Një lutje e dishepujve të Hazret Isait a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Një lutje e dishepujve të Hazret Isait a.s.

Isai alejhi selam

Dishepujt i kishin kërkuar Hazret Isait a.s. që të lutej, që atyre t’u zbriste një sofër qiellore e të kishin ushqim me bollëk. Atëherë Hazret Isai a.s. kishte bërë këtë lutje, së cilës Allahu i Madhërishëm i qe përgjigjur duke thënë se do t’ia jepte sofrën, por kushdo që do të tregohej mosmirënjohës, do ta ndëshkonte rëndë.

رَبَّنَاۤ اَنۡزِلۡ عَلَیۡنَا مَآئِدَۃً مِّنَ السَّمَآءِ تَکُوۡنُ لَنَا عِیۡدًا لِّاَوَّلِنَا وَ اٰخِرِنَا وَ اٰیَۃً مِّنۡکَ ۚ وَ ارۡزُقۡنَا وَ اَنۡتَ خَیۡرُ الرّٰزِقِیۡنَ 

O Allah! Zoti ynë! Zbritna një sofër prej qiellit, që të jetë festë për ne, për të parin tonë dhe për të fundmin tonë, që të jetë shenjë prej Teje, dhe na ushqe. Ti je Furnizuesi më i mirë.[1]

[1]. Kurani Famëlartë 5:115.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp