Lutje për të kërkuar shi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje per te kerkuar shi

Gjatë thatësirës, një ditë të premte, kur dikush i kishte kërkuar të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. të lutej për shi, ai bëri lutjen që është në vijim. Menjëherë pas lutjes së tij filloi të binte shi, që vijoi pa pushim deri të premten tjetër, derisa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bëri lutje që shiu të pushonte.

lutje per shi(1) O Allah! Na jep ujë! O Allah! Na jep ujë! O Allah! Na jep ujë!
(2) O Allah! Na dërgo re! O Allah! Na dërgo re! O Allah! Na dërgo re![1]

Namazi për të kërkuar shi (Salatul-istiska)

Hazret Abad Ibni Temimi r.a. transmeton nga xhaxhai i tij, i cili thotë: Gjatë një thatësire, për namazin për të kërkuar shi, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. doli në fushë dhe udhëhoqi dy rekate namaz, në të cilin recitoi me zë të lartë suren El-Fatiha dhe pastaj një pjesë të Kuranit Famëlartë. Pas namazit, ktheu çarçafin e tij, duke qëndruar në drejtim të Qabes, ngriti duart dhe u lut për shi. Për këtë ndodhi na janë përcjellë lutjet e tij të mëposhtme:

namazi per shiO Allah! Na jep ujë duke dërguar re shi-lëshuese, që sjellin mbarësi, që na largojnë frikën; dobiprurëse, jo dëmsjellëse, të shpejtuara e jo të vonuara! O Allah, jepu ujë robërve të Tu, kafshëve të Tua, përhape mëshirën Tënde dhe gjallëroje qytetin Tënd të vdekur. O Allah, jepna ujë! O Allah, jepna ujë! O Allah, jepna ujë![2]


[1]. Buhariu, Kitabul-istiska, bab el-istiska fi khutbatil-xhuma.
[2]. Ebu Daud, Kitabul-istiska, bab raf’a jadejn.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp