Një rishikim i shkurtër i kritikës historike të fajdesë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Një rishikim i shkurtër i kritikës historike të fajdesë

(Ky shkrim për herë të parë është botuar në Kontabiliteti, Biznesi dhe Historia Financiare, 8:2, Londër, Routledge, korrik 1998, f. 175-189. Botuar me lejen e autorëve në revistën e Xhematit Mysliman Ahmadia “The Review of Religions”, korrik 2004.)

Pjesë e shkëputur

Fajdeja – e dhënë me interes apo interes i tepërt – sipas të dhënave të njohura, është praktikuar në pjesë të ndryshme të botës të paktën katër mijë vjet më parë. Gjatë kësaj kohe, ka dëshmi të shumta të kritikës së ashpër që i është bërë nga tradita të ndryshme, institucione dhe reformatorë socialë mbi baza morale, etike fetare dhe ligjore. Shpjegimi nga këta kritikë të shumtë ka përfshirë argumente rreth etikës së funksionimit, drejtësisë shoqërore, paqëndrueshmërisë ekonomike, shkatërrimit ekologjik dhe paanësisë ndërbrezore. Ndërsa lidhja bashkëkohore e këtyre debateve, krye-sisht historike, nuk është analizuar në hollësi; autorët debatojnë se domethënia e tyre është më e madhe se kurrë në kontekstin e ekonomisë moderne globale bazuar- tek interesi.

Parathënie

Koncepti i “fajdesë” ka një jetëgjatësi historike, gjatë së cilës është kuptuar t’i referohet praktikës së [ngarkimit-pagesës] të interesit financiar si shtesë e shumës themelore të një huaje, ndonëse në disa raste dhe më posaçërisht në kohët më të fundit, është interpretuar si interes mbi normën legale apo shoqërisht të pranueshme. Duke pranuar këtë përcaktim të gjerë për momentin, praktika e ecurisë së fajdesë mund të ndiqet përafërsisht për katërmijë vjet (Jain, 1929). Ajo gjatë historisë së saj ka qenë e ndëshkuar, e ndaluar, e përçmuar dhe e kufizuar vazhdimisht, kryesisht mbi baza morale, etike fetare dhe ligjore. Midis kritikëve të saj më të dalluar dhe të shumtë kanë qenë institucionet fetare të Hinduizmit, Budizmit, Judaiz-mit, Islamit dhe Krishterimit. Kësaj liste mund t’i shtohen filozofët dhe politikanët e lashtë Perëndimorë, si edhe reformatorë të ndryshëm modernë social-ekonomik. Është objekti i këtij trajtimi të përvijojë me pak fjalë historinë e kësaj kritike të fajdesë, të hetojë arsyet për kërcënimin e saj të vazhdueshëm dhe përfundimisht, të vlerësojë në mënyrë intuitive lidhjen e këtyre argumenteve në ekonominë e sotme globale, të bazuar kryesisht tek interesi. Qëllimi nuk do të shtrihet në një vëzhgim të plotë të disa prej alternativave moderne për fajdenë, përveç të përshkruajë praktikën në rritje të veprimeve bankare Islamike si një shembull.

Historia e kritikës së fajdesë

Fajdeja në Hinduizëm dhe Budizëm

Midis referencave më të vjetra të njohura për fajdenë, që gjenden në dorëshkrimet e lashta fetare indiane, dhe Jain (1929) siguron një raport përmbledhës të shkëlqyer të këtyre në veprën e tij mbi Veprimet bankare indigjene në Indi. Të dhëna të tilla më të hershme gjenden në tekste Vedike të Indisë së Lashtë (2,000-1,400 vjet para erës sonë), në të cilat “fajdexhiu” (kusidin) është përmendur disa herë dhe është përcaktuar si një huadhënës me interes. Referenca më të hollësishme dhe më të shpeshta të pagesës me interes, do të gjenden në tekstet më të vona të Sutra-ve (700-100 vjet para erës sonë) si edhe në Jatakat Budiste (600-400 vjet para erës sonë). Gjatë kësaj periudhe të vonë shprehen mendimet e para të përbuzjes për fajdenë. P.sh, Vasishtha, një ligjvënës i njohur hindu i asaj kohe, hartoi një ligj special i cili ndalonte kastat më të larta të Brahmanëve (priftërinjve) dhe të Kshatrijasve (luftëtarëve), të ishin fajdexhinj apo huadhënës me interes. Gjithashtu, në Jatakat, për fajdenë shprehen në mënyrë përbuzëse duke thënë: “asketë hipokritë janë akuzuar për praktikimin e saj”.

Nga shekulli i dytë pas Krishtit, sidoqoftë, fajdeja ishte bërë një term i njohur, meqenëse u përfshi në Ligjet e Manut të asaj kohe: “Interesi i përcaktuar përtej normës ligjore që është kundër (ligjit) nuk mund të mbulohet: ata e quajnë këtë një mënyrë kamatarie (të huadhënies)”, (Jain, 1929: 3-10). Ky dobësim i konceptit të fajdesë duket të ketë vazhduar gjatë rrjedhës së mëtejshme të historisë indiane, kështu që sot, ndërsa ende dënohet në parim, fajdeja i referohet vetëm interesit të kërkuar mbi kufirin ekzistues të pranuar shoqërisht dhe nuk është ndaluar apo kontrolluar më në ndonjë mënyrë domethënëse.

Fajdeja në filozofinë politike Perëndimore të Lashtë

Midis filozofëve të lashtë Perëndimorë, që e dënuan fajdenë mund të përmenden: Platoni, Aristoteli, të dy Katot, Ciceroni, Seneka dhe Plutarku (Birnie, 1958). Dëshmi se këto mendime gjetën pasqyrimin e tyre të njëkohshëm në ligjin civil të asaj periudhe, mund të shihen, p.sh, nga reformat Lex Genucia në Romën Republikane (340 para Krishtit) që interesi nxirrej krejtësisht jashtë ligjit. Megjithatë, në praktikë, mënyra të shmangies ndaj një ligjshmërie të tillë u gjendën dhe nga periudha e fundit e Republikës, fajdeja ishte përsëri dukuri e zakonshme. Ishte Partia Demokratike në Romë, që iu përkushtua përsëri kauzës së atyre që vuanin barrën e huas dhe nën flamurin e Jul Cezarit, u vendos për të një tavan prej 12% normë interesi, dhe më vonë nën Justinianin u ul edhe më tej midis 4% dhe 8% (Birnie, 1958). Haptazi, kjo la terren të përshtatshëm për mësymje mbi fajdenë, që Kisha do ta vinte në skenë, duke pasuar Kristianizimin e Perandorisë Romake.

Fajdeja në Islam

Kritika e fajdesë në Islam ishte shumë e fortë gjatë jetës së Profetit Muhammed dhe mbështetej nga mësime të Kuranit të Shenjtë (1) që daton në rreth 600 vjet pas Krishtit. Fjala e përdorur për fajdenë në këtë tekst ishte “riba”, që fjalë për fjalë do të thotë “teprim apo shtim”. Kjo ishte pranuar t’i referohej në mënyrë të drejtpërdrejtë interesit mbi huat kështu që, sipas ekonomistëve islamikë Choudhury (Çaudrri) dhe Malik (1992), në kohën e Kalifit Umar, ndalimi i interesit ishte një parim aktiv i mirë-vendosur, i integruar në sistemin ekonomik islamik. Nuk është e vërtetë që ky interpretim i fajdesë është pranuar në mënyrë universale apo zbatuar në botën islamike. Vërtet, një shkollë e mendimit islamik, që lindi në shekullin e 19, udhëhequr nga Sir Sayyed, argumenton ende një diferencim interpretues ndërmjet fajdesë, që pretendohet t’i referohet huadhënies dhe interesit konsumues, që ata thonë i referohet huadhënies për investim tregtar (Ahmad, 1958). Megjithatë, duket të jetë dëshmi në kohët moderne, ajo që Choudhury dhe Malik përshkruajnë si “një evolucion gradual i institucioneve të sipërmarrjeve financiare të interesit të lirë nëpër botë” (1992: 104). Ata citojnë, p.sh, ekzistencën aktuale të institucioneve financiare në Iran, Pakistan dhe Arabi Saudite, Dar-al-Mal-al-Islami në Gjenevë dhe kompanitë e besuara islamike në Amerikën e Veriut. Kjo praktikë në rritje, e veprimit bankar islamik, do të diskutohet më e plotë në një pjesë tjetër si një zbatim modern i ndalimit të fajdesë.

Fajdeja në Judaizëm

Kritika e fajdesë në Judaizëm i ka rrënjët e saj në pasazhe të ndryshme biblike, në të cilat marrja e interesit është ose e ndaluar, e dekurajuar ose e përbuzur.(2) Fjala hebraike për interesin është neshekh, që do të thotë fjalë për fjalë “një kafshatë” dhe besohet t’i referohet kërkesës së interesit nga këndvështrimi i debitorit. Në tekstet e bashkuara Eksodi dhe Levitiku, fjala thuajse pa dyshim aplikohet vetëm te huadhënia për nevojtarin dhe të varfrin, kur në Ligjin e Përtërirë (Deuteronomy), ndalimi përfshin gjithë huadhënien, duke përjashtuar vetëm marrëveshjet tregtare me të huajt. Në tekstin Levitik fjalët tarbit apo marbit janë përdorur gjithashtu për t’iu referuar mbulimit të interesit nga kreditori.

Veç këtyre burimeve biblike, ka shtrirje të ndryshme talmudike të ndalimeve të interesit, të njohura si avak ribbit, fjalë për fjalë “pare e interesit” që përdoret, p.sh në lloje të caktuara kontratash të shitjes, rentës dhe punës. Kjo dallohet nga fjalët rubbit kezuzah, që tregon interesin tipik në një shumë apo në një normë të rregulluar midis huadhënësit dhe huamarrësit. Ndryshimi në ligj është se ky i dyti, nëse është paguar nga huamarrësi te huadhënësi, është i rikuperueshëm nga huadhënësi, ndërsa i pari, me t’u paguar, nuk është i rikuperueshëm, ndonëse një marrëveshje e prishur nga paraja e interesit nuk do të imponohet. (Enciklopedia çifute, 1912).

Pavarësisht nga ndalimi i marrjes së interesit, ka dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se ky parim nuk vërehej gjerësisht në kohët biblike. Veç disa referencave në Testamentin e Vjetër për kreditorët që ishin kërkues dhe të paepur në nxjerrjen e interesit të tyre,(3) nga dorëshkrimet prej papiruseve Elefantiane (Elephantine) duket se midis çifutëve në Egjipt, në shekullin e pestë para erës sonë, ishte çështje e kursit që interesi do të ngarkohej mbi huat. (Enciklopedia çifute, 1971). Kjo natyrë bamirëse e ndalimit mbi interesin sugjeron se shkelja e saj nuk gjykohej si një kundërvajtje kriminale me sanksionet penale të caktuara, por më saktë si një shkelje morale.

Dukuria e evazionit, gjithashtu mund të shpjegohet pjesërisht me ndryshimin e kushteve ekonomike, të filluara në periudhën amoraike në Babiloni, kur ndalimi i interesit mendohej të mos ishte më i pajtueshëm me nevojat ekonomike të komunitetit. Me kohë, u vendos një formë standarde e legjislacionit të interesit, e njohur si hetter iskah, që do të thoshte leje për të formuar një ortakëri, që është bërë aq e pranuar sa që në ditët e sotme të gjitha transaksionet e interesit kryhen lirshëm sipas ligjit çifut, thjesht duke i shtuar vërtetimit apo marrëveshjes së interesuar fjalët  alpi hetter iskah (Enciklopedia çifute, 1971).

Fajdeja në Krishterim

Pavarësisht nga rrënjët çifute të saj, kritika e fajdesë ishte marrë përsipër më me pasion si një kauzë nga institucionet e Kishës së Krishterë, ku debati mbizotëroi me intensitet të madh mbi njëmijë vjet(4) Dekretet e Testamentit të Vjetër ishin ringjallur dhe një referencë e Testamentit të Ri për fajdenë u shtua të ushqente kauzën.(5) Bazuar mbi autoritetin e këtyre teksteve, Kisha Katolike Romake, nga shekulli i katërt para Krishtit, kishte ndaluar marrjen e interesit nga kleri: një rregull që ata e shtrinë në shekullin e pestë te laikët. Në shekullin e tetë, nën Karlin e Madh, ata ngulmuan më tej dhe e deklaruan fajdenë si një kundërvajtje e përgjithshme kriminale. Kjo lëvizje kundër-fajde vazhdoi të merrte vrull gjatë Mesjetës së hershme, dhe ndoshta arriti zenitin e saj në vitin 1311, kur Papa Klementi i Pestë bëri nxjerrjen absolute jashtë ligjit dhe deklaroi gjithë legjislacionin laik në favor të saj pa forcë ligjore. (Birnie, 1952).

Pas kësaj gjithnjë e më shumë dhe pavarësisht nga ndalime të shumta, të vazhdueshme nga Papët dhe legjislatorët civilë, u gjendën shtigje në ligj dhe kontradikta në argumentet e Kishës dhe bashkë me rritjen e baticës së komercializimit, kundër lëvizja pro-fajde filloi të rritej. Lindja e Protestantizmit dhe ndikimi i tij pro-kapitalist është i shoqëruar gjithashtu me këtë ndryshim (McGrath, 1990). Por duhet të vihet re se të dy, Luteri dhe Kalvini, shprehën disa rezerva rreth praktikës së fajdesë, pavarësisht nga besimi i tyre se kjo nuk mund të ishte e dënueshme në mënyrë universale. Kalvin, për shembull, renditi shtatë raste vendimtare në të cilat interesi mbetet “mëkatar” por këto u shpërfillën përgjithësisht dhe pozita e tij u mor si një sanksionim në masë i interesit (Birnie, 1952). Si rezultat i të gjithë këtyre ndikimeve, aty nga viti 1620, sipas teologut Ruston, “fajdeja kaloi nga qenie e një kundërvajtje kundër parimeve morale publike, që një qeveri e Krishterë pritej t’i jepte fund, të ishte një çështje e ndërgjegjes personale [dhe] një gjeneratë e re e moralistëve të Krishterë e ripërcaktuan fajdenë si interes i tepërt” (1993: 173-4).

Ky pozicion ka mbetur depërtues gjatë mendimit të ditëve të sotme në Kishë, siç sugjerojnë pikëpamjet dëshmuese të Kishës së Skotlandës (1988) kur ajo deklaron në raportin studimor të saj mbi etikën e investimit dhe veprimit bankar: “Ne pranojmë se praktika e interesit të ngarkuar për biznes dhe huave personale nuk është, në vetvete, e papajtueshme me etikën e Krishterë. Ajo që është më e vështirë të përcaktohet është nëse norma e interesit e ngarkuar është e drejtë apo e tepërt.” Në mënyrë të ngjashme, është ilustruese se, në kundërshtim me moralin e qartë të urdhrit kundër fajdesë i shprehur ende nga Kisha të Rerum Novarum i Papës Leo i XIII si “fajdeja e pangopur… një e keqe e dënuar shpesh nga Kisha por megjithatë ende e praktikuar në mënyra mashtruese nga njerëz dorështrënguar”, Sollicitude Rei Socialis e Papës John Paul II 1989 i mungon ndonjë përmendje e caktuar e fajdesë, përveç një nënkuptimi të vakët përmes pranimit të krizës së Huas të Botës së Tretë.

Fajdeja në mendimin reformist modern

Dikush mund të befasohet kur të zbulojë se Adam Smithi, pavarësisht nga imazhi i tij si “Ati i Kapitalizmit të Tregut-të Lirë”, dhe avokatisë së tij të përgjithshme të ekonomisë lassez-fair, doli me forcë në mbështetje të kontrollit të fajdesë (Jadlow, 1977; Levy, 1987). Kur ai kundërshtoi një ndalim të plotë të interesit, ai ishte në favor të imponimit të një norme interesi tavan. Kjo, mendoi ai, do të siguronte që huamarrësit e riskut të ulët, që mund të ndërmerrnin investime shoqërisht të dobishme, nuk ishin të përjashtuar nga fondet si rezultat i

“pjesës më të madhe të parave që duhej të jepej hua [duke qenë] se jepej hua për dorëlëshuarit dhe projektuesit [investitorëve në sipërmarrje spekulative të rrezikshme], të cilët vetëm do të ishin të gatshëm të jepnin normë të lartë interesi [jo të rregullt]”. (Smith, 1937: 339).

Ekonomisti i madh i shekullit të njëzetë, John Maynard Keynes, mbajti një pozicion të ngjashëm duke besuar se

“hulumtimet e skolastikëve [mbi fajdenë] ishin drejtuar drejt shpjegimit të një formule që do të lejonte programin [planin] e efikasitetit margjinal të ishte i lartë, ndërsa duke përdorur rregullin, zakonin  dhe ligjin moral për të mbajtur poshtë normën e interesit, kështu që një Qeveri e mençur është e interesuar ta mbajë atë nën fre me statut dhe zakon dhe madje duke evokuar sanksione të Ligjit Moral” (1936; 351-3)

Një tjetër ekonomist reformator më pak i njohur kundër fajde ishte Silvio Gesell (1904). Megjithëse Keynes shkruante se bota mundej të mësonte më shumë prej tij sesa nga Marksi. Gesell, si një tregtar i suksesshëm i shekullit të nëntëmbëdhjetë, në Gjermani dhe Argjentinë, e dënoi interesin mbi bazën se shitjet e tij ishin më shpesh të lidhura me “çmimin” e parasë (d.m.th, interesin) sesa nevojat e njerëzve apo cilësinë e produkteve të tij. Propozimi i tij, i bërjes së parave një subjekt të shërbimit publik ndaj një tarife përdorimi, çoi në eksperimentim të gjerë në Austri, Francë, Gjermani, Spanjë, Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara nën flamurin e së ashtuquajturës “lëvizja shkrim stampë”. Por këto iniciativa të gjitha u ndrydhën kur suksesi i tyre filloi të kërcënonte monopolet kombëtare të veprimit bankar (Kennedy, 1995). Margrit Kennedy (1995), një profesor Gjerman në Universitetin e Hanoverit, është një nga kritikët bashkëkohorë më në zë, i interesit që mbështeti idetë e Gesellit, duke besuar se “interesi … vepron si kancer në strukturën tonë shoqërore”. Ajo pranon shkakun për “interesin dhe paranë e lirë inflacion” duke sugjeruar një modifikim të praktikës së veprimit bankar për të inkorporuar një tarifë qarkullimi mbi paranë, duke vepruar disi si një mekanizëm negativ i normës së interesit.

Përfundimisht, një tjetër shkollë e kritikëve modernë të interesit, i ka rrënjët e saj në punën plotësuese të disa reformatorëve socio-ekonomik të hershëm të shekullit të njëzetë, domethënë Douglas (1924), Simons (1948), Fisher (1935) dhe Soddy (1926). Premisa kryesore e tyre e përbashkët ishte se është plotësisht e gabuar dhe e papranueshme për bankat tregtare, të mbanin një monopol mbi paranë apo procesin e krijimit të kreditit. Për bankat e asaj kohe interesi i ngarkuar (përfshirë për qeverinë) në para, që ato kishin krijuar në radhë të parë nga asgjë-ja, duke mos provuar kosto dobie apo sakrifice,(i) në praktikë është njësoj: imorale dhe mashtruese. Sisteme të ndryshme alternative janë propozuar nga autorë origjinalë dhe janë çuar përpara nga pishtarmbajtës të epokës së tyre moderne, për shembull, Sekretariati i Kreditit Shoqëror dhe Komiteti mbi Reformën Monetare dhe Ekonomike.

Përsiatje për kritikën e fajdesë

Gjatë historisë të kritikës së fajdesë, arsye të ndryshme dhe racionale janë nxitur në përkrahje të këtij pozicioni. Ndërsa disa janë unike për tradita të veçanta apo individë, shumë ecin në terren të përbashkët, që kjo pjesë do të përpiqet shkurtimisht t’i sintetizojë.

Fajdeja si e ardhur e pafituar [e pamerituar]

Kundërshtimi më i thjeshtë dhe ndoshta më i hershëm i Kishës ndaj fajdesë ishte mbi baza që kjo përbënte të ardhurën e pa fituar, një ide që buron nga doktrina e saj e përgjithshme e Çmimit të Drejtë. Këshilli Luterian i 1515 e shpreh qartë një pikëpamje të tillë të Kishës:

“Ky është interpretim tipik i fajdesë kur fitimi kërkohet të sigurohet nga përdorimi i një [sendi], jo produktiv në vetvete (si një kope apo një fushë) pa punë, pa shpenzim apo rrezik nga ana e huadhënësit.” Birnie e përforcon këtë argument duke përmendur se “të jetosh pa punë ishte gjykuar si e panatyrshme, po kështu Dante i vendos fajdexhinjtë në të njëjtin rreth të ferrit si banorët e Sodomit dhe praktikuesit e tjerë të vesit të panatyrshëm” (1952:4).

Ky është arsyetimi që edhe Ahmadi përdor për të shpjeguar përse në Islam Zoti  “lejon tregtinë por ndalon fajdenë”; “Ndryshimi është se përfitimet janë rezultat i iniciativës, sipërmarrjes dhe rendimentit. Ato rrjedhin pas një procesi krijim-vlere të përcaktuar. Nuk ngjet kështu me interesin”; edhe “interesi është i caktuar, fitimi luhatet. Në rastin e interesit ju e dini fitimin tuaj dhe mund të jeni i sigurt për të. Në rastin e fitimit ju duhet të punoni për ta siguruar atë” (1958:25). Ndoshta Aristoteli kishte të njëjtat mendime në mendje kur ai argumentoi se “një monedhë nuk mund të lindë një tjetër”.

Ka një dimension tjetër psiko-politik për këtë argument. Jetëshkruesi i Kenseyit, Skidelski, në mënyrë intriguese komenton se “Ndjenja e Kenseyit se, qe në një nivel shumë të thellë të jetë kapur nga matematika, “dashuria për para”, si një qëllim, jo një mjet, është në themelin e problemit ekonomik të botës” (1992:454).

Prandaj, në një nivel themelor të analizës të ashtuquajturat të këqijat e fajdesë duhet të kuptohen si të jenë të lidhura me paranë duke qenë një konstrukt social psikologjik i ligjëruar nga dinamika e pushtetit të një ekonomie politike të dhënë, e cila mund të jetë ose jo e ligjëruar në mënyrë demokratike dhe të ndërgjegjshme. Një ilustrim i këtij të kuptuari mund të shihet në traditën e Krishterë, ku Jezusi është pyetur nëse duhet t’i paguhen taksa Cezarit. Para se të shqiptonte fjalët e famshme, “I jepni Cezarit atë që i përket Cezarit,” (Lluka 20:25) ai, në mënyrë domethënëse, në fillim kërkon t’i tregojnë një monedhë, dhe pyeti:

“E kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?” (Lluka 20:24).

Me fjalë të tjera, “Çfarë strukture pushteti e ligjëron këtë monedhë?” Përgjigja e Jezusit sidoqoftë tha shumë më tepër sesa thjesht “paguani taksat tuaja”. Kjo i dha shkas tamam pyetjes të dinamikës së forcës psiko-shpirtërore, që formojnë rrënjët e thella të marrëdhënies njerëzore në ekonomi dhe të cilat kanë bërë që gjithmonë çështjet e ekonomisë politike të jenë qendrore për dëshmi profetike.

Fajdeja është ajo çka shënon dallimin midis parasë, që është thjesht një mekanizëm abstrakt i kontraktuar në mënyrë shoqërore, për lehtësi midis ofertës dhe kërkesës dhe parasë si një qëllim në vetvete. Si një qëllim në vetvete, si një produkt shoqëror i ligjëruar përmes fajdesë, për të taksuar tjetër veprimtari ekonomike, procesi i ndershëm i të jetuarit me anë të djersës së ballit, është qark që bëhet i shkurtër. Dinjiteti i vërtetë dhe shpërblimi i plotë i punës së zakonshme është rrezikuar. Paraja kështu bëhet forcë vete-përjetësuese në vetvete dhe jo vetëm një faktor ndërmjetës i pushtetit. Dhe është pamëshirshmëria e interesit të shtuar, pa marrë parasysh fatkeqësinë që vendos mizorinë e fuqishme të fajdesë, pavarësisht nga fitimi i bazuar në drejtësi. Në një linjë me komentin e Skidelskit për Keynesin, dikush mund të shikojë se është dashuria për para si një qëllim në vetvete, jo përdorimi i parasë vet, kjo thuhet të jetë burimi i gjithë të keqes (Dhjata e Re, 1 Timoteut 6). Ishte në pranimin e varfërisë të ketë mekanizma reagimi korrigjues që Islami jo vetëm që e ndalon fajdenë, por edhe  imponon zekatin, apo taksën e pasurisë. Dhe ende më radikal, Testamenti i Vjetër propozon një korrigjim ekonomik komplet përmes procesit “Jubile” çdo pesëdhjetë vjet (Levitiku 25), ndonëse nuk ka dëshmi që rishpërndarje e tillë në masë e pasurisë në të gjitha format, ishte kryer vërtet ndonjëherë. Ndoshta është një vizion profetik, koha e të cilit do kohë të vijë.

Fajdeja si faturim i dyfishtë

Një arsyetim pak më i errët u përdor nga Kisha, më vonë në Mesjetë, për të forcuar doktrinën e saj kundër-fajde. Duke hartuar disa prej koncepteve të Ligjit Civil, argumentohej se paraja ishte një e mirë e konsumueshme (e këmbyeshme reciprokisht), sepse zotërimi [pasuria] kaloi nga huadhënësi te huamarrësi gjatë transaksionit të huas (mutuum(ii)) me çmimin e drejtë të “shitjes” duke qenë si pasojë sasia ekzakte e parasë së vënë më parë. Prandaj të kërkosh për më shumë në formën e interesit ishte ilegale dhe imorale,

“si të shisje një copë bukë dhe pastaj ta ngarkoje [me pagesë] veç për përdorimin e saj” (Birnie, 1952:6).

Apo, siç aludon Aquinasi në Summa Theologiae të tij, do të ishte si të shisje të njëjtën gjë dy herë (Ruston, 1993).

 Fajdeja si shfrytëzim i nevojtarit

Dënimi i fajdesë në formën e ngarkimit për huat për të varfrin dhe nevojtarin është një temë periodike në disa tradita. Është i qartë kuptimi kontekstual i pasazheve çifute biblike te Eksodi dhe Levitiku (Enciklopedia çifute, 1971), dhe Ruston sugjeron se

“objektivi fillestar i ligjeve mesjetare të fajdesë ishte ekuivalenti mesjetar i “fajdexhiut” [por] teoria mesjetare ishte e pakënaqshme, sepse ajo nuk mund të dallonte huan e dobishme nga ajo tiranike” (1993:173).

Shkolla e Sir Sayyed në Islam, në mënyrë të ngjashme interpreton riba si “forma primitive e huadhënies kur paraja jepej për qëllime konsumuese” (Ahmad, 1958:21). Në traditën indiane, ky të kuptuar i fajdesë gjithashtu mund të zbulohet, siç është e dukshme nga ky citim i shekullit të njëzetë:

“Fajdeja është – më brutalja, më shtrënguesja, më e pamëshirshmja ajo – që ha palcën nga kockat e raiyat [kultivuesit] dhe e dënon atë në një jetë mjerimi dhe skllavërie.” (Jain, 1929:110-111).

Ruston pohon (1993) se fajdeja si shfrytëzim i nevojtarit ekziston ende në kohët moderne. Ai citon si një shembull zbulimet e raportit të Institutit të Studimeve të Politikës, 1992, që arrin në përfundim se të varfrit paguajnë më shumë në terma absolut për paranë e tyre, ndërsa kërkojnë kredi vetëm për nevojat absolute sesa të financojnë blerjen e mallrave luksoze që ata nuk mund t’ia lejojnë vetes. Kjo ka dalë nga një studim i aktual nga Këshilli Konsumator Kombëtar, (1995) mbi shërbimet financiare dhe konsumatorët me të ardhura të ulëta; siç e ka thënë një person:

“Është si të jesh kapur, u kape, pastaj ata [huadhënësit\bankat] fillojnë të të mbështjellin.”

Prandaj, i varfri duhet të dërsijë dyfish vetëm që i pasuri të mund të jetojë me interesin.

Një argument njëlloj modern lidhet me impaktin shoqëror shkatërrues të së ashtuquajturës “kriza e borxhit e Botës së Tretë”, një situatë që edhe Papa John Paul II (1989), e pranon në Sollicitude Rei Socialis të tij, kur ai deklaron:

“Kapitali i lypur nga vendet debitorë, për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës, tani duhet të përdoret për pagesat e interesit mbi borxhet e tyre”.

Kjo shfaqje kritike moderne e fajdesë është trajtuar më në thellësi dhe hollësi në veprat gjithë-përfshirëse të Susan George-it, Më mirë një Fat më i keq sesa Borxh (1988) dhe Borxhi Bumerang (1992) midis shumë të tjerave. Për tani, ia vlen vetëm të nxirren në pah kritikët e sistemit të veprimit bankar Islamik të lirë nga interesi; që nëse borxhi kryesor gjatë 1970-tës, ishte dhënë mbi një bazë investimi drejtësie, vendet debitorë nuk do të ishin kapur në shqetësimin e interesit të shtuar në norma të vendosur nga faktorë jo të brendshëm makroekonomik. Kostot e shërbimit nuk mund të jenë zhvilluar, kur në të njëjtën kohë shumë çmime mallrash paguar ndaj vendeve debitorë, u rrënuan. E ardhura në kapital dhe ndoshta vetë shpërblimi kapital, duke qenë i krahasueshëm me një mirëqenie ekonomike të vendit, do të jetë luhatur sipas aftësisë për të paguar. Vendet debitore do të kenë shijuar si pasojë sigurim fiskal të ngjashëm me atë të një kompanie të pajisur dobët. Natyrisht, fakti se shumë borxh themelor përfshin dollarë të ricikluar nga nafta, që prodhojnë vendet myslimane është një ironi, dhe një turp, që nuk duhet t’i shpëtojë dhe vëzhgimit të thjeshtë me sy dhe të shihet hipokrizia e vendeve që promovojnë fajdenë, si Britania dhe Shtetet e Bashkuara udhëheqësit e të cilave shpesh proklamojnë vlerat e krishtera. Sidoqoftë, duke zbatuar qasjen islamike, shumë prej mjerimit njerëzor mund të ishte shmangur. Duke zbatuar të njëjtin parim, ky do të mund të ishte shembulli për individë të panumërt dhe ndërmarrje të kapura në grackën e varfërimit përmes borxhit jothemelor.

 Fajdeja si një mekanizëm i rishpërndarjes së padrejtë të pasurisë

Vërejtja se fajdeja vepron si një meka-nizëm me anë të të cilit “i pasuri bëhet më i pasur dhe i varfri bëhet më i varfër”, është e përbashkët për shumë tradita. Islami nuk e pranon interesin financiar mbi baza që ai hedh poshtë parimin e shpërndarjes se drejtë që ekonomia politike e tij përpiqet ta ruajë:

“Interesi në çdo vlerë vepron në transferimin e pasurisë nga sektori pa aset i popullsisë”. (Choudhury dhe Malik, 1992:51).

Duke ardhur nga një perspektivë plotësisht e ndryshme si një vet deklarues “individualist”, Birnie arrin një konkluzion të ngjashëm:

“Interesi, duke e bërë kapitalin pothuajse një monopol, në mënyrë të efektshme ndalon vendosjen e një sistemi të vërtetë konkurrues” (1958:1). Kenedi (1992) jep disa dëshmi empirike të shkëlqyera të kësaj dukurie, që lidhen me Gjermaninë më 1982. Ajo tregon se, kur 2.5 milion familjet më të varfra paguan (neto) 1.8 bilion DM (marka gjermane gjatë viteve 1948-2002) në interes, 2.5 milion familjet më të pasura morën (neto) 34.2 bilion DM. Ajo madje vazhdon të sugjerojë se ky mekanizëm i mbuluar i rishpërndarjes, teknikisht vepron kundër të drejtave kushtetuese të individit, në shumë vende të caktuara, që paraja është një shërbim shtetëror te i cili publiku duhet të ketë akses të barabartë.

Efekti psikologjik i kësaj mbi të varfrin, në mënyrë relative, mund të shihet të zmadhohet kur thjesht vlerësime sasiore të transfertave nga i varfri te i pasuri, zëvendësohen nga interesimi i kostos kualitative të një transferimi të tillë pasurie. Për të pasurin në mënyrë relative, leverdia e fitimit e siguruar nga fajdeja është margjinale ndaj leverdisë tashmë substanciale të shumës themelore. Parimi i zvogëlimit të leverdisë margjinale të pasurisë, si pasojë aplikohet në çdo njësi shtesë të pasurisë të siguruar nga fitime interesi. I varfri, sidoqoftë, përjeton të kundërtën e kësaj. Për ta, humbja në leverdi [dobi] e shkaktuar nga që duhet të paguajë interes është në mënyrë kualitative më e madhe sesa fitimi për të pasurin. Çdo njësi e interesit të paguar shkakton rritjen e humbjes së leverdisë margjinale. Lejimi i fajdesë që të operojë në një ekonomi, si pasojë zvogëlon leverdinë e përgjithshme në ekonomi. Kjo mund të konsiderohet si një nga argumentet më të forta kundër fajdesë. Çdo justifikim i saj, si një instrument ekonomik efiçent, do të duhet së pari të demonstrojë se ajo funksionon për të shtuar leverdinë totale. Në mungesë të demonstrimit të tillë, ajo mund të dënohet në mënyrë të justifikueshme si një mjet i tiranisë.

Fajdeja si një faktor i  paqëndrueshmërisë ekonomike

Kundërshtimi kryesor i Gesellit (1904) ndaj interesit është se ai është një faktor endemik në paqëndrueshmërinë e ekonomive të bazuara në interes, d.m.th ciklet e bumit dhe dështimit, recesionit [rënies] dhe rigjenerimit. Në mënyrë të ngjashme, Ahmad, duke argumentuar nga një perspektivë islamike, pretendon

“problemi më i madh në ekonominë kapitaliste është ai i krizave [dhe] interesi luan një rol të veçantë në shkaktimin e tyre” (1958:36).

Edhe Keynesi, luftëtar për politikën monetare të bazuar te interesi, pranon faktin se

“norma e interesit nuk është vetrregulluese në nivelin që i shkon më mirë përfitimit shoqëror por vazhdimisht synon të ngrihet më lart” (1936:350). Kenedy (1995) është më i guximshëm, duke sugjeruar se rritja shtesë e interesit në fakt mund të shkaktojë inflacion. Ajo tregon, për shembull, sesi në Gjermani, kur e ardhura qeveritare, Produkti i Përgjithshëm Bruto, dhe fitimet dhe pagat e ardhura mesatare e fituesit [personit] u ngrit afërsisht rreth 400% midis viteve 1968 dhe 1989, pagesat e interesit të qeverisë u ngritën me 1,360%, që ajo pohon, le të nënkuptojë një efekt inflacioni.

Fajdeja si ulje [zhvlerësim] e së ardhmes

Arsyeja e fundit e përmendur për të dënuar fajdenë lidhet me konceptin dhe praktikën e zhvlerësimeve [pakësimin] të vlerave të ardhme. Nga që interesi i shtuar çon në një vlerësim në kapitalin monetar të investuar, është konsideruar e arsyeshme për njerëzit për të parapëlqyer të kenë një sasi specifike parash [kesh] tani, sesa të njëjtën sasi ndonjë ditë në të ardhmen. Kjo logjikë e thjeshtë, rrallë dyshuese, ka disa ngatërresa shkatërrimtare. Për shembull, Pearce dhe Turner (1990), vunë re se zhvlerësimi prek normën në të cilën ne harxhojmë burime natyrale –  sa më e lartë norma e zhvlerësimit (e rrjedhur pjesërisht nga norma e interesit), aq më shpejt burimet janë të mundshme të shterojnë. Daly dhe Cobb (1990), e morën këtë vërejtje në konkluzionin e tyre logjik dhe treguan se zhvlerësimi [ulja] mund të çojë në zhdukjen “e arsyeshme ekonomikisht” të një lloji, thjesht  nëse norma e fitimit ekzistuese, ndodh të jetë më e madhe sesa norma e riprodhimit të llojit të shfrytëzuar. Një pasojë tjetër e parimit të zhvlerësimit, argumentuar nga Kula, është se

“në vlerësimin e projekteve të investimit afatgjatë, veçanërisht ato në të cilat përfitimet dhe kostot janë të ndarë nga njeri-tjetri, me një interval të gjatë kohe, rregullat e vlerës së pranishme neto, udhëheqin marrësin e vendimit të shtojë në maksimum dobinë [leverdinë] të brezave aktualë në dëm të atyre të së ardhmes” (1981:899).

Në këtë kontekst, është e përshtatshme të vërejmë se, tipari kryesor që dallon ekonominë financiare nga ekonomia e natyrës, është se njëra operon mbi një bazë interesi të shtuar, ndërsa tjetra është bazuar në interesin e thjeshtë. Paraja e depozituar në bankë mund të japë 10% plus interes mbi shumën e shtuar vitin pasardhës, por në natyrë, nëse ju lini prodhimin e këtij viti të mollëve në pemë, ju vështirë se merrni një prodhim më të bollshëm, në mënyrë të shtuar vitin tjetër! Prandaj, fajdeja lejon një ndarje midis ekonomisë financiare dhe asaj ekologjike. Rezultati është: ose shkatërrim progresiv i natyrës, ose në mungesë të drejtësisë së rishpërndarjes shoqërore, një nevojë e pranishme [e përfshirë në strukturë] për dështime periodike financiare gjatë gjithë historisë. Kuptimi është treguar mirë nga ilustrimi se nëse Juda Iskariot do të kishte investuar tridhjetë monedhat e tij të argjenda, me vetëm pak normë përqindje (percentage point)  rritje, të ripagueshme në argjend si i sotmi, shuma e argjendit e kërkuar do të ishte e barabartë me peshën e Tokës.

Etika e nënkuptuar, apo mungesa e kësaj, e zhvlerësimit [uljes] mund të përdoret për të ilustruar qartë, përse fajdeja prish botën natyrale si edhe marrëdhëniet shoqërore. Për shembull, kini parasysh impaktin e vlerës së pranishme neto të ulte metodologjinë e qarkullimit të parasë në vlerësimin e shkëmbimit midis kapitalit natyral dhe atij të krijuarit nga njeriu, që, gjatë plotësisë së kohës, mund të justifikohet, zakonisht vetëm nëse dobia e brezave të ardhshëm është ulur (McIntosh, 1996). Kjo shkel drejtësinë ndër-breznore, një parim kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të njohur nga Komisioni i Brundtland-it 1987 dhe Samiti i Rio Earth-it 1992 i Kombeve të Bashkuara. Ajo gjithashtu shkel një perceptim të vjetër të jetesës së drejtë, që fluturon pa marrë parasysh supozimin e vlerës kohore të parasë, në të cilën normat e interesit janë bazuar: domethënë, ajo shkel mundësinë e shumë përdoruesve tradicionalë të tokës që toka duhet t’i kalohet brezit tjetër, të paktën me aq dashamirësi siç ishte trashëguar nga stërgjyshërit. Zhvlerësimi si sfond i fajdesë, mund të paraqitet kështu si mjet i trishtuar i përdorur për të justifikuar vjedhjen e të ardhmes së fëmijëve. Kërkimi i bazave teorike dhe ilustrimet praktike të këtij argumenti, ndoshta sigurojnë shumë mundësi për hulumtim mikro dhe makro ekonomik në ekonominë ekologjike.

Një aplikim modern i ndalimit të fajdesë

Veprimi Bankar Islamik

Një pjesë e mëparshme mbi ndalimin islamik të fajdesë përmend mospranimin nga Islami të interesit financiar apo riba, kryesisht mbi baza të shpërndarjes negative të drejtësisë dhe efekteve të drejta. (Khan, 1986). Nga ky ndalim janë zhvilluar ndoshta sistemet më të sofistikuara dhe tërësisht teorike të ekonomisë politike të interesit të lirë në botë (Choudhury dhe Malik, 1992).

Metodat e veçanta për të implementuar operacionet bankare Islamike janë qendërzuar rreth qasjeve të bazuara në drejtësinë financiare, më veçanërisht Mudarabah – një xhoint vencer(iii) midis bankës dhe një “partneri” të dy që kontribuojnë në kapitalin e projektit dhe ndajnë fitimin apo humbjen – dhe Musharakah – në të cilin, gjithë kapitali për një investim është siguruar nga banka si shpërblim për një pjesë të paracaktuar të përfitimit apo humbjes së biznesit të ndërmarrë (Khan & Mirakhor, 1986).

Banka e parë moderne Islamike e themeluar më 1960 në Egjipt (Bankieri, 1989) dhe në tre dekadat e ardhshme, veprimtaria bankare Islamike është rritur në një industri me 80 bilion $ në depozita dhe 100 banka dhe kompani financiare (Khalaf, 1995). Shumë nga kjo rritje ka qenë rezultat i përpjekjeve tërësore nga Irani, Pakistani dhe Sudani gjatë 10 viteve të kaluara për të ristrukturuar sistemet e tyre të operacioneve bankare kombëtare për t’i sjellë ato në përputhje me ligjin Islamik të Sheriatit (Aftab, 1986; Ekonomisti, 1992). Veç kësaj, numrat e shtuar të bankave jashtë këtyre vendeve, përfshirë vendet Perëndimore, kanë filluar të ofrojnë shërbime bankare Islamike paralele (O’Brien & Palmer, 1993). Deri më 1996, Mbretëria e Bashkuar bashkoi këto seri të fundit, me Banka Tregtare Flemmings (1996) duke ofruar shërbimin e parë bankar Islamik, Fondi Oaze, për klientët britanikë.

Avantazhet e pranuara të qasjes bankare Islamike për financën janë se çojnë në: më shumë të drejtë dhe shpërndarje të paanshme të burimeve; më shumë përgjegjësi dhe huadhënie fitimprurëse, në saj të marrëdhënies medoemos më të ngushtë klient-bankë; më pak cikle biznesi të paqëndrueshme; dhe më shumë sisteme bankare të qëndrueshme (Taylor & Evans, 1987); si edhe “efiçencë relative të sistemit të parasë interesi i lirë ndaj sistemit alternativ bazuar te interesi” (Darrat, 1988). Nga ana tjetër industria bankare Islamike është kritikuar mbi një numër problemesh gjithashtu; për mungesën e saj të uniformitetit dhe standardizimit të produkteve, sisteme llogaritje dhe aprovime nga borde të ndryshme sharia (Khalaf vepër e cit); komplikacione të ndryshme të borxheve-të këqija (Shreeve, 1988); ngarkesë mbledhje-informacioni mbi konsumatorë potencialë dhe bankat vetë për të garantuar sigurinë dhe fitimprurshmërinë e fondeve të tyre, si edhe mungesa e një mekanizmi normë interesi për ta përdorur si mjet makroekonomik (Ekonomisti, 1992). Megjithatë, këto kufizime duhet të shihen ndaj sfondit të operacioneve bankare Islamike si një treg i ri novator dhe i zhvilluar.

Përfundime

Kumtesa e mësipërme është përpjekur të përshkruajë me pak fjalë historinë ekstensive të kritikës së fajdesë, dhe për të kristalizuar dhe sintetizuar bazat kryesor të argumenteve të përdorura në mbështetje të këtij pozicioni. Fakti që jetojmë në një sistem ekonomik global, që është më shumë se kurrë më parë i bazuar në interes\kamatar si pasojë, shtron pyetjen: A janë secila prej këtyre kritikave të së kaluarës, ose serioze dhe mjaft bindëse, ose aktualisht mjaft të përshtatshme për të merituar një sfidë legjitime për gjendjen ekzistuese? Në opinionin e autorëve, secila prej arsyeve të cituara në kritikën e fajdesë, ndoshta me përjashtimin e “faturimit të dyfishtë”, duket më urgjente dhe e përshtatshme tani sesa kurrë. Në veçanti, është besimi i autorit se individët apo organizatat në Perëndim me para për të investuar, veçanërisht ata që iu pëlqen ta quajnë veten si të moralshëm, mund të kenë disi më shumë për të mësuar nga Islami, sesa është e pranuar në përgjithësi. Por së pari, shoqëria ka nevojë të rindërgjegjësohet për lidhjen e debatit të fajdesë së vjetër në kohët moderne.

Bibliografi:

Aftab, M. (1986) “Lëvizjet pakistaneze në veprimtarinë bankare Islamike”, Bankieri 136: 57-60.

Ahmad, S.A. (1958) Ekonomia e Islamit (Një studim krahasues), Lahorë, India: Sh. Muhamad Ashraf.

Banka Tregtare Flemmings (1996) Prospekt Fond Oazë

Bankieri (1989) “Veprimtaria Bankare Islamike” Maj, 12-13

Birnie, A. (1958) Historia dhe etika e interesit, Londër: William Hodge & Ko.

Blaxton, J (1634) Fajdexhiu anglez, apo fajdeja e dënuar, Rishtypur Amsterdam: Theatrum Orbis Terrarum, 1974.

Choudhury, M.A. dhe Malik, U.A. (1992) Themelet e ekonomisë politike islamike, Londër: MacMilan.

Culpeper, T (1621) Një trakt kundër fajdeve, rishtypur, Amsterdam: Theatrum Orbis Terrarum, 1974.

Daly, H. E. dhe Cobb, J. B. (1990) Për të mirën e përbashkët, Londër: Greenprint.

Darrat, A. F. (1988) “Sistemi bankar Islamik i Interesit të Lire: Disa dëshmi empirike”, Ekonomi e Aplikuar 20 (3): 417-25.

Douglas, C. H. (1924) Krediti shoqëror, Belfast: Publikime K. R. P.

Ekonomisti (1992) “Interesi i Islamit”, 18 janar, 59-60

Ekonomisti (1992) “Veprimtaria bankare përtej vellos”, 4 prill.

Enciklopedia çifute (1912), vol. XII, Nju Jork dhe Londër: Funk & Wagnals Ko.

Enciklopedia çifute (1971) Volumi 16, Jerusalem: Shtëpia botuese: Keter.

Fenton, R. (1611) Një traktat i fajdeve, rishtypur, Amsterdam: Theatrum Orbis Terrarum, 1974.

Fischer, I. (1933) Para 100%, Nju Jork: Botuesit Adelphi

George, S. (1988) Një fat me i keq sesa borxh, Londër: Penguin

George, S. (1992) Borxhi Bumerang, Londër: Penguin

Gesell, (1904) Die Naturliche Wirtschaftsordnung. Nurenberg: Rudolf Zitsman Verlag.

Jadlow, J. M. (1977) “Adam Smith mbi Ligjet e Fajdesë”, Revista e Financës, 32: 1195-200.

Jain, L. C. (1929) Veprimtari bankare indigjene ne Indi, Londër: MacMilian & Ko.

Kennedy, M. (1995) Interesi dhe inflacioni i parasë së lirë, Okemos Seva International

Keynes, J. M. (1936) Një teori e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Londër; MacMilan & Ko.

Këshilli Kombëtar i Konsumatorit (1995) “Raport mbi shërbimet financiare dhe konsumatorëve me të ardhura të ulëta” Londër: NCC.

Khalaf, R. (1995) “Shtesa e analizuar e veprimtarisë Bankare Islamike”, Financial Times, 28 Nëntor.

Khan M.S. (1986) “Veprimtaria Bankare Islamike e interesit të lirë”, IMF Staff Papers 33;  1-27.

Khan, M. S. dhe A. Mirakhor. (1986) Kuadri dhe praktika e veprimtarisë Bankare Islamike. Financa dhe Zhvillimi, shtator, 32-36

Kisha e Skotlandit (1988) Raport i Komisionit Special mbi etiken e investimit dhe operacionit bankar.

Kula, E. (1981) “Brezat e ardhshëm dhe zhvlerësimi i rregullave në vlerësim të investimeve të sektorit publik”Mjedisi dhe Planifikimi. A, 13; 899-910.

Levy, D. (1987) “Rasti i Adam Smithit për ligjet e fajdesë”, Historia e Ekonomisë Politike, 19; 387-400.

McGrath, A. E. (1990) Një jetë e John Kalvin, Londër: Shtypi Blackwell.

McIntosh, A. (1996) “Gabimi i supozimit të zhvlerësimit simetrik në zëvendësimin e kapitalit natyral dhe të krijuar nga njeriu.” “Revista e Ligjit dhe Fesë”, XI:2 (e ardhshme).

O’Brien, J. dhe M. Palmer (1993) Gjendja e atlasit të fesë, Londër Simon dhe Shuster.

Pandya, N. (1996) “Rritja e interesit në Islam”, Guardian Money, 25 Maj.

Papa Leo XIII. (1981) Revum Novarum: Enciklikë mbi gjendjen e klasave punetore, Botim studim qindvjeçar, Londër: Shoqëria e Vërtetë Katolike, 1983.

Pearce, D. W dhe Turner, R. K. (1990) Ekonomia e burimeve natyrale dhe mjedisi, Londër: Harvester Wheatsheaf.

Price, C. (1990) Koha, zhvlerësimi dhe vlera, Oksford: Blackwell

Ruston, R. (1993) “A ka rëndësi se çfarë bëjmë ne me paratë tona?” Priftërinjtë dhe njerëzit, Maj, 171-77.

Simons H. C. (1948) Politika ekonomike për një shoqëri të lirë, Çikago: Universiteti i Shtypit të Çikagos.

Skidelsky, R. (1992) John Maynad Keynes: Ekonomisti si shpëtimtar, 1920-1937 Volumi 2, Londër: MacMillan.

Smith, H. (1951) Një Përgatitje për martesë; Nga Darka e Zotit; Nga fajdeja, rishtypur, Amsterdam: Theatrum Orbis Terrarum, 1975.

Soddy, F. (1926) Pasuria, pasuria virtuale dhe borxhi, Nju Jork: Dutton.

Shreeve, G. (1988) “Pagimi i çmimit të suksesit tënd” Bankieri 138: 17018.

Taylor, T. W. Dhe Evans J. W. (1987) “Banka Islamike dhe ndalimi i fajdesë ne mendimin ekonomik perëndimor”, Banka Kombëtare Wesmenister, Reviste tremujore, Nëntor 15-27.

Wilson, T. (1572) Një diskutim mbi fajdenë, rishtypur, Londër: G. Bell & Sons, 1925.

Fundshënimet:

Nga më të rëndësishmet e këtyre mësimeve në: Suren 2 ajetet 188, 274-280; Suren 3 ajeti 130; Suren 4 ajetet 29, 161; Suren 9 ajetet 34, 35, 43; Suren 30 ajeti 39.

Eksodi 22:24-25; Levitiku 25:35-37;  Ligji i përtërirë 23:19-21; Ezekieli 18:20; Fjalët e urta 28:8; Psalmet 15:5; Nehemia 5:7.

1 i Samuelit 22:2; 2 i Mbretërve 4:1; Isaia 50:1.

Për më shume të dhëna të hollësishme të dorës së parë në debatin teologjik mbi fajdenë, veçanërisht gjatë shekujve të 16 dhe 17, disa tekste të ribotuara origjinale nga kjo periudhë përfshijnë autorët: Blaxton (1974); Culpeper (1974); Fenton (1975); Smith (1975) dhe Wilson (1925).

Lluka 6:34.

 

Për autorët:

Wayne A. M. Visser është themeluesi dhe Drejtuesi i CSR International (Corporate Sustainability & Responsibility) si dhe autor i shtatë librave, ndër të cilët pesë libra të tij trajtojnë rolin e biznesit në shoqëri.

Alastair MacIntosh është autori i “Tokë dhe shpirt: Njerëzit kundër pushtetit të korporatës”, e shkruar së bashku me George Monbiot dhe Peshkopi i Liverpulit si “një libër që të ndryshon-jetën”. Ai është një Mik i Qendrës së Skotlandës për Ekologjinë Humane, dhe ka botuar shume artikuj mbi çështje të gjendjes në botë dhe nevojën për t’i kuptuar ato nga një perspektivