Filozofitë ekonomike të kapitalizmit, komunizmit dhe të islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Filozofitë ekonomike të kapitalizmit, komunizmit dhe të islamit

Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.

Rendi ekonomik Islamik nuk i përket as kapitalizmit as socializmit shkencor. Filozofia ekonomike e Islamit është shkencore pa qenë mekanike; është e disiplinuar pa qenë kufizuese. Ajo lejon pronësi private dhe ndërmarrje private por nuk nxit lakminë dhe grumbullimin e pasurisë në pak duar, përmes së cilës një pjesë e madhe e shoqërisë kthehet në të varfër, bujkrobër dhe skllevër të një sistemi mizor dhe të pamëshirshëm të shfrytëzimit.

Ka tri ndryshime themelore në filozofitë ekonomike të kapitalizmit, komunizmit dhe Islamit.

Kapitalizmi

Në kapitalizëm, kapitali shpërblehet me interesin. Është e pranuar para së gjithash, në parim, që kapitali ka të drejtë të shtohet. Interesi luan forcën motivuese kryesore për grumbullimin e kapitalit, i cili pastaj kanalizohet si forcë të pajisë dhe të mbajë linjën e montimit [1] të prodhimit në lëvizje. Shkurt, interesi vepron si një stimul për mbajtjen e kapitalit në qarkullim.

Socializmi shkencor

Në socializmin shkencor, ndonëse nuk ka stimul të interesit për të cikluar dhe ricikluar kapitalin në një mekanizëm produktiv, shteti monopolizon kapitalin. Kështu që nuk ka nevojë për motivim.

Në ndërmarrjen e lirë private, nëse dikush paguan, apo nuk ka të paguajë interesin, vetëm ndenja e të qenit pronar e kujtdo, është e mjaftueshme për të krijuar një nxitje, që kapitali i kujtdo duhet të rritet në normën më të shpejtë të mundshme. Nëse dikush do të paguajë interesin mbi para të huazuara, norma e interesit vepron si një faktor. Ajo funksionon si një dritare përmes së cilës kushdo mund të monitorojë rritjen apo zvogëlimin krahasues të kapitalit. Në sistemin ekonomik socialist, megjithatë, nuk gjendet as kjo nxitje, sepse ata që përdorin kapitalin, nuk e zotërojnë atë, dhe as nuk ka këtu ndonjë mjet të krahasimit, përmes të cilit dikush mund të gjykojë, nëse norma e rritjes është ekonomikisht e mjaftueshme apo jo.

Në rendin socialist shkencor, zotërimi i fuqishëm i gjithë kapitalit shtetëror nga shteti vetë e bën sistemin e interesit plotësisht të pavend dhe të pakuptimtë. Defekti është se, kur ju nuk jeni nën ndonjë presion për të fituar më shumë se interesi që ju mund të paguani, ju humbni të gjithë stimujt dhe çdo ndjenjë përgjegjësie.

Nëse tërë kapitali në qarkullim në një shtet komunist, për shembull, mund të jetë i vlefshëm nga pikëpamja se sa interes mund të fitojë duke qenë i depozituar në një bankë, kjo do të na njihte me njërën anë të tablosë. Ana tjetër e tablosë mund të konceptohet me vlerësimin e ekonomisë mbi një bazë humbje dhe fitimi. Natyrisht, kjo do të paraqiste shumë ndërlikime si vlerësimi i pagave etj. Por nëse ekspertët financiarë vënë mendjet e tyre në punë për këtë, të tilla pengesa mund të kapërcehen. Një krahasim i këtyre të dyjave do të paraqiste mundësi shumë interesante.

Është më shumë se e mundshme që fajtorët e vërtetë për rënien e standard-eve të jetesës mund të lokalizohen saktësisht në këtë mënyrë. Madje edhe pa një detyrë kaq madhore, nuk është aspak e vështirë për këdo për të përcaktuar shkaqet e një rënie të tillë. Unë besoj se nga që shteti bëhet kapitalisti, është i privuar nga një sistem monitorimi për ta paralajmëruar atë për dështimet, humbjet dhe gabimet, në lidhje me mënyrën që ai trajton kapitalin shtetëror, sepse ai nuk ka detyrime financiare për të përmbushur dhe mund të përdorë kapital pa përgjegjësi. Një situatë e tillë është plot me rreziqe të pandara. Mungesa e interesit personal dhe një sistemi paralajmërimi mbi fitimin apo humbjen, i rrjedhur nga përdorimi i kapitalit, shkakton rrënim në raportin sasi materiali hyrje-sasi prodhimi dalje. Sasia e humbjes vazhdon të rritet.

Sërish, nuk ka kontroll të vendosur në politikën e kanalizimit të kapitalit. Për shembull, nuk ka pasqyrë për qeveritë socialiste, për të gjykuar normën e vërtetë të rritjes ekonomike në krahasim me ekonomitë e tregut të lirë të botës së jashtme. Një problem tjetër është se shtetet komuniste kërkojnë shpenzime shumë më të mëdha për mbrojtjen, vëzhgimin dhe degët e zbatimit të ligjit brenda vendit. Gjërat e tjera edhe nëse do të jenë të barabarta, kjo kërkon një nivel të shpërpjesëtuar të shpenzimeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e ligjit dhe rendit. Këta dhe faktorë të tjerë të ngjashëm përbëjnë një taksë të rëndë mbi ekonominë. Natyrisht, rrënimi përfundimtar i ekonomisë mund të shtyhet, por nuk mund të shmanget krejtësisht.

Koncepti Islamik

Ndërsa komunizmi nuk siguron nxitje për përfshirje të përkushtuar e të drejtpërdrejtë të prodhimit të mirave materiale, përveç mungesës së fajdesë (interesit të kredisë), Islami e siguron këtë nxitje. Islami shmang sistemin e fajdesë pa pasur problemet specifike të botës komuniste. Në mungesë të kapitalit të hequr të fajdesë, Islami kontrollon kapitalin e vdekur nëpërmjet kanaleve jo produktive. Ky kontroll është një formë takse e njohur si zekat, e cila është vënë jo mbi të ardhurat apo fitimin por mbi vetë kapitalin.

Kontrasti është shumë i qartë. Në shoqëritë kapitaliste, kapitali është grumbulluar në duart e pak vetave nga lakmia për të shtuar kapitalin nëpërmjet grumbullimit të interesit dhe riciklimit të tij në ekonomi me vendosjen e taksës që jep një fitim më të madh sesa norma e interesit. Në mungesë të kësaj, ekonomia është e detyruar të kalojë në reçension. Në Islam, nga frika se çdo kapital i vdekur do të gërryhet vazhdimisht përmes vënies së detyrimit të zekatit, kushdo me kursime të tepruara duhet ta përdorë këtë në fitimin e siguruar për të larguar efektin e zekatit.

Sipas Islamit, zgjidhja e problemeve ekonomike të botës nuk gjendet as në socializmin shkencor dhe as në kapitalizëm. Është e pamundur të shtjelloj më tej këtë subjekt këtu, por ne duhet të kemi një pamje aktuale të mosbalancimit ekonomik të krijuar nga kapitalizmi për të nxjerrë disa mësime për të ardhmen.

(Marrë nga  “Islam’s Response to Contemporary Issues” (“Përgjigjja e  Islamit ndaj çështjeve bashkëkohore”), Hazret Mirza Tahir Ahmad

f. 165-168, Angli, 2007)

Pages: 1 2

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp