Hazret Ebu Hurejre r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha Selman Farsiut r.a.: Dua që të të mësoj një lutje, të cilën ta bësh ditë e natë me përkushtim të veçantë ndaj Zotit të Gjithëmëshirshëm. Ajo lutje është:
O Allah! Të kërkoj shëndetin në besim; besimin me virtyte të bukura, suksesin pas suksesit, mëshirën prej Teje dhe qetësinë; faljen prej Teje dhe pëlqimin.[1]
[1]. El-Hakim en-Nisaburi, “El-Mustedrek ‘ala es-sahihajn”, vëll. 1, shtëpia botuese “El-kutub el-‘ilmijje”, Bejrut, 1422 h./ 2002, kitab “Ed-du‘a vet-tekbir vet-tehlil vet-tesbih vedh-dhikr”, hadithi nr. 1919, fq. 704.