Ngashërim e përgjërim: Çfarë duhet të dini për lutjen
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Ngashërim e përgjërim: Çfarë duhet të dini për lutjen

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Më 5 prill 2024, Hazret Mirza Masrur Ahmedi (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) mbajti hutben e së xhumasë mbi rëndësinë e ndjenjave të ngashërimit dhe mallëngjimit në lutje. Ai recitoi teshehudin dhe el-Fatihanë dhe pastaj recitoi këtë ajet:

                أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ

Ose, kush është ai që i përgjigjet lutjes së hallexhiut, kur ai i lutet Atij dhe ia largon (edhe) shqetësimin, dhe ju bën pasardhës të tokës?! A ka ndonjë të adhurueshëm tjetër përveç Allahut?! Sa pak reflektoni![1]

Allahu i Plotfuqishëm thotë se Ai ua pranon lutjet atyre që kanë rënë në hall the madh, dhe janë në gjendje të vështirë, e s’po gjejnë ndonjë rrugëdajle. Xhumanë e kaluar, kisha trajtuar temën e lutjes, nën dritën e shkrimeve të Mesihut të Premtuar (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) se si duhet të lutemi dhe cila është filozofia e lutjes. Unë do të vazhdoj të njëjtën temë edhe sot. Në ajetin, që ju kam recituar, Allahu i Madhërishëm thotë se Ai dëgjon lutjet e hallexhive. Pra, një hallexhi nuk është vetëm ai njeri, i cili ka një brengë, por është edhe ai, të cilit i janë mbyllur të gjitha rrugët.

Kur të përulemi para Allahut për lutje, duhet të përulemi me një gjendje të që t’i themi se o Allah! Përveç Teje nuk kemi askënd. Ne mbështetemi vetëm te Ti, të besojmë vetëm Ty dhe kemi ardhur vetëm te pragu yt. Nga aspekti i xhematit, duhet të kemi plotësisht të qartë se përveç Allahut të Madhëruar, askush nuk mund të na nxjerrë nga situatat me të cilat po përballemi në Pakistan ose në disa vende të tjera në botë. Madje, edhe në nivelin individual, nëse njeriu ka të qartë dhe kupton, se vetëm Allahu është i Plotfuqishëm, i cili ka fuqi të bëjë çdo gjë, dhe është Ai që plotëson nevojat tona. Ne mund të përulemi vetëm para Tij. Është Ai që na mundëson të gjitha mjetet, madje këto ua mundëson edhe atyre që nuk i binden Atij. Ata që nuk përkulen para Tij, sërish përfitojnë nga mëshira e Tij e pashtershme, përmes atributit të Tij er-Rrahman.

Në hutben e fundit, unë kisha cekur një pikë të rëndësishme që Mesihu i Premtuar a.s. ka paraqitur në lidhje me hallexhiun. Unë kisha nënvizuar që Allahu i Madhërishëm e ka cilësuar si një prej shenjave të rëndësishme për njohjen e Tij është që Ai dëgjon lutjen e hallexhiut. Prandaj, kemi nevojë që të parashtrojmë lutjet tona plot me mallëngjim e ngashërim. Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë lutjeve, sepse përmes tyre ne mund të dalim nga situatat në të cilat ndodhemi sot. Edhe sot, vetëm lutjet mund të ndihmojnë për ta shpëtuar umetin musliman nga fatkeqësia e rëndë që e ka goditur. Për sa u përket muslimanëve ahmedianë, ata duhet ta mbajnë këtë gjithmonë parasysh se lutja duhet të shoqërojë emocionet mallëngjyese.  Nëse dëshironi që Allahu t’jua pranojë lutjet, duhet t’i bëni me mallëngjim e ngashërim. Hazret Mesihu i Premtuara.s. e ka shpjeguar këtë çështje në një vend. Ai shkuan:

“Mos harroni se Zoti i Madhëruar vepron në mënyrë të pavarur, dhe derisa njeriu nuk i lutet shpesh dhe me një zemër mallëngjyese, Ai nuk i përfill lutjet. Mallëngjimi dhe ngashërimi përbëjnë kushtin parësor për pranimin e lutjes, madje mallëngjimi duhet të jetë i tillë që lutësi është i bindur që i janë mbyllur të gjitha dyert e dynjasë, dhe i ka mbetur vetëm një derë, që e shpie te Zoti Pendimpranues, i cili mund ta shpëtojë nga vështirësitë. Ne duhet ta krijojmë këtë gjendje dhimbjeje në lutjet tona, përndryshe nëse lutjet dhe kujtimi i Zotit bëhen vetëm me gojë e jo me përkushtimin e duhur shpirtëror, ato nuk do të vjelin asnjë dobi.

Njëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u shpreh lidhur me këtë çështje dhe tha: “Unë ju bëj porosi të kujtoni sa më shumë Allahun. Shembulli i atij që kujton shpesh Allahun i ngjan atij, të cilin e ndjekin armiqtë me shpejtësi të madhe derisa ai hyn në një fortesë të sigurt. Ai gjen strehim në të dhe kështu shpëton nga duart e armiqve të tij. Kjo është e vetmja mënyrë që njeriu mund t’i shpëtojë shejtanit”.

Prandaj, kemi shumë nevojë t’i kushtohemi lutjes. Ka lutje nga Kurani i Shenjtë, ka lutje që na ka mësuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe ka lutje që na ka mësuar Mesihu i Premtuar a.s. në gjuhën tonë. Nëse ne duam të ndryshojmë rrethanat që janë ngritur kundër nesh, duhet t’i përvishemi punës së lutjes. Në Pakistan ose në disa vende të tjera, ne nuk mund të falim lirisht namazin, ne nuk mund të shprehim hapur dashurinë për Profetin tonë të Dashur Hazret Muhammed s.a.v.s., ne nuk mund ta lexojmë librin e fundit të ligjit hyjnor, të shpallur prej Allahut të Plotfuqishëm pa pengesë dhe nuk mund të praktikojmë lirisht asnjë nga ritet islame. Ithtarët e shejtanit rrinë gjithmonë në pritë, që të bëjnë komplotin kundër ahmedianëve, kudo dhe kurdo të kenë mundësi. Ata kujtojnë në hamendësimin e tyre të sëmurë, që përmes këtyre veprimeve të ulëta, do të fitojnë sevap e shpërblim.

Pak ditë më parë, e martirizuan një ahmedian në Pakistan, dhe kur policia i mori në pyetje vrasësit, ata u përgjigjën kështu: “Ne kishim pyetur hoxhën te filan medreseja, i cili na tha se rruga më e lehtë e më e sigurt, për të fituar xhenetin, është të vrasim ndonjë qafir (jomusliman) apo ahmedian pasi derisa ata nuk janë muslimanë, lejohet vrasja e tyre. Në të vërtetë, përmes veprave të tyre, ata po tërheqin ndëshkimin e Allahut.

Në këtë gjendje, ne duhet të shfaqim ankth, dhimbje e mallëngjim në lutjet tona. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka treguar në bazë të kuptimit të Kuranit se një nga vetitë dhe tiparet e hallexhiut, është ai heq mundime, vuajtje dhe dhembje vetëm si sprovë dhe jo si ndëshkim apo pasoja e veprimeve të mëparshme. Sot muslimanët ahmedianë po durojnë këto vuajtje e dhembje vetëm se ata shprehin besnikërinë ndaj Allahut dhe dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij h. Muhammeds.a.v.s.. Ahmedianët nuk kanë kurdisur asnjë plan e nuk kanë kryer asnjë krim, që të meritojnë ndëshkimin apo të heqin kësisoj vështirësish.”

Prandaj, gjatë këtyre ditëve të Ramazanit, por edhe gjithmonë, ne duhet të mbetemi të angazhuar në lutje dhe përmendjen e Allahut. Në duhet të ngjallim gjendjen mallëngjyese dhe ngashëruese kur lutemi në sexhde në namazet tona. Sot, do t’ju risjell disa lutje nga Kurani i shenjtë, nga suneti i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe nga shkrimet e Mesihut të Premtuara.s.. Përveç këtyre lutjeve, ju duhet të shprehni dëshirat dhe nevojat tuaja edhe në gjuhën amtare. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë: “Bëni lutje në gjuhën tuaj, që t’ju ngjallet më shumë gjendja e mallëngjimit në shpirt”.

Për ata që e kujtojnë shpesh Zotin, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë që shembulli i atyre që e përmendin Zotin dhe i atyre që nuk e përmendin është si shembulli i një të gjalli dhe të vdekuri. Prandaj, ne duhet të përpiqemi të bëhemi ndër ata, që janë shpirtërisht të gjallë dhe të cilët nuk pushojnë kurrë të kujtuari Allahun.

Në një rast, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: Lutja është e dobishme dhe efikase jo vetëm kundër atyre sprovave e fatkeqësive që tashmë kanë ngjarë, por na ruajnë edhe prej atyre të këqijave të cilat akoma nuk janë shfaqur.

Lutjet nga Kurani i Shenjtë

Pra, rëndësinë e lutjes duhet ta kemi gjithmonë parasysh. Tani do t’ju përcjell disa lutje. Lutjen e parë, për të cilën dua t’ju tërheq vëmendje është Fatihaja. Këtë lutje, duhet ta bëjmë jo vetëm në namazet e obliguara, por ta recitojmë si një lutje në jetën e përditshme. Ne kemi përfshirë suren el-Fatiha ndër lutjet që bënim për të shprehur mirënjohje ndaj Allahut në 100-vjetorin e Kalifatit. Tashmë, kjo duhet të ishte bërë shprehi që njerëzit ta përsërisin. Një herë Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë:

“Një nga karakteristikat e sures el-Fatiha është se leximi i saj me vëmendje dhe sinqeritet pastron zemrën dhe ia heq perdet e errësirës. Ajo i ngjall qartësi dhe bindje gjoksit. Ajo e afron kërkuesin e së vërtetës te pragu i njëshmërisë hyjnore, dhe i dhuron kësisoj dritash dhe shenjash që u përshtaten robërve të pëlqyer të Allahut. Besimtari nuk mund ta fitojë kurrë këtë afrim me Zotin përmes mënyrave apo mjeteve të tjera jashtë Fatihasë. Nëse robi e lexon me vëmendje dhe përdëllesë, duke i ndjerë kuptimet e saj, ai fiton afërsinë me Allahun. Nëse robi reflekton mbi fjalët dhe kuptimet e Fatihasë, i ngjallet një gjendje mallëngjimi.

Pastaj, kemi një lutje në Kuranin Famëlartë:

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

“O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!”[2]

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka shpjeguar këtë lutje në këtë mënyrë. Ai shkruan:

“Sa më e gjerë të jetë marrëdhënia e besimtarit me botën e jashtme, aq më shumë ajo ia ngrit statusin shpirtëror. Kjo ndodh, sepse besimtari synon gjithmonë anën shpirtërore dhe dobinë fetare. Në këtë mënyrë, raporti i tij me botën materiale ndërmjetëson ngritjen e tij në status. Derisa synimi dhe qëllimi i jetës njerëzore është feja, prandaj për një rob të tillë, bota lëndore me të gjitha të mirat materiale bëhet shërbëtore për të. Pra, kryesorja është që bota nuk duhet të jetë qëllimi i vërtetë, por objektivi kryesor pas ndjekjes së dëshirave në këtë botë duhet të jetë feja. Kjo gjithashtu nënkupton që robi duhet të kërkojë botën vetëm në atë mënyrë, ku ajo i shërben dhe i nënshtrohet fesë.

Kur Allahu i Madhërishëm na mësoi që

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

d.m.th. ‘O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!’ Ai në fillim ka përmendur botën materiale por cilën botë? Botën, që i sjell besimtarit dhuntitë dhe shpërblimet e ahiretit. Duhet ta kërkojmë vetëm atë botë, që na sjell të mirat në jetën e përtejme. Nga mësimi i kësaj lutjeje, kuptohet qartë se në kërkimin e kësaj bote, besimtari duhet t’u japë përparësi dhuntive të ahiretit. Në të njëjtën kohë, fjala حسنات الدنیا Hasenat-ud-Dunja përfshin brenda vetes të gjitha mjetet të cilat besimtari duhet t’i përdorë për të arritur këtë qëllim në botën materiale. Nëse njeriu kërkon të mirat e kësaj bote, ai nuk mund të bëjë keq për ta fituar botën. Ai i jep epërsi fesë dhe kënaqësisë së Allahut, dhe çdo punë që kryen apo veprimtari që zhvillon, do t’i përmbahet këtij qëllimi”.

Pastaj ai tha: “Secili prej jush duhet ta fitojë botën me çdo metodë që sjell mirësi dhe virtyt, dhe jo me metodën që i sjell keq njeriut tjetër, e as atë mënyrë që sjell turp dhe keqardhje”.

Një botë e tillë me siguri do ta çojë njeriun më pranë të mirave dhe dhuntive në botën tjetër.

Prandaj, arritja e kësaj bote duhet të jetë gjithashtu një mjet për arritjen e bekimeve të Allahut dhe ne duhet të përpiqemi t’i japim përparësi fesë para botës materiale. Njëherë, Mesihu i Premtuar a.s. lidhur me këtë lutje këshilloi xhematin dhe tha se xhemati ynë duhet ta bëjë shumë këtë lutje këto ditë, se o Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit! Pra, të bëhemi prej atyre të cilët vendosim fenë para botës, dhe që të jemi të mbrojtur nga zjarri i ndezur nga kundërshtarët keqdashës. Në kohën e sotme, gjatë luftërave përdoren armët e tilla që flakërojnë zjarrin. Allahu na ruajttë nga ky zjarr dhe na dhuroftë të mirat në këtë botë si dhe në ahiret! Muslimanët ahmedian kanë nevojë t’i kushtohen lutjes si për veten e tyre, po ashtu për botën.

Është edhe një lutje tjetër, që ka nevojë të bëhet me intensitet dhe dhembje të thellë. Kjo lutje buron nga Kurani i Shenjtë.

رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ ‎

“O Zoti ynë! Na jep durim, na forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit mohues!”[3]

Asnjë frikë dhe asnjë rrethanë nuk duhet të na sjellë lëkundje.

Po ashtu, duhet ta recitojmë edhe këtë lutje në mënyrë të përsëritur e me ndjenjat mallëngjyese:

لًا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ ۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِ ۖ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا ۚ أَنتَ مَوْلَانَا فَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ

Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej fuqisë që ka. E atij është ajo që ka fituar dhe mbi të do të bjerë ajo që ka bërë me vetëdije. O Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë! O Zoti ynë! Mos na ngarko barrën që ua ngarkove atyre që ishin para nesh! O Zoti ynë! Mos na ngarko diçka që nuk mund ta mbartim! Na tolero, na fal dhe na mëshiro! Ti je Miku ynë. Andaj, na ndihmo kundër popullit mohues![4]

Për të forcuar besimin, duhet ta bëjmë këtë lutje:

رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ

O Zoti ynë! Mos na shtrembëro zemrat tona, pasi na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë prej Teje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i madh.[5]

Lutjet nga Profeti Muhammed s.a.v.s.

Tani dua t’ju përcjell disa nga lutjet e Profetit Muhammed s.a.v.s.. Njëherë Hazret Ebu Bekri r.a. shkoi te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tha: “Më mësoni një lutje, që mund ta përdor në namazin tim, për të bërë lutje”. Profetis.a.v.s. tha:

اللَّهمَّ إنِّي ظلَمتُ نَفسي ظلمًا كثيرًا ولا يغفرُ الذُّنوبَ إلَّا أنتَ فاغفِر لي مغفرةً من عندِكَ وارحَمني إنَّكَ أنتَ الغفورُ الرَّحيمُ

O Allah! Kam shkelur shumë veten time dhe askush nuk m’i fal mëkatet përveç Teje. Andaj më dhuro faljen Tënde dhe më mëshiro! Ti je me të vërtetë Mëkatfalësi, Mëshirëbërësi.[6]

Hazret Mus’ab ibn Sa’adi ka përcjellë nga babai i tij se një beduin erdhi te Profeti i shenjtë s.a.v.s. dhe tha: “Më mësoni ndonjë fjali që mund të përsëris”. Profetis.a.v.s. i tha:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا سُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ. اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي وَارْحَمْنِي وَاهْدِنِي وَارْزُقْنِي-

Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashoq. Allahu është më i madhi, Allahut i takon lavdia më së shumti, Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër përveç Allahut, Triumfuesit, të Urtit. O Allah! Falmë. Udhëzomë. Ushqemë.[7]

Në një hadith tjetër thuhet se kur një person përqafonte Islamin, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia mësonte atij këtë lutje. Hazret Ebu Malik Eshxhiu r.a. ka përcjellë nga babai i tij se kur dikush përqafonte fenë islame, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia mësonte namazin e pastaj i thoshte të bënte lutje përmes këtyre fjalëve:

حَدَّثَنَا أَبُو مَالِكٍ الأَشْجَعِيُّ، عَنْ أَبِيهِ، قَالَ كَانَ الرَّجُلُ إِذَا أَسْلَمَ عَلَّمَهُ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم الصَّلاَةَ ثُمَّ أَمَرَهُ أَنْ يَدْعُوَ بِهَؤُلاَءِ الْكَلِمَاتِ ‏ “‏ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي وَارْحَمْنِي وَاهْدِنِي وَعَافِنِي وَارْزُقْنِي‏”‏‏.‏

O Allah! Falmë. Mëshiromë. Udhëzomë. Mbromë. Ushqemë.[8]

Ne e lexojmë këtë dua edhe ndërmjet dy sexhdeve, por njerëzit ngrihen nga sexhdeja dhe pastaj bien prapë pa bërë këtë dua. Kjo dua duhet lexuar me shumë mallëngjim dhe duke reflektuar në kuptimet e saj. Nga furnizimi i referohet jo vetëm furnizimit material, por gjithashtu rritjes shpirtërore. Pra, ne duhet të lutemi me vëmendje se nëse madhërojmë dhe lavdërojmë Allahun, duhet të lutemi edhe për përmirësimin dhe udhëzimin tonë dhe për t’u rritur në shpirtërore. Nuk duhet të lutemi vetëm për arritjen e botës materiale, por për përmirësimin e gjendjes sonë, si nga jashtë por edhe nga brenda.

Pastaj është përmendur një lutje, që na ka mësuar Profeti i Shenjtë s.a.v.s.. Hazret Aisheja r.a. ka përcjellë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur zgjohej natën, bënte këtë lutje:

لَا إلٰهَ إلَّا أنْتَ سُبْحَانَكَ، اَللّٰهُمَّ إنِّي أَسْتَغْفِرُكَ لِذَنْبِيْ، وأَسألُكَ رَحْمَتَكَ، اَللّٰهُمَّ زِدْنِيْ عِلْمًا، وَلَا تُزِغْ قَلْبِيْ بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنِيْ، وَهَبْ لِيْ مِنْ لَّدُنْكَ رَحْمَةً۔ إنَّكَ أنْتَ الْوَهَّابُ-

Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. I Shenjtë je o Allah! Të kërkoj falje për gjynahun tim dhe kërkoj mëshirën Tënde! O Allah! Më shto diturinë! Mos më devijo zemrën pasi më ke udhëzuar dhe më dhuro mëshirë prej Vetes! Ti je me të vërtetë Dhuruesi i madh![9]

Hazret Enes bin Maliku r.a. ka përcjellë se kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. haste vështirësi në ndonjë çështje, ai recitonte këto fjalë:

وَعَنْ أَنَسٍ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ إِذَا كَرَبَهُ أَمْرٌ يَقُولُ: «يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغِيثُ»

O i Gjallë! O i Qëndrueshëm! Në saje të mëshirës Sate Të përgjërohem.[10]

Hazret Abdullah ibn Amr ibn Asi ka thënë se i Dërguari i Allahuts.a.v.s. ka thënë: “Njëmend, lutja e agjëruesit në kohën kur ai çel agjërimin është e tillë që nuk refuzohet”. Hazret Abdullah bin Amri kur çelte agjërimin, bënte këtë dua:

اللّٰهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ بِرَحْمَتِكَ الَّتِيْ وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ أَنْ تَغْفِرَ لِي

O Allah! Unë të lyp Ty me anë të mëshirës Sate, e cila sundon mbi çdo gjë, që të falësh mua.[11]

Hazret Ume Selemar.a. ka përcjellë se i Dërguari i Allahuts.a.v.s. bënte këtë lutje:

رَبِّ اغْفِرْ وَارْحَمْ وَاھْدِنِیْ لِطَّرِیْقِ الْاَقْوَمِ۔

O Zoti im! Fal dhe mëshiro! Udhëzomë në rrugën më të drejtë dhe të qëndrueshme!

Le të reflektojmë pak se derisa i Dërguari i Allahuts.a.v.s. bënte një lutje të tillë, me çfarë mallëngjimi dhe dhembjeje duhet ta bëjmë ne këtë lutje.

Nëna e besimtarëve Hazret Aishejar.a. ka përcjellë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje në namaz:

‏ اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ, وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ, ‏ اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْمَأْثَمِ وَالْمَغْرَمِ ‏”

O Allah! Më mbro nga ndëshkimi i varrit! Më mbro nga trazira e Dexhallit të kohës së Mesihut! Më mbro nga trazira e jetës e nga trazira e vdekjes! O Allah! Më mbro nga mëkatet dhe nga barra e borxheve![12]

Dikush e pyeti Profetin e shenjtës.a.v.s.: Pse shpesh kërkoni mbrojtje nga vështirësitë financiare? Ai iu përgjigj: Njeriu, i cili rëndohet nga barra financiare, kur flet, gënjen, dhe kur premton për të bërë diçka, e shkel atë”. Këtu duhet të ndalemi pak. I Dërguari i Allahuts.a.v.s. po bën këtë lutje, ndërkohë ai ishe i pastër nga këto gjëra. Me siguri, ai bënte këtë lutje për umetin e tij, që ai të ruhej nga sjellje të tilla, që t’i shmangnin gënjeshtrës dhe shkeljes së fjalëve. Duhet të reflektojmë në gjendjen tonë se kur lutemi me këto fjalë, a me të vërtetë a u përmbahemi këtyre fjalëve. Ne duhet të lutemi gjithashtu që Allahu të na shpëtojë nga këto sjellje të ulëta dhe të vazhdojë të na bekojë me të mirat e kësaj bote.

Hazret Aisheja r.a. ka përcjellë gjithashtu një lutje të gjatë nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s..

عَنْ عَائِشَةَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم كَانَ يَدْعُو بِهَؤُلاَءِ الدَّعَوَاتِ ‏ “‏ اللَّهُمَّ فَإِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ النَّارِ وَعَذَابِ النَّارِ وَفِتْنَةِ الْقَبْرِ وَعَذَابِ الْقَبْرِ وَمِنْ شَرِّ فِتْنَةِ الْغِنَى وَمِنْ شَرِّ فِتْنَةِ الْفَقْرِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ اللَّهُمَّ اغْسِلْ خَطَايَاىَ بِمَاءِ الثَّلْجِ وَالْبَرَدِ وَنَقِّ قَلْبِي مِنَ الْخَطَايَا كَمَا نَقَّيْتَ الثَّوْبَ الأَبْيَضَ مِنَ الدَّنَسِ وَبَاعِدْ بَيْنِي وَبَيْنَ خَطَايَاىَ كَمَا بَاعَدْتَ بَيْنَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ

Përkthimi i kësaj lutje është si në vijim:

“O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga trazira e zjarrit dhe nga ndëshkimi i zjarrit, nga trazira e varrit dhe nga ndëshkimi i varrit, nga ndëshkimi i sprovës së kamjes dhe nga ndëshkimi i sprovës së skamjes. Të kërkoj mbrojtje nga trazira e Dexhalit të kohës së Mesihut. O Allah! Lajmë nga mëkatet e mia përmes ujit të akullt dhe pastromë nga mëkatet e mia, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtia. Largomë nga mëkatet e mia, ashtu siç e ke larguar Lindjen nga Perëndimi.[13]

Pra ka shumë lutje në të, dhe Profeti i Shenjtë s.a.v.s. e bënte këtë lutje shpesh. Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje këtyre lutjeve, të cilat mund të sjellin ndryshime në jetën tonë individuale si dhe në jetën shoqërore si xhemat. Por, duhet të ndjejmë gjithashtu dhimbjen që ka ndjerë i Dërguari i Allahtuts.a.v.s.. Ai lutej jo vetëm për veten e tij, por për mbarë umetin.

Ai gjithashtu kërkoi strehim në mënyrë specifike nga tundimet e Dexhallit, i cili është në kulmin e tij në këtë epokë, kështu që robërit e Mesihut të Premtuar që janë ndër pasuesit e vërtetë të Profetit të Shenjtë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duhet të kushtojini vëmendje të veçantë lutjeve dhe kjo dua është shumë e nevojshme për të shmangur tundimet dhe veçanërisht për të shmangur tundimin e Dexhallit dhe për të shpëtuar botën.

Imam Buhariu ka shënuar një lutje në kapitullin që përmban lutjet e Profetit të Shenjtës.a.v.s. në namazin e natës. Hazret Ibn Abasir.a. ka përcjellë se kur i Dërguari i Allahuts.a.v.s. ngrihej natën për të falur tehexhudin, ai bënte këtë lutje (Kjo lutje është e gjatë, e lexova përkthimin e saj):

اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ، أَنْتَ نُورُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَنْ فِيهِنَّ، وَلَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ قَيِّمُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَنْ فِيهِنَّ، وَلَكَ الْحَمْدُ، أَنْتَ الْحَقُّ وَوَعْدُكَ حَقٌّ، وَقَوْلُكَ حَقٌّ، وَلِقَاؤُكَ حَقٌّ، وَالْجَنَّةُ حَقٌّ، وَالنَّارُ حَقٌّ، وَالسَّاعَةُ حَقٌّ، وَالنَّبِيُّونَ حَقٌّ، وَمُحَمَّدٌ حَقٌّ، اللَّهُمَّ لَكَ أَسْلَمْتُ وَعَلَيْكَ تَوَكَّلْتُ وَبِكَ آمَنْتُ، وَإِلَيْكَ أَنَبْتُ، وَبِكَ خَاصَمْتُ، وَإِلَيْكَ حَاكَمْتُ، فَاغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ، وَمَا أَسْرَرْتُ، وَمَا أَعْلَنْتُ، أَنْتَ الْمُقَدِّمُ وَأَنْتَ الْمُؤَخِّرُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ ـ أَوْ ـ لاَ إِلَهَ غَيْرُكَ ‏”‏‏.

O Allah! E Jotja është lavdia. Ti i bëre të qëndrojnë qiejt, Toka dhe gjithçka që gjendet në to. E Jotja është lavdia. I Yti është sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet në to. E Jotja është lavdia. Ti je drita e qiejve dhe e Tokës dhe e gjithçkaje që gjendet në to. E Jotja është lavdia. Ti je Mbreti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet në to. E Jotja është lavdia. Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, fjala Jote është e vërtetë, xheneti është i vërtetë, zjarri është i vërtetë, profetët janë të vërtetë, Muhammedi është i vërtetë dhe Ora është e vërtetë. O Allah! Ty t’u dorëzova, Ty të besova, te Ti u mbështeta, nga Ti anova, me ndihmën Tënde u përballa me armikun dhe Ty të solla çështjen për gjykim. Më fal mua edhe atë që kam bërë më parë, edhe atë që do të bëj, edhe atë që e fsheha, edhe atë që e zbulova. Ti je Nismëtari dhe Përmbyllësi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.[14]

Hazret Ebu Hurejra r.a. rrëfen: Një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Mbrëmë ju kam dëgjuar që po bënit një lutje”.

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّ رَجُلاً، قَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ سَمِعْتُ دُعَاءَكَ اللَّيْلَةَ فَكَانَ الَّذِي وَصَلَ إِلَىَّ مِنْهُ أَنَّكَ تَقُولُ: ’’اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي وَوَسِّعْ لِي فِي رِزْقِي وَبَارِكْ لِي فِيمَا رَزَقْتَنِي ‏”‏ ‏.‏ قَالَ ‏”‏ فَهَلْ تَرَاهُنَّ تَرَكْنَ شَيْئًا۔

 “O Allah! Më fal gjynahun, më zgjero furnizimin dhe më beko në atë që më jep Ti”. [15]

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pyeti: “A e sheh se këto fjalë nuk kanë lënë asgjë jashtë?”

Pra, këto ishin lutjet e Profetit të Shenjtë s.a.v.s., të cilave duhet t’u mësojmë të paktën përkthimin apo kuptimin, dhe të recitojmë ato në namazet tona.

Në Buhari gjejmë këtë lutje nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s..

اللَّهُمَّ اجْعَلْ فِي قَلْبِي نُورًا، وَفِي بَصَرِي نُورًا، وَفِي سَمْعِي نُورًا، وَعَنْ يَمِينِي نُورًا، وَعَنْ يَسَارِي نُورًا، وَفَوْقِي نُورًا، وَتَحْتِي نُورًا، وَأَمَامِي نُورًا، وَخَلْفِي نُورًا، وَاجْعَلْ لِي نُورًا ‏”‏‏.‏

O Allah! Bëj dritë në zemrën time, dritë në shikimin tim, dritë në dëgjimin tim, dritë në të djathtën time, dritë në të majtën time, dritë mbi mua, dritë poshtë meje, dritë para meje, dritë pas meje, dhe më bëj mua dritë![16]

Hazret Zijad ibn Ilaka ka përcjellë nga xhaxhai i tij Kuteba ibn Maliku se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje:

اللّٰهُمَّ إنِّي أعُوْذُ بِكَ مِنْ مُنْكَرَاتِ الْأَخْلَاقِ وَالْأَعْمَالِ وَالْأَهْوَاءِ

O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga të këqijat e veseve, të veprave dhe të dëshirave.[17]

Kjo është një lutje e shkurtër, dhe çdo kush mund ta lexojë lehtësisht. Nëse njeriu kërkon mbrojtjen dhe strehimin e Allahut nga të këqijat e veseve, të veprave dhe të dëshirave, dhe lutet me mallëngjim dhe dhembje, i largohen të këqijat dhe i ngjallen virtytet.

Hazret Ebu Umamar.a. ka përcjellë se njëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bëri aq shumë lutje, saqë nuk mbajtëm mend asgjë prej tyre. Ndoshta Profetis.a.v.s. ishte ndenjur me sahabët dhe ua mësonte lutje. Ai thotë: “Ne i thamë Profetit të shenjtës.a.v.s.: O i Dërguar i Allahut! Ju keni bërë aq shumë lutje, por nuk na ka mbetur asgjë prej tyre në kujtesë”. Profetis.a.v.s. tha: “A t’ju them një lutje, e cila përfshin të gjitha lutje, që unë ju kam recituar?” Dëgjoni me vëmendje se çfarë tha Profeti s.a.v.s.. Ai tha:

اللَّهُمَّ إِنَّا نَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ مَا سَأَلَكَ مِنْهُ نَبِيُّكَ مُحَمَّدٌ وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا اسْتَعَاذَ بِكَ مِنْهُ نَبِيُّكَ مُحَمَّدٌ وَأَنْتَ الْمُسْتَعَانُ وَعَلَيْكَ الْبَلاَغُ وَلاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ ‏

O Allah! Të kërkojmë çdo të mirë që të ka kërkuar Profeti Yt Muhammedi s.a.v.s.. Të kërkojmë mbrojtje nga çdo e keqe, nga e cila të ka kërkuar mbrojtje Profeti Yt Muhammedi s.a.v.s.. Vetëm Ti je Ai prej të cilit kërkohet ndihmë. Ty duhet të bëjmë lutje. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër përveç Allahut.[18]

Nëse ne bëjmë këtë lutje, do të na shtohet dashuria ndaj të Dërguarit të Allahuts.a.v.s. si dhe do të burojnë të gjitha lutjet nga zemra jonë, falë kësaj lutjeje të vetme.

Djali i Hazret Ebu Musa el-Esh’ariut r.a. ka përcjellë nga babai i tij, një lutje, përmes së cilës, mund t’i kërkojmë falje Zotit.

رَبِّ اغْفِرْ لِي خَطِيئَتِي وَجَهْلِي وَإِسْرَافِي فِي أَمْرِي كُلِّهِ، وَمَا أَنْتَ أَعْلَمُ بِهِ مِنِّي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي خَطَايَاىَ وَعَمْدِي وَجَهْلِي وَهَزْلِي، وَكُلُّ ذَلِكَ عِنْدِي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ وَمَا أَسْرَرْتُ وَمَا أَعْلَنْتُ، أَنْتَ الْمُقَدِّمُ، وَأَنْتَ الْمُؤَخِّرُ، وَأَنْتَ عَلَى كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ ‏”‏‏.‏

O Zoti im! Më fal gabimet e mia, paditurinë time, teprimin tim në çdo çështje, në çdo çështje që Ti e di më mirë se unë. O Allah! Më fal gabimet që kam bërë me vetëdije apo me pavetëdije, shakat e mia të padenja dhe çdo gjë që kam bërë unë. O Allah! Më fal mëkatet që kam bërë në të kaluarën dhe që do të bëj në të ardhmen, që i kam fshehur apo i kam zbuluar. Ti je Nismëtari, Ti je Përmbyllësi dhe për çdo gjë Ti je i Plotfuqishëm.[19]

Sigurisht, ne nuk mund të imagjinojmë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte bërë gabime apo kishte shkelur në disa çështje. Përkundrazi, jeta e tij kishte vetëm të mirat. Ai bëri këtë lutje, vetëm që t’i mësonte umetit.

Pastaj, ne gjejmë një lutje, të cilën i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka praktikuar gjatë vështirësisë apo fatkeqësisë. Hazret Ibn Abasi r.a. ka përcjellë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje në gjendje vështirësie:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ رَبُّ السَّمَوَاتِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ ‏”‏‏.

Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Madhërishëm, të Butë. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të arshit madhështor. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të arshit fisnik.[20]

Ne kemi një lutje që duhet bërë në sprovë.

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَتَعَوَّذُ مِنْ جَهْدِ الْبَلاَءِ، وَدَرَكِ الشَّقَاءِ، وَسُوءِ الْقَضَاءِ، وَشَمَاتَةِ الأَعْدَاءِ‏.‏

Hazret Ebu Hurejrar.a. tregon se i Dërguari i Allahuts.a.v.s. kur gjendej në vështirësi, lutej:

“O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga vështirësia e sprovës, nga kapja e fatligësisë, nga caktimi i keq dhe nga përbuzja e armiqve.”[21]

Sipas një transmetimi, i Dërguari i Allahut s.a..v.s bënte këtë lutje, për t’u mbrojtur nga sprovat e jetës.

اَللّٰهمَّ إنِّي أَعُوْذُبِكَ مِنَ البُخْلِ، وَأَعُوْذُبِكَ مِنَ الْجُبْنِ، وَأَعُوْذُبِكَ مِنَ أَنْ نُرَدَّ إِلٰى أَرْذَلِ الْعُمُرِ، وَأَعُوْذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الدُّنْيَا، وعَذَابِ القَبْرِ۔

Hazret Mus’ab bin Sa’d bin Ebi Vekasi ka përcjellë nga babai i tij se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahuts.a.v.s na mësonte këto lutje me kaq shumë këmbëngulje, sikur na kërkohej të mësonim shkrim e këndim. Ajo lutje ishte kështu:

“O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga koprracia dhe të kërkoj mbrojtje nga ngarkesa e borxhit. Unë kërkoj mbrojtje nga Ti që të mos kthehem në gjëmën e neveritshme të pleqërisë. Unë të kërkoj mbrojtje nga sprovat e kësaj bote dhe nga ndëshkimi i varrit.”[22]

Kemi një lutje për të fituar udhëzimin. Hazret Imran ibn Husejnir.a. ka përcjellë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. iu drejtua babait tim, Husejn dhe i tha: “Nëse pranon Islamin, unë do të të mësoj dy thënie, që do të të sjellin dobi”. Kështu, kur Husejni pranoi Islamin, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. sipas premtimit, i mësoi këto dy lutje:

اَللّٰهُمَّ أَلْهِمْنِيْ رُشْدِيْ وَاَعِذْنِيْ مِنْ شَرِّ نَفْسِيْ۔

O Allah! Më frymëzo udhëzimin për mua dhe më mbro nga e keqja e vetvetes.[23]

Kemi lutje kundër komploteve keqdashëse të kundërshtarëve. Hazret Ebu Derda ibn Abdullahur.a. ka përcjellë se im atë më tregoi se kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s.  ndiente frikë prej ndonjë populli, ai bënte këtë lutje:

اَللّٰهُمَّ إِنَّا نَجْعَلُكَ فِيْ نُحُوْرِهِمْ، وَنَعُوْذُبِكَ مِنْ شُرُوْرِهِمْ

O Allah! Ty të nxjerrim përballë gjithë asaj që ata kanë në kraharorët e tyre dhe Ty të kërkojmë mbrojtje nga sherret e tyre.[24]

Lutjet e Mesihut të Premtuar a.s.

Tani u kthehem lutjeve që Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka bërë. Disa prej tyre janë porositë e tij dhe disa janë lutje.

Hazret Mesihu i Premtuara.s. i shkroi një letër Maulvi Nezir Husejn Sakhaut të Delhit duke iu përgjigjur letrës së tij dhe duke i treguar metodën për të pasur përqendrim në namaz. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. i shkroi: “Selam alejkum va rahmatullah ve brakatuhu. Mënyra (për të gjetur përqendrimin në namaz) është që të lutuni vazhdimisht në namaz për veten dhe mos u gëzoni nga namazi i pavëmendshëm dhe sipërfaqësor, madje, sa të keni mundësi, përpiquni ta falni me përqendrim. Nëse nuk përqendroheni dot, bëni këtë lutje në namaz, kur ngriheni pas çdo rekati, në të gjitha faljet e pesë vakteve:

‘O Zot i Madhërishëm, i Plotfuqishëm dhe i Gjithëpushtetshëm! Jam mëkatar dhe helmi i mëkatit kaq shumë më ka ndikuar në zemër, mish dhe gjak, saqë nuk gjej dot emocion dhe përqendrim në namaz. Ti Vetë me bekimin dhe mëshirën Tënde m’i fal mëkatet, gjynahet dhe më zbut zemrën dhe vendos në të madhështinë Tënde, frikën Tënde dhe dashurinë Tënde, në mënyrë që të më hiqet ngurtësia e saj dhe unë të gjej përqendrim në namaz!’”[25]

Një lutje e përulur për të kërkuar faljen e mëkateve

Njëherë ai bëri këtë lutje:

“O Mirëbërësi im, o Zoti im, unë jam një rob Yti, i paaftë, shumë mëkatar dhe shumë përtac. Unë bëja padrejtësi pas padrejtësie dhe Ti më dhe bekime mbi bekime. Unë bëja mëkat pas mëkati dhe Ti më bëre mirësi pas mirësie. Ti gjithmonë m’i mbulove mëkatet dhe më dhurove bekimet e Tua të panumërta. Prandaj, edhe tani, më mëshiro mua njeri të kotë dhe mëkatar, dhe më fal gabimin dhe mosmirënjohjen time e më liro nga ky mëkat imi, se s’ka ndihmës tjetër përveç Teje. Amin! Amin!”[26]

Kjo lutje është e tillë, të cilën, mendoj unë, duhet ta bëjmë çdo ditë. Duhet ta bëjmë këtë lutje, për të shqyrtuar veten tonë. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ia kishte shkruar këtë lutje Hazret Kalifit I r.a. në një letër. Duke parë nivelin e Hazret Maulvi Nuredin sahibit r.a., ne të gjithë mund të mendojmë se sa e rëndësishme është kjo lutje për të gjithë ne. Nëse, lutja buron nga shpirti, ajo me siguri tërheq mëshirën e Allahut.

Lutje për të kërkuar pëlqimin e Zotit

Një lutje e Mesihut të Premtuar a.s. shpreh përulësinë dhe druajtjen e tij ndaj Allahut, e cila na tërheq vëmendje për t’u thelluar në veten tonë, është si në vijim. Ai thotë:

“O Zoti i botëve! Nuk mund të të falënderoj për mirësitë e Tua. Ti je shumë Mëshirëbërës dhe shumë Bujar. Unë kam favoret e Tua të panumërta. M’i fal mëkatet, që të mos shkatërrohem! Vendos në zemrën time dashurinë Tënde të pastër, që të ringjallem! M’i mbulo gjynahet dhe më mundëso të bëj punë të tilla, që Ti të kënaqesh! Kërkoj mbrojtjen e fytyrës Sate bujare, që të mos më përfshijë zemërimi Yt! Vetë mëshiromë dhe shpëtomë nga gjëmat në besim, në botë e në ahiret, sepse çdo bekim e mëshirë është në dorën Tënde! Amin! Amin!”[27]

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka shkruar një lutje në hyrje të librit “Mesazhi i Paqes”, të cilën gjithashtu duhet të bëjmë shumë, është kështu:

“O Zoti im i Plotofuqishëm! O Udhëzuesi im i dashur! Na udhëhiq në rrugën, me të cilën robërit e sinqertë dhe të dëlirë të gjejnë Ty, dhe na shpëto nga rrugët të cilat na çojnë vetëm te epshet, smira, inati apo te babëzia pas jetës së kësaj bote”.[28]

Në një vend tjetër, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. na ka dhënë këtë porosi. Ai shprehet:

“Lutja më e mirë është që robi të fitojë pëlqimin e Zotit të Madhërishëm dhe çlirimin nga mëkatet, të cilat njeriun e kthejnë në një krimb të botës. Ne duhet të lutemi që Zoti i Madhërishëm të na largojë mëkatet të cilat e ngurtësojnë zemrën dhe na udhëheqë në rrugën e pëlqimit të Tij”.[29]

Në një lutje, ai shpreh ndjenjat e tij në këtë mënyrë. Ai thotë:

“Ne jemi robërit e tu mëkatarë, të mposhtur nga nefsi. Na fal dhe na shpëto nga trazirat e ahiretit”.[30]

Ai shpreh dëshirën e tij të përzemërt për të përmirësuar gjendjen e botës në këtë mënyrë:

“O Zot i Plotfuqishëm dhe Absolut! Edhe pse zakoni dhe praktika Jote e hershme është që fëmijëve dhe të pashkolluarve u dhuron mend, ndërsa të zgjuarve të kësaj bote dhe filozofëve u vë perde të errëta në sytë e në zemrat e tyre, po përgjërohem dhe lutem me shumë përulësi pranë Teje, që edhe prej këtyre njerëzve tërhiq një grup drejt nesh, ashtu siç na ke sjellë disa të tillë. Edhe atyre jepu sy, veshë dhe zemra, në mënyrë që edhe ata të shohin, të dëgjojnë, të kuptojnë e të vlerësojnë bekimin Tënd, që Ti ke zbritur në kohën e duhur dhe të kushtojnë vëmendjen e duhur për ta gjetur atë. Ti mund ta bësh këtë, nëse e do, sepse asgjë nuk është e pamundur për Ty!”[31]

Edhe sot kemi nevojë t’i kushtojmë vëmendje kësaj lutjeje, e cila synon përmirësimin në gjendjen e botës në përgjithësi dhe të umetit musliman në veçanti. Kur umetit do t’i ngjallet interesi për Mesihun e Premtuar a.s., dhe do t’i shprehë atij nderin që ai meriton, me siguri do të rifitojë lavdinë e dikurshme dhe do të shpëtojë nga prapavajtja që e shoqëron kudo në botë. Allahu u dhëntë mendtë liderëve tanë politikë e fetarë dhe njerëzit e dëlirë prej tyre i afroftë te Xhemati. Ne duhet të bëjmë këtë lutje me dhimbje të madhe.

Ka edhe një lutje tjetër. Në një letër të tij të drejtuar Hazret Navab Muhamed Ali Khanit, Hazret Mesihu i Premtuara.s. e këshilloi:

“Lutuni shumë dhe përvetësoni përulësinë. Lutja që bëhet thjesht nga goja si traditë a zakon, nuk ka asnjë dobi. Përveç namazeve të obligueshme, bëni shprehi për të kaluar pak kohë në vetmi dhe lutuni në gjuhën tuaj me përulësi të skajshme, sikur të jeni robi më i ulët. Lutjuni Zotit të Lartësuar: ‘O Zoti i botëve! Nuk mund të të falënderoj për mirësitë e Tua. Ti je shumë Mëshirëbërës dhe shumë Bujar. Unë kam favoret e Tua të panumërta. M’i fal mëkatet, që të mos shkatërrohem! Vendos në zemrën time dashurinë Tënde të pastër, që të ringjallem! M’i mbulo gjynahet dhe më mundëso të bëj punë të tilla, që Ti të kënaqesh! Kërkoj mbrojtjen e fytyrës Sate bujare, që të mos më përfshijë zemërimi Yt! Vetë mëshiromë dhe shpëtomë nga gjëmat në besim, në botë e në ahiret, sepse çdo bekim e mëshirë është në dorën Tënde! Amin! Amin!”’[32]

Selavatet

Një prej kushteve të rëndësishme për pranimin e këtyre lutjeve është që t’i dërgojmë sa më shumë selavate të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Pa salavate, lutjet tona janë pezull në qiell dhe nuk arrijnë tek Allahu.

