Lutje për të gjetur fuqinë për të shlyer borxhet
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për të gjetur fuqinë për të shlyer borxhet

lutje per borxhet

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. këshilloi Hazret Muadhin r.a. që të lexonte këto dy ajete për të shlyer borxhet dhe i tha: “Çdo musliman hallexhi që do t’i lexojë këto dy ajete, Zoti i Madhërishëm do ta lirojë atë nga borxhi dhe nga halli. Mukatili thotë se të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. i është mësuar kjo lutje kur ai deshi të triumfonte mbi Persinë dhe Perandorinë Romake”.[1]

اللّٰہُمَّ مٰلِکَ الۡمُلۡکِ تُؤۡتِی الۡمُلۡکَ مَنۡ تَشَآءُ وَ تَنۡزِعُ الۡمُلۡکَ مِمَّنۡ تَشَآءُ ۫ وَ تُعِزُّ مَنۡ تَشَآءُ وَ تُذِلُّ مَنۡ تَشَآءُ ؕ بِیَدِکَ الۡخَیۡرُ ؕ اِنَّکَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۲۷﴾ تُوۡلِجُ الَّیۡلَ فِی النَّہَارِ وَ تُوۡلِجُ النَّہَارَ فِی الَّیۡلِ ۫ وَ تُخۡرِجُ الۡحَیَّ مِنَ الۡمَیِّتِ وَ تُخۡرِجُ الۡمَیِّتَ مِنَ الۡحَیِّ ۫ وَ تَرۡزُقُ مَنۡ تَشَآءُ بِغَیۡرِ حِسَابٍ

O Allah! Zotëruesi i sundimit! Ti i jep sundimin kujt të duash dhe ia merr sundimin kujt të duash. Ti nderon kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Mirësia është në dorën Tënde. Ti pa dyshim je i Plotfuqishëm mbi çdo gjë që dëshiron. Ti fut natën te dita dhe ditën te nata. Ti nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli. Ti i jep pa masë atij që Ti do![2]

[1]. Tefsir Kurtubi, pj. 4, f. 54.
[2]. Kurani Famëlartë 3:27-28.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp