Njëherë në xhami, në kohën e namazit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. pa Hazret Ebu Umamën të shqetësuar. E pyeti për shkakun dhe ai i tregoi problemin e borxhit dhe disa probleme të tjera që kishte. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha: “A të të mësoj një lutje që do të të bëjë ta lash borxhin e të t’i largojë edhe shqetësimet?!” Më pas i mësoi lutjen e mëposhtme duke i thënë ta bënte çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje. Ebu Umama thotë: “E bëra këtë lutje dhe Allahu i Madhërishëm m’i largoi edhe shqetësimet, edhe borxhet”. Ajo lutje është si më poshtë:
O Allah! Më mbro nga brenga e shqetësimi! Më mbro nga paaftësia e përtacia! Më mbro nga frika e koprracia! Më mbro nga ngarkesa e borxhit dhe nga pushtimi i njerëzve![1]
[1]. Sunen Ebi Davud, kitab “El-Vitr”, bab “El-Isti‘adheti”, hadithi nr. 1555.