Lutje për të shpëtuar nga zemërimi i Zotit gjatë vetëtimës
Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se kur bubullinte dhe vetëtinte, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje:
O Allah! Mos na vrit me zemërimin Tënd! Mos na shkatërro me ndëshkimin Tënd dhe na shpëto përpara se të ndodhë diçka e tillë.[1]
Lutje për t’u mbrojtur nga shtrëngata
Hazret Ajshja r.a. tregon se kur shpërthente shtrëngata, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje:
O Allah! Të kërkoj të mirën e saj, të mirën që gjendet në të, të mirën që sjell ajo dhe më mbro nga e keqja e saj, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja që sjell ajo.[2]
Lutje për t’u mbrojtur nga përmbytjet
Hazret Enes Ibni Maliku r.a. tregon: “Me lutjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. kur ra shi vazhdimisht për një javë, ditën e premte, dikush i kërkoi të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. të lutej që shiu të ndalej. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. bëri lutjen që vijon dhe shiu pushoi menjëherë”:
O Allah! Rreth e përqark nesh e jo mbi ne! O Allah! Mbi kodrat, malet, luginat dhe pyjet![3]
[1]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha asma’ar-ra’d.
[2]. Muslimi, Kitabul-istiska, bab tavudh enda ru’jetir-rih.
[3]. Buhariu, Kitabul-istiska, bab ma istiska fil-masxhidil-xhami.