
Më 16 maj të vitit 1902, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. i shkroi një letër Maulvi Nezir Husejn Sakhaut të Delhit duke iu përgjigjur letrës së tij dhe duke i treguar metodën për të pasur përqendrim në namaz. Ai i tha:
Lutuni vazhdimisht në namaz për veten dhe mos u gëzoni nga namazi i pavëmendshëm dhe sipërfaqësor, madje, sa të keni mundësi, përpiquni ta falni me përqendrim. Nëse nuk përqendroheni dot, bëni këtë lutje në namaz, kur ngriheni pas çdo rekati, në të gjitha faljet e pesë vakteve:
O Zot i Madhërishëm, i Plotfuqishëm dhe i Gjithëpushtetshëm! Jam mëkatar dhe helmi i mëkatit kaq shumë më ka ndikuar në zemër, mish dhe gjak, saqë nuk gjej dot emocion dhe përqendrim në namaz. Ti Vetë me bekimin dhe mëshirën Tënde m’i fal mëkatet, gjynahet dhe më zbut zemrën dhe vendos në të madhështinë Tënde, frikën Tënde dhe dashurinë Tënde, në mënyrë që të më hiqet ngurtësia e saj dhe unë të gjej përqendrim në namaz![1]
[1]. “Fatava Mesih Maud”, f. 37.