Lutje për të shpëtuar nga ankthi

Njeriu bëhet pre e ankthit nga shkaqe të ndryshme. Nëse shikon se gjendja e tij nuk përmirësohet, përveçse t’i lutet Zotit të Madhërishëm për shërimin, ai duhet të marrë edhe ndihmë mjekësore. Për më shumë rreth ankthit dhe depresionit lexoni:
- Cilat janë shenjat e depresionit dhe si mund të trajtohet ai?
- Çfarë është ankthi? Cilat janë simptomat e tij? Si kurohet ankthi?
- Shëndeti mendor dhe qetësia shpirtërore
Para se të flini, bëni këto lutje të paktën tri herë. Po kështu, edhe gjatë ditës, bëjini sërish tri herë.
Surja El-Fatiha
Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
Elhamdu lil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
Err-Rrahmānirr-Rrahīm
Māliki jeumiddīn
Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
Ihdinas-sirātal-mustekīm
Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim gajril-magdūbi ‘alejhim ve leddāl-līn. (Āmīn!)
Përkthimi i sures El-Fatiha
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Lavdia është e Allahut, e Zotit të botëve;
e të Gjithëmëshirshmit, e Mëshirëbërësit;
e Sunduesit të ditës së gjykimit.
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Na udhëzo në rrugën e drejtë.
Në rrugën e atyre që i bekove, që nuk tërhoqën zemërim dhe që nuk devijuan. (Amin)
Salavatet
O Zot! Lartësoje Muhammedin dhe popullin e tij, ashtu siç e lartësove Ibrahimin dhe popullin e tij! Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Nderuar!
O Zot! Bekoje Muhammedin dhe popullin e tij, ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe popullin e tij! Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Nderuar!”
Lutje
O Allah! Më mbro nga të këqijat e veseve, të veprave dhe të dëshirave!
Lutje
O Zoti im! Çdo gjë është shërbëtore Jotja. Andaj, më mbro, më ndihmo dhe më mëshiro! (Amin!)