
Duaja për pagjumësinë
Hazret Burejdah r.a. tregon se Hazret Halid Ibni Velidi r.a. i ishte ankuar të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. për pagjumësinë dhe Profeti s.a.v.s. i kishte mësuar këtë lutje, që ai ta bënte gjatë natës:
O Allah! O Zoti i shtatë qiejve dhe i gjithçkaje që qëndron nën hijen e tyre! O Zoti i Tokave dhe i gjithçkaje që mbajnë ato! O Zoti i djajve dhe i gjithçkaje që e devijojnë! Bëhu strehë për mua nga sherri i të gjitha krijesave të Tua, që askush të mos më cenojë mua e që askush të mos rebelohet me mua. Streha Jote është fisnike. Lavdia Jote është madhështore dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje! (Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 91)
Duaja kur trembesh në ëndërr
Hazret Abdullah Ibni Amri tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Nëse dikush trembet në gjumë, le të bëjë këtë lutje. Asgjë nuk do t’i bëjë dëm atij. Hazret Abdullahu r.a. ua mësonte fëmijëve të tij këtë lutje. Po ashtu edhe Malik Ibni Enesi r.a. rrëfen se Halid Ibni Uelidi r.a. trembej në gjumë dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia kishte mësuar këtë lutje:
Kërkoj mbrojtjen e fjalëve të përsosura të Allahut nga zemërimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij dhe nga nxitjet e djajve dhe nga prania e tyre. (Muata Imam Malik, Kitabul-xhami’, bab ma ju’maru minet-tehexhud)