Kur isha i trishtuar, Ti më solle lumturi dhe kur zemra ime ndjeu ankth, Ti më solle gëzim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kur isha i trishtuar, Ti më solle lumturi dhe kur zemra ime ndjeu ankth, Ti më solle gëzim

Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a.
sexhde sexhdja namazi

Në numrin e shtatorit 1909 të revistës “Tash-heez-ul-Azhan”, Hazret Mirza Beshiruddin Mahmud Ahmedi r.a. shkroi një lutje të dhënë në këtë artikull, të cilën ai e kishte shkruar në moshën 19-vjeçare gjatë muajit Ramazan më 1908.

Fjalët e Huzurit r.a. para se të fillonte lutjen

Zemra ime ndjen dhimbje për ju, e cila është mjaft e madhe, njohurinë e së cilës, përveç Zotit, askush nuk e ka. Ndihem i detyruar t’ju thërras në rrugën që është më e mira për ju dhe në rrugët e drejtësisë.

Entuziazmi i këtyre ndjenjave të përzemërta u dyfishua kur po kërkoja një artikull për “Tash-heez-ul-Azhan” mbi tryezën time dhe gjeta një copë letër që përmbante një lutje që kisha shkruar gjatë Ramazanit të kaluar. Duke lexuar këtë lutje, u ndjeva i detyruar ta ndaja me miqtë pasi nuk ka asnjë mënyrë të njohjes se lutja e kujt do të pranohet dhe në ç’kohë mirësia dhe bekimet e Zotit do të zbresin në Xhematin tonë në një mënyrë unike.

Duke shprehur ndjenjat e mia të përzemërta, dëshiroj ta paraqes atë lutje këtu në mënyrë që, ndonjë fatlum të mund të motivohet e të angazhohet në lutje ndaj Zotit për vetveten dhe për Xhematin Musliman Ahmedia, sepse kjo është arsyeja aktuale që po e shkruaj këtë lutje këtu. Lutja është si më poshtë:

Lutja e plotë

“O Sunduesi im, o Zoti im i Plotfuqishëm, o i Dashuri im, o Udhëzuesi im dhe o Udhëheqësi im; O Krijues i Qiejve dhe i Tokës; O Ti që kontrollon erërat dhe baticat; O Ti që dërgove mijëra udhëzues dhe mijëra udhëheqës për udhëzimin e njerëzimit – nga Ademi te Isai; O i Madhërishëm dhe i Lartësuar që caktove Profetin e madh; O i Mëshirshëm që nxore Mesihun nga mesi i shërbëtorëve të Profetit të Shenjtë; O Krijues i dritës [shpirtërore] dhe Zhdukës i errësirës [shpirtërore], unë bie në sexhde para Teje – po, vetëm para Teje ky shërbëtor i padenjë dhe i përulur bie në sexhde; të lutem dëgjoje thirrjen time dhe pranoje, sepse vetëm premtimet e Tua më kanë dhënë kurajo që të lutem.”

“Unë isha hiçgjë dhe Ti më ke krijuar; Unë nuk ekzistoja dhe Ti më ke dhënë ekzistencë. Ti krijove katër elementët për jetesën time; Ti krijove njerëz që të kujdesen për mua. Kur isha i paaftë që të shprehja dëshirat dhe nevojat e mia, Ti caktuat njerëz që shqetësoheshin për mua. Më pas Ti më ushqeve dhe më rrite. O i Dashuri im – po, Ti, o i Dashuri im – Ti e caktove Ademin të jetë babai im dhe Havën të jetë nëna ime. Nga shërbëtorët e Tu, Ti caktove një shërbëtor i cili shihet me nderim midis njerëzve, në mënyrë që ai të mund të ndërmjetësojë në emrin tim dhe të kërkojë mëshirën Tënde për mua – një person i padenjë.”

Kalifi i dytë

“Unë isha mëkatar, megjithatë Ti i fshehe mëkatet e mia; Unë kisha të meta, por Ti i fale ato. Ti qëndrove me mua në çdo kohë të mundimshme dhe të vështirë. Sa herë që u sprovova, Ti më ndihmove, dhe sa herë që filloja të gaboja, ti më kapje dorën. Pavarësisht nga telashet që kam shkaktuar, Ti gjithmonë ke anashkaluar veprime të tilla, dhe pavarësisht qëndrimit tim larg, Ti erdhe më afër meje.”

“Të kisha harruar, por Ti më kujtoje. Në rastet kur prindërit, të dashurit, të afërmit dhe miqtë nuk ishin në gjendje të më ndihmonin, Ti shtrive dorën Tënde të fuqishme dhe më ndihmove. Kur isha i trishtuar, Ti më solle lumturi dhe kur zemra ime ndjeu ankth, Ti më solle gëzim. Kur kam qarë, ti më ke bërë të qesh. Mund të ketë nga ata që përpëliten kur ndahen nga të dashurit e tyre, por [i Dashuri im], Ti më ke treguar mbështetjen Tënde.”

