Lutje për të shpëtuar nga vështirësitë

Hazret Sa’ad Ibni Vekasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Çdo musliman që bën lutjen që ka bërë Hazret Junusi a.s. kur ishte në barkun e peshkut, do t’i pranohet. Në rrëfim thuhet, gjithashtu, se në Kuranin Famëlartë, pas kësaj lutjeje, ngaqë përmendet edhe premtimi “Në këtë mënyrë Ne i shpëtojmë besimtarët”, cilido besimtar që e bën këtë lutje, pasi pranon fajin e vet, do t’i pranohet.[1] Lutja e Hazret Junusit vijon:
لَّاۤ اِلٰہَ اِلَّاۤ اَنۡتَ سُبۡحٰنَکَ ٭ۖ اِنِّیۡ کُنۡتُ مِنَ الظّٰلِمِیۡنَ
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Teje. Ti je i Shenjtë. Unë kam qenë i padrejtë.[2]
[1]. Tefsir Kurtubi, pj. 11, f. 334.
[2]. Kurani Famëlartë 21:88.