Lutje përgjëruese e Profetit Muhammed s.a.v.s. gjatë udhëtimit për në Taif

Hazret Abdullah Ibni Xhaferi r.a. tregon se pas vdekjes së Ebu Talibit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shkoi te banorët e Taifit për t’u bërë thirrje drejt Islamit, të cilën ata nuk e pranuan. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. qëndroi nën hijen e një peme, fali dy rekate namaz dhe iu lut Zotit të Madhërishëm me shumë përgjërim:
O Allah! Ty të ankohem për dobësinë time, për dobësinë e planeve të mia dhe për shpërfilljen e njerëzve ndaj meje. O më i Mëshirshmi nga të gjithë mëshiruesit! Te kush do të më lësh mua? Te ndonjë armik, që më shkatërron tërësisht, apo te ndonjë i afërm që më pushton në çdo çështje?
Nëse nuk je zemëruar me mua, nuk shqetësohem fare. Mëshira Jote është më e shtrenjta për mua. Kërkoj mbrojtjen e dritës së fytyrës Sate bujare, që ndriçoi qiejt dhe Tokën, që largoi errësirat dhe rregulloi çështjen e botës dhe të ahiretit, të mos më përfshijë zemërimi Yt, të mos bjerë mbi mua pakënaqësia Jote. Bëje atë që dëshiron. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër përveç Teje.[1]
Referenca
[1] Et-Taberānī, “Kitābud-du‘ā”, vëllimi V, kapitulli: “Ed-du‘āu ‘indel-kerbi vesh-shedāid”, shtëpia botuese: “El-Besāirul-islamijje”, Bejrut 1407 h. / 1987, hadithi nr. 1036, fq. 1280.
LEXONI:
- Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
- Lutje nga Kurani për të hipur në mjetin e udhëtimit
- Lutje nga Profeti Muhammed s.a.v.s. gjatë udhëtimit
Lutje për umetin për udhëtimet në mëngjes
Hazret Sahrul Gamidi r.a. tregon këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:
All-llāhumme bārik li-ummetī fī bukūrihā.
O Allah! Bekoje umetin tim në udhëtimet e tij të mëngjeseve.[1]
Referenca
[1] Sunen Ebī Dāvud, kitāb: “El-Xhihād”, bāb: “Fil-ibtikeri fis-seferi”, hadithi nr. 2606.