin të bllokuara venat e zemrës dhe mjekët u kishin sugjeruar për operim, por me bekimin e Zotit, venat iu liruan. Shumë njerëz më kanë thënë vet këtë përvojë të tyre.

Ulliri

Profeti Muhammed s.a.v.s. tha: Hani ullinj dhe bëni masazh me vajin e ullirit, pasi ai ka shërimin për lebrozën dhe për shtatëdhjetë sëmundje të tjera.[5]

Ëmbëlsira prej mjalti dhe mielli

Për të sëmurët dhe për ata që binin në melankoli, Hazret Ajshja r.a. këshillonte t’u jepnin për të pirë supën prej mjalti dhe mielli dhe thoshte se: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. se kjo ëmbëlsirë të forcon zemrën dhe të largon deri diku edhe brengën.[6]

Hurma

Për hurmën arabe Profeti Muhammed s.a.v.s. tha: Ajo largon kolitin.[7]

Qumësht lope

Profeti Muhammed s.a.v.s. tha:

Pini qumësht lope, pasi në të dhe në gjalpin e tij dhe në dhjamin e lopës ka shërim dhe shmangni mishin e saj, pasi ai ka një lloj sëmundjeje.[8]

Tanimë, kjo është e vërtetuar se ata që hanë shumë mish lope, marrin sëmundje të ndryshme. Për shembull, ata që kanë acidin urik, ose që kanë problemin e cermes, mjeku ua ndalon konsumin i mishit të lopës. Përveç tyre, ka edhe sëmundje të tjera. Por mundet që kjo këshillë të jetë për persona të veçantë për sëmundje të tyre të veçanta, dhe ata njerëz konsumonin shumë mishin e lopës. Mjeku nuk këshillon mishin e lopës edhe për ata që kanë tensionin e gjakut dhe probleme të zemrës. Kështu që, Profeti Muhammed s.a.v.s. këto gjëra i tha një mijë e katërqind vjet përpara, të cilat sot njerëzit po i zbulojnë duke bërë studime shkencore.

… Ka edhe shumë receta të tjera që Profeti Muhammed s.a.v.s. i përdorte dhe ua këshillonte edhe të tjerëve, të cilat, për shkak të kohës, nuk po i përmend këtu. Ju solla këtë temë për të treguar sesa shumë ai i donte njerëzit, sa dashamirës ai ishte ndaj tyre. Zemra e tij gjithmonë shqetësohej për të mirën e njerëzve dhe për këtë arsye, ai përpiqej në çdo mënyrë për t’u sjellë dobi njerëzve, pra krijesave të Zotit.

Mijëra e mijëra selame prej Allahut të Madhërishëm qofshin mbi këtë Profet fisnik s.a.v.s.! Zoti na bëftë të ndjekim modelin e tij, të zbatojmë këshillat e tij dhe të arrijmë t’u shërbejmë njerëzve, krijesave të Zotit të Madhërishëm!

(Marrë nga: Hutbja e së xhumasë e tij, e mbajtur më 15 prill 2005;
“Khutbaat-e-Masroor”, vëll. 3, f. 246 –  248)


[1] Sahih Buhari, Kitabut-tib, bab el-habbetus-sauda’a.
[2] Sahih Buhari, Kitabut-tib, bab ed-davau bil-‘esli ve keulil-lahi te’ala  “fihi shifaun lin-nas”.
[3] Kenzul-‘umal, Kitabut-tib, el-babul-evvel, el-feslul-evvel, et-tin minel-ekmal, nr. i hadithit 28280.
[4] Kenzul-‘umal, Kitabut-tib, el-babul-evvel, el-feslul-evvel, ez-zebib, nr. i hadithit 28265.
[5] Kenzul-‘umal, Kitabut-tib, el-babul-evvel, el-feslul-evvel, eshjaun muteferrikeh, nr. i hadithit 28299.
[6] Sahih Buhari, Kitabut-tib, bab et-telbineh lil-merid.
[7] Kenzul-‘umal, Kitabut-tib, el-babul-evvel, el-feslul-evvel, et-temer, nr. i hadithit 28195.
[8] Kenzul-‘umal, Kitabut-tib, el-babul-evvel, el-feslul-evvel, el-leben, nr. i hadithit 28210.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp