Lutje për të pasur druajtjen, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për të pasur takvanë dhe dëlirësinë

Hazret Zejd Ibni Erkami r.a. ka rrëfyer këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

takva

All-llāhumme āti nefsī takvāhā, ve zekkihā ente khajru men zekkāhā velijjuhā ve meulāhā.

O Allah! Dhuroji druajtjen nefsit tim dhe pastroje atë. Ti je më i miri që mund ta pastrosh atë. Ti je Mbrojtësi dhe Pronari i tij.[1]

Lutje për të pasur druajtjen dhe vetëmjaftueshmërinë

Hazret Abdullahu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shpesh bënte këtë lutje:

takva

All-llāhumme innī es’elukel-hudā vet-tukā vel-‘āfāfe vel-ginā.

O Allah! Të kërkoj udhëzimin, druajtjen, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë.[2]

Lutje për t’u bërë njeri i përshpirtshëm

Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje:

takva

All-llāhumme-xh‘alnī minel-ledhīne idha ahsenū istebsherū ve idha esāū istagferū.

O Allah! Më bëj ndër ata që kur veprojnë mirë, gëzohen dhe kur veprojnë keq, kërkojnë falje.[3]

Lutje për të pasur dëlirësinë

Të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. njëherë iu shfaq Zoti me fytyrë tejet të bukur dhe e porositi të bënte këtë lutje:

takva

All-llāhumme innī es’eluke fi’lel-khajrāti, ve terkel-munkerāti, ve hubbel-mesākīni, ve idhā eredte fitnete kaumin fakbidnī ilejke gajre meftūnin.

O Allah! Të kërkoj mundësinë për të bërë të mirat, për të hequr dorë nga të ndaluarat dhe dashurinë ndaj të varfërve. Dhe kur Ti vendos të futësh popullin në trazira, ma merr shpirtin drejt Vetes përpara se të vijë trazira.[4]


[1] Sunen en-Nesāī, kitāb: “El-Isti‘ādheh”, bāb: “El-Isti‘ādhetu minel-‘axhzi”, hadithi nr. 5458.
[2] Sahīh Muslim, kitāb: “Edh-Dhikr ved-du‘ā vet-teube vel-istigfār”, bāb: “Et-te‘avvudhu min sherr-rri mā ‘amile ve min sherr-rri mā lem ja’mel”, hadithi nr. 6904.
[3] Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi XLI, botues: “Muessesetur-Risāle”, Bejrut 1421 h. / 2001, f. 446, hadithi nr. 24980.
[4] Xhāmi‘u et-Tirmidhī, kitāb: “Et-Tefsīrul-Kurān”, bāb: “Ve min sūretu Sād”, hadithi nr. 3233.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp