Lutje për të shpëtuar nga ndëshkimi i xhehenemit

Duke përmendur vetitë e robërve të të Gjithëmëshirshmit, Allahu i Madhërishëm thotë se ata kalojnë netët duke bërë sexhde, duke qëndruar para Zotit, duke e adhuruar Atë dhe duke u lutur që Ai t’i shpëtojë nga ndëshkimi i xhehenemit:[1]
رَبَّنَا اصۡرِفۡ عَنَّا عَذَابَ جَہَنَّمَ ٭ۖ اِنَّ عَذَابَہَا کَانَ غَرَامًا
O Zoti ynë! Largo prej nesh ndëshkimin e xhehenemit. Ndëshkimi i tij përnjëmend është “ngjitës”.[2]
[1]. Kurani Famëlartë 25:64-65.
[2]. Kurani Famëlartë 25:66.