Lutje në mbështetje të Kalifëve dhe udhëheqësve të umetit

(1) Hazret Aliu r.a. rrëfen këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në mbështetje të kalifëve që do të vinin pas tij:
All-llāhumme erham khulefāī, el-ledhīne je’tūne min ba’dī, el-ledhīne jervūne ehādīthī ve sunnetī ve ju‘al-limūnehan-nās.
O Allah! Mëshiroji kalifët (zëvendësit) e mi që do të vijnë pas meje, që do t’ua tregojnë e do t’ua mësojnë njerëzve fjalët dhe praktikën time.[1]
(2) Hazret Ajshja r.a. rrëfen këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në mbështetje të udhëheqësve të sinqertë të umetit:
All-llāhumme men velije min emri ummetī shej’en feshekka ‘alejhim feshkuk ‘alejhi, ve men velije min emri ummetī shej’en ferefika bihim ferfuk bihi.
O Allah! Ai që bëhet udhëheqës në ndonjë çështje të umetit tim dhe i shtrëngon muslimanët, edhe Ti shtrëngoje atë dhe ai që bëhet udhëheqës në ndonjë çështje të umetit tim dhe tregohet i butë ndaj tyre, edhe Ti tregohu i butë ndaj tij.[2]
Referencat
[1] Xhelāluddīn es-Sujūtī, “El-Xhāmi‘us-Sagīr”, kapitulli: “Harful-Hemzeh”, hadithi nr. 1544.
[2] Sahīh Muslim, kitāb: “El-imāreh”, bāb: “Fadīletul-imāmil-‘ādil…”, hadithi nr. 4722.