
Shkalla e parë
Kapitalizmi
- Lejon sipërmarrjet private dhe zotërimin e pasurisë
- Sistemi i bazuar në interes (fajde)
Komunizmi
- Nuk lejon sipërmarrjet private dhe as zotërimin e pasurisë
- Vepron monopolizmi shtetëror
Sistemi ekonomik i paraqitur nga Islami
- Lejon sipërmarrjet private dhe zotërimin e pasurisë
- Nuk lejon fajdenë dhe interesin
Shkalla e dytë
Kapitalizmi
- Interesi është forca lëvizëse për investimin
- Kapitali mund të shtohet edhe pa përpjekjet e pronarit
- Pronari jo medoemos rrezikon – nxitja për investimin e paskrupullt
Komunizmi
- Nuk ka opsion për investim individual
- Mungon nxitja për të prodhuar
Sistemi ekonomik i paraqitur nga Islami
- Kontrollon kapitalin jo produktiv me anë të zekatit –
- forca lëvizëse për investimin
- Pronari patjetër duhet të bëjë përpjekje për investime
- Pronari rrezikon – rezulton në një planifikim të kujdesshëm
Shkalla e tretë
Kapitalizmi
- Rritja mbikëqyret kundrejt faktorëve si inflacioni dhe interesi
- Është e lejuar dhe e mundshme që të shfrytëzohen ata që janë nevojtarët për hua – i lejon të pasurit që të mund të përthithin pasuritë nga të varfrit
Komunizmi
- Mungojnë faktorët përcaktues të rritjes
- Mungesa e monitorimit dhe kontrollit – sjell edhe më shumë humbje
Sistemi ekonomik i paraqitur nga Islami
- Parandalon përqendrimin e pasurisë në pak duar, duke e shpërndarë atë sipas sistemit të trashëgimisë dhe taksimit të kapitalit (zekatit)
- Parandalon shfrytëzimin, pasi çdo hua është ose investim i përbashkët ose “ndihmë”
Shkalla e katërt
Kapitalizmi
- Interesi i rritur ushtron presion të skajshëm ndaj bizneseve të vogla në periudha rënieje – shkakton falimentime
- Lehtëson investimet e paskrupullta të ndërmarrjeve me financim të madh – investitorët janë larg investimit dhe të interesuar vetëm për fitimin, i cili fiksohet
Komunizmi
- Nuk zbatohet
Sistemi ekonomik i paraqitur nga Islami
- Nuk ka interes për të paguar, që do të thotë kapacitete për të përballuar rënien vetëm duke ndarë humbjen – një mënyrë natyrale për t’u mbrojtur nga “letargjia”
- Investimi i ndershëm është më i mundshëm për t’u rritur sesa konkurrenca e pandershme
- Pjekuria e investitorëve për të përzgjedhur me kujdes meqë ata do të ndajnë humbjen/fitimin – është mbështetje për bizneset e ndershme.
Shkalla e pestë
Kapitalizmi
- Ngritja e interesit përdoret për të kontrolluar inflacionin
- Interesi i lartë e ul fuqinë blerëse, gjithashtu e minon rritjen industriale
- Shkalla e interesit si një mjet për të kontrolluar ekonominë kombëtare nga ndërhyrjet e qeverisë me ekonomi të lirë
- Në periudha afatgjata, interesi i fituar është poshtë shkallës së inflacionit
Komunizmi
- Nuk zbatohet
Sistemi ekonomik i paraqitur nga Islami
- Inflacioni kontrollohet me rritjen e prodhimit të përgjithshëm – oferta dhe kërkesa
- Nuk i jepet fuqia qeverisë që të manipulojë ekonominë e lirë
- Fitimi i realizuar në biznes/investimi tregtar është real
Shkalla e gjashtë
Kapitalizmi
- Merr hua nga vetë e ardhmja jote
- Të inkurajon të jetosh jashtë mundësive të tua
- Marketingu luan me mendjet e njerëzve
- Inkurajon ekstravagancën dhe lakminë
- Konsumimi i tepruar i tillë shkakton rritjen e inflacionit
Komunizmi
- Nuk zbatohet
Sistemi ekonomik i paraqitur nga Islami
- Parandalon shfrytëzimin
- Të Inkurajon të jetosh brenda mundësive të tua
- Inkurajon modestinë, dekurajon konkurrencën materiale
- Lejon ndërmarrjet private, por duke u dhënë një kod për mënyrën e të shpenzuarit
Shkalla e shtatë
Kapitalizmi
- Rritja e inflacionit shkakton reçensionin (rënien)
- Kur kemi rënie për disa shtete, kemi edhe rënie globale
- Orvatje të dëshpëruara për ndreqjen
- Traktate të padrejta tregtare shfrytëzojnë vendet nevojtare
- Nganjëherë shkaktohen edhe luftëra
- Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin e Shenjtë: “O ju besimtarë, frikësohuni nga Allahu dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga fajdeja, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë ju është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar, në këtë mënyrë nuk do të bëni mizori e as nuk do t’ju bëhet mizori” (El-Bekare 2:270-280)
Komunizmi
- Nuk zbatohet
Sistemi ekonomik i paraqitur nga Islami
- I parandalon pasojat e tilla negative
Shënimet e mësipërme janë marrë nga libri i Hazret Mirza Tahir Ahmadit, Kalifit të Katërt të Mesihut të Premtuar, “Përgjigja e Islamit ndaj problemeve bashkëkohore” (“Islam’s Response to Contemporary Issues” botuar për herë të parë në vitin 1992). Për më shumë hollësi lexoni kapitullin “Economic Peace” (“Paqja ekonomike”) të këtij libri.