Lutje për t’u liruar nga borxhet

Hazret Ajshja r.a. rrëfen: “Më erdhi një ditë Ebu Bekri dhe më tha: A ke dëgjuar lutjen që më ka mësuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.?” “Cilën lutje?” – e pyeta. Më tha: “Është një lutje që Hazret Isai a.s. ua mësonte dishepujve të vet. Është një lutje që, edhe sikur t’i kesh borxh dikujt një mal me flori e t’i kërkosh Zotit me anë të saj, Ai do të të mundësojë larjen e tij”. Ajo lutje është:
O Allah, Larguesi i brengës dhe i shqetësimit, Pranuesi i lutjes së të përvuajturve, i Gjithëmëshirshmi i botës dhe i ahiretit dhe Mëshirëbërësi i të dyjave! Vetëm Ti më mëshiron. Më mëshiro me anë të mëshirës që më pavarëson nga çdo mëshirë tjetër, përveç mëshirës Sate![1]
[1]. El-Hakim en-Nisaburi, “El-Mustedrek ‘ala es-sahihajn”, vëll. 1, shtëpia botuese “El-kutub el-‘ilmijje”, Bejrut, 1422 h./ 2002, kitab “Ed-du‘a vet-tekbir vet-tehlil vet-tesbih vedh-dhikr”, hadithi nr. 1898, fq. 696.