“Ti më ke bërë premtime dhe i ke përmbushur ato; asnjëherë nuk ka ndodhur që të dështosh në përmbushjen e premtimeve të Tua. Edhe unë të kam dhënë premtime, por i kam shkelur; megjithatë, nuk më ke dhënë ndonjë vërejtje. Nuk njoh njeri më mëkatar se unë dhe gjithashtu nuk di ndonjë rast kur Ti të kesh qenë më i mëshirshëm ndaj ndonjë mëkatari sesa që u tregove ndaj meje. Një qenie më e mëshirshme sesa Ti as që mund të imagjinohet! Kur t’u nënshtrova Ty dhe rashë në sexhde me përulësinë më të madhe, Ti ma dëgjove thirrjen dhe ma pranove atë. Nuk di ndonjë rast kur Ti iu shmange thirrjes sime të përzemërt.”

“Prandaj, o Zot, me përulësinë më të madhe dhe përkushtimin më të plotë, bëj sexhde dhe përkulem para Teje dhe të lutem: Pranoje lutjen time dhe dëgjoje thirrjen time. O Zot i Dëlirë, kombi im është duke vdekur; ruaji ata nga shkatërrimi. Nëse ata e quajnë veten ahmedianë, atëherë çfarë marrëdhënie kam unë me ta, përderisa zemrat e tyre nuk pastrohen dhe nuk janë të mbrujtura me dashurinë Tënde. [Nëse jo për këtë rast] atëherë çfarë marrëdhënie kam me ta?”

“O Zoti im, vepro me atributet e Tua të mirësisë dhe të mëshirës dhe pastroji ata. Mbjell te ta një pasion dhe zell si ai i sahabëve (Zoti qoftë i kënaqur me ta). Qofshin të qetësuar për hir të besimit Tënd! Le të flasin më shumë veprat e tyre dhe të jenë më të pastra se fjalët e tyre. Le të sakrifikojnë vetveten për hirin Tënd dhe për hir të Profetit Fisnik Muhammed. Le të përmbushen lutjet e Mesihut në favor të tyre; le të bëhen mësimet e tij të pastra dhe të vërteta mënyra e tyre e jetës.”

“O Zoti im i dashur, shpëto popullin tim nga të gjitha sprovat dhe vuajtjet; mbroji ata nga çdo lloj vështirësie. Krijo njerëz fisnikë dhe frymëzues në mesin e tyre! Le të bëhen ata një komb që Ti e zgjidhni si Tëndin dhe le të bëhen një grup të cilin Ti  … e zgjidhni për veten Tënde. Qofshin të mbrojtur nga sulmet e djallit dhe engjëjt vazhdofshin të zbresin mbi ta. Bekoje këtë grup në botë dhe në besim! Bekoji ata! Bekoji ata! Ashtu u bëftë! Amin!”

“Pas kësaj, o Zot i botëve, lutem për vëllezërit e mi, nënën time, motrat e mia, miqtë e mi …, lutem me shumë zell dhe me përulësi që në këtë botë dhe tjetrën, na beko, na dëlirëso, na pastro dhe na veço, na bëj prej atyre që përhapin udhëzime dhe që janë shërbëtorë të Islamit, na beko me shëndet të mirë dhe moshë të mirë; na mundëso të vdesim në Islam [duke qenë musliman të kompletuar]; qofsh i kënaqur me ne gjatë kalimit tonë në amshim dhe pakënaqësia Jote mos na i shoqëroftë jetët tona.”

“Pas kësaj, dëshiroj të lutem për Kalifin e kohës: O Zoti im, shtoja diturinë dhe urtësinë e tij, begatoja përpjekjet e tij dhe mbroje atë nga çdo ankth dhe dhimbje. Bekoja projektet dhe planet e tij dhe shpie drejt shtigjeve të Islamit.”

Në fund, dëshiroj të tërheq vëmendjen e miqve tanë për mosshpërdorimin e kësaj mundësie. Përgjërohuni para Zotit tuaj natën dhe jepni lëmoshë gjatë ditës. Kjo është një vepër aq e dobishme saqë nëse një grup nga mesi juaj e praktikon atë, më pas vetë Zoti u premton fitore sipas asaj që thotë në fjalën e Tij të shenjtë. A ka ndonjë fatkeq që nuk ka besim në premtimet e Zotit?

Zoti vendostë unitet midis nesh dhe na mundësoftë që të kryejmë vepra të mira dhe lutje. U zhdukshin ditët e errësirës dhe ndrittë drita e Islamit që ndriçon botën. Amin, o Zot i botëve!

Me përulësi,

Mirza Mahmud Ahmedi

LEXONI:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp