
Në vitin 1906, kur Mesihu i Premtuar a.s. qe i sëmurë, iu shpall kjo lutje:
Më shëro dhe më mëshiro! (“Tadhkirah” f. 611)
Më 27 janar 1905, Mesihut të Premtuar a.s. iu ënjt faqja e djathtë, duke i shkaktuar shumë dhimbje. Pasi bëri lutje, iu shpallën fjalët e mëposhtme, me të cilat kur e fryu, gjeti shërim të shpejtë. (“Tadhkirah” f. 525.)
Me emrin e Allahut të Mjaftueshëm! Me emrin e Allahut Shërues! Me emrin e Allahut Falës, Mëshirëbërës! Me emrin e Allahut Favorbërës, Bujar! O Mbrojtës! O i Plotfuqishëm! O Shok! O Mik! Shëromë!
(Në rast se i sëmuri është dikush tjetër, mund të luteni “Shëroje”.)
Gjatë kohës kur kishte rënë një epidemi, Zoti i Madhërishëm i tregoi Mesihut të Premtuar a.s. se duhet të përmendte sa më shpesh këta emra të Tij:
“Ja Hafiz! Ja Aziz! Ja Refik!”
O Mbrojtës! O i Plotfuqishëm! O Shok!
Mesihu i Premtuar a.s. tha: “Refik (d.m.th. shok) është një prej atyre emrave të Zotit të Madhërishëm, që nuk ka qenë i njohur më parë. (Gazeta “Al-Badr”, vëll. 2, nr. 35, data 18 shtator 1903; “Tadhkirah” f. 485)