اَللّٰھُمَّ صَلِّ  عَلٰی مُحَمَّدٍ وَعَلی آلِ مُحَمَّدٍ کَمَا صَلَّیتَ عَلٰی اِبرَاھِیمَ وَعَلٰی آلِ اِبرَاھِیمَ اِنَّکَ حَمِیدٌ مَّجِیدٌ

اَللّٰھُمَّ بَارِک عَلی مُحَمَّدٍ وَّعَلی آلِ مُحَمَّدٍ کَمَا بَارَکتَ عَلی اِبرَاھِیمَ وَعَلی آلِ اِبرَاھِیمَ اِنَّکَ حَمِیدٌ مَّجِیدٌ۔

O Allah! Lartësoje Muhammedin dhe popullin e tij, ashtu siç e lartësove Ibrahimin dhe popullin e tij! Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Nderuar! O Allah! Bekoje Muhammedin dhe popullin e tij, ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe popullin e tij! Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Nderuar![33]

Ne duhet të recitojmë këto selavate shumë shpesh. Allahu na ndihmoftë që këto lutje t’i bëjmë me gjithë zemër, të lutemi në gjuhën tonë dhe të bëjmë lutje me përmallim dhe dhimbje të sinqertë, të cilat burojnë nga thellësia e shpirtit! Duhet të luteni gjithashtu që të ruajmë bekimet e Ramazanit përgjithmonë. Allahu na dhuroftë bekimet e kësaj xhumaje dhe ato të të gjitha xhumave të ardhshme. Lutuni shumë për lirimin e anëtarëve që mbahen peng nëpër burgje në Pakistan, Jemen apo gjetkë për të vetmin krim se kanë besuar e pranuar Mesihun e Premtuar. Allahu krijoftë mjetet për lirimin e tyre kundërshtarëve ua ktheftë të keqen e tyre!

Thirrja për lutje dhe paralajmërimi për Luftën Botërore

Duhet të lutemi që të mbrohemi ne dhe brezat tona të ardhshëm nga zjarri i luftërave si dhe nga pasojat e tyre shkatërruese. Allahu na ruajttë prej tyre! Duket se lufta qëndron te dera, madje ajo tashmë ka filluar. Lufta botërore qenka nisur tashmë, por liderët botërorë  nuk i përfillin rreziqet e tyre. Ata kujtojnë se lufta nuk do t’i prekë ata. Vetëm populli do të vdesë, ndërsa ata do të ruhen prej saj. Por kjo nuk është veçse një përfundim imagjinar. Ata po trumbetojnë luftën nga egoja e tyre e sëmurë, pa pasur asnjë dhimbje për popullin e shkretë. Këto janë intriga tinëzare të dexhallit, të cilat kanë marrë në qafë popullin e gjorë me premtime boshe se do ta bëjnë këtë apo atë. Ndonëse rrallë dhe jo gjithkund, populli ka filluar të ngrejë zërin, por intrigat e tyre djallëzore kanë larguar njerëzit nga Zoti i Madhërishëm. Këta liderë nuk kanë vetë lidhje me Zotin. Aq më tepër imoraliteti dhe arroganca e tyre nuk i njohin kufijtë dhe kjo tërheq pakënaqësinë e Zotit. Kjo sjellje shkakton ndëshkimin e Zotit.

Në  këto rrethana, muslimanët ahmedianë duhet t’i afrohen Zotit dhe të shprehin dhimbje dhe mallëngjim në lutjet e tyre, që të ruhen nga pasojat shkatërruese të luftërave. Ju duhet të luteni për njerëzit e tjerë të ndershëm e fisnikë, që të ruhen nga këto dëme. Unë kam thënë se lufta botërore tashmë është nisur. Kjo luftë ka shkelur tashmë jashtë kufijve të Palestinës. Sulmi i tyre ndaj konsullatës së Iranit në Siri është një krim i rëndë sipas çdo rregulli. Por, meqë këtë sulm e ka bërë Izraeli, bota bën sehir dhe nuk reagon. Kjo sjellje me siguri do të përshkallëzojë luftën. Vrasja e punonjësve humanitarë ka ngjallur reagime. Ata, të cilëve u kishte mbetur zëri në grykë për vrasjen e palestinezëve, tashmë po ndiejnë dhimbje kur u janë vrarë njerëzit e tyre dhe disa kanë ngritur sadopak zërin.

Megjithatë, duhet të lutemi që Allahu e shpëtoftë njerëzimin dhe na mundësoftë të përmbushim detyrën e lutjes ashtu siç duhej!

SHËNIME

[1] Kurani i Shenjtë 27:63.
[2] Kurani i Shenjtë 2:202.
[3] Kurani i Shenjtë 2:251.
[4] Kurani i Shenjtë 2:287.
[5] Kurani i Shenjtë 3:9.
[6] Sahihu i Buhariut, Kitabud-da’vat, bab dua fis-salat, hadith nr. 834.
[7] Sahihu i Muslimit, Kitab: ed-Dhikr, bab: Fadlit-Tehlil, uet-Tesbihi, ued-Duai,
[8] Sahihu i Muslimit, Kitab: edh-Dhikr, ued-Du’ai, uet-Teubeti, uel-Istigfari, Bab: bab: Fadlit-Tehlil, uet-Tesbihi, ued-Duai, hadith nr. 2697.
[9] Ebu Daud, Kitabul-adab, bab jekulur-raxhul idha ta’ra minel-lejl.
[10] Mishkat ul-Mesabih, hadith numër 2454.
[11] Ibn Maxhe, Kitab: es-Sijam, bab: fis-Saimi el-ledhi la turedu da’vetuhu, nr. 1753.
[12] Sahihu i Buhariut, Kitab sifatis-salat, bab dua kables-salam, nr. 6367.
[13] Sahihu i Muslimit,
[14] Sahihu i Buhariut, Kitabut-tehexhud, bab et-tehexhud bil-lejl, nr. 6317.
[15] Musned Ahmed, vëll. 4, f. 63.
[16] Sahihu i Buhariut, Kitabud-Da’vat, bab dua Idhen-tebehe bil-lejl, hadith nr. 6316.
[17] Tirmidhiu, Kitab: Ed-Da‘vat ‘anir-Resulil-lahi s.a.v.s., bab: Du’ai Umi Selemete, hadith nr. 3591.
[18] Tirmidhiu, Kitabud-davat.
[19] Buhariu, Kitabud-davat, hadith nr. 6398.
[20] Sahihu i Buhariut, Kitabud-Da’vat, hadith nr. 7431.
[21] Sahihu i Buhariut, Kitabud-Da’vat, hadith nr. 6347.
[22] Sahihu i Buhariut, Kitabud-Da’vat.
[23] Tirmidhiu, Kitabud-davaat, hadith nr. 3483.
[24] Sunen Ebu Daud, Kitabl Vitr, hadith nr. 1537.
[25] “Fatava Mesih Muad”, f. 37.
[26] “Mektubat-e-Ahmedia”, vol. 5, nr. 2, f. 3.
[27] “Maktubat-e-Ahmedia” vëll. 5, nr. i letrës 4, f. 5.
[28] “Mesazhi i Paqes”, Rruhani Hazain, vëll. XXIII, f. 439.
[29] “Melfuzat”, vëll. VII, f. 39.
[30] Gazeta “El-Badr”, vëll. II, f. 30.
[31] “Izala-e-Auham”, “Ruhani Hazain”, vëll. III, f. 120.
[32] “Maktubat-e-Ahmedia” vëll. V, nr. i letrës 4, f. 5.
[33] Sahihu i Buhariut, Kitabul Enbija.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp