A lejohet surrogacia? A lejon feja Islame lindjen e fëmijës nga një nënë surrogate?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A lejohet surrogacia? A lejon feja Islame lindjen e fëmijës nga një nënë surrogate?

Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.
surrogacia lindja e femijes nene surrogate

(Transkript i përkthyer në shqip nga një sesion pyetje-përgjigjesh, i zhvilluar më 8 dhjetor 1996, me Hazret Mirza Tahir Ahmedin, r.a., Kalif i Katërt i Xhematit Musliman Ahmedia)

Pyetësi:

A lejohet surrogacia? A lejon feja Islame lindjen e fëmijës nga një nënë surrogate? Ditët e fundit pamë lajmin se një nënë lindi fëmijë për vajzën e vet.

Përgjigjja:

Islami ka vendosur ligje të qarta për vijimësinë e rregullt të rracës njerëzore, siç e bën çdo fe tjetër e pastër në botë. Qëllimi primar i këtyre ligjeve është të sigurohen fëmijët dhe e ardhmja e tyre që lindin nga bashkëshortë të caktuar dhe që fëmija i dikujt tjetër, në aspektin biologjik, të mos përzihet, në fëmijët që lindin nga ky çift. Jo vetëm Islami, çdo fe në botë parandalon mundësinë e paligjshmërisë së fëmijës dhe për këtë u jep edhe mësime njerëzve.

Çfarë është një nënë surrogate?

Ajo që quani nënë surrogate, quani si të doni, praktikisht, bën fëmijë për një burrë, me të cilin ajo nuk është e martuar. Pra, duke transferuar spermatozoidin e një burri nëpërmjet shkencës në mitrën e një gruaje me të cilën ai nuk është i martuar, do të zvetënoni koceptimin e kurorëzimit në shoqëri.

Rasti që ju po tregoni është akoma më i rëndë. Pra, vjehrra u shndërrua në “gruan” e dhëndrrit, për t’i lindur fëmijë vajzës së saj.

E di që në këtë proces nuk është e domosdoshme që sperma të çiftëzohet me vezën e nënës surrogate, dhe shkencëtarët marrin vezën e nënës së parë dhe, pas fertilimit të saj, e kalojnë në mitrën e nënës surrogate, për të vijuar në fazat e tjera të shtatzanisë dhe të lindjes.

Por shkencëtarët e kësaj fushe gjithashtu pohojnë se fëmija i tillë më shumë tipare merr jo nga veza e fertiluar, por nga nëna surrogate gjatë procesit të zhvillimit të tij në mitër, duke u ushqyer prej saj dhe duke u formuar i gjithi në mitrën e saj.

Prandaj, është gabim të thuash se fëmija i tillë i përket nënës dhuruese të vezës. Ai i përket më shumë nënës që ka lindur atë, sesa asaj të pares. Përveç kësaj, edhe lidhja emocionale me fëmijën do të ketë më shumë ajo që ka lindur, sesa ajo që ka dhënë vezën. Disa nëna surrogate në Amerikë shkuan deri në gjykatë për të rimarrë fëmijët e tyre, duke thënë se u kanë dhënë paratë në emër të surrogacisë, por ato nuk u interesojnë dhe u interesojnë vetëm fëmijët që ato kanë lindur.

Pra, praktikisht në këtë proces po anashkalohen, ose bëhen bypass, ligjet e lindjes së fëmijës, të rritjes së tij, me fjalë të tjera, të mbrojtjes së jetës njerëzore. Një metodë që nuk i merr parasysh këto ligje, kurrsesi nuk është e lejuar, madje ajo është e dëmshme edhe në aspektin njerëzor.

Rastet e nënave surrogate që unë kam studiuar, tregojnë bindshëm se fëmija i lindur ka më shumë kontakt biologjik dhe shpirtëror me nënën surrogate dhe anasjelltas, sesa me atë së cilës i është marrë veza. Kurse kjo e fundit ka bërë vetëm dhurimin e vezës dhe asgjë më shumë. Prandaj, një gjë e tillë nuk është e lejuar.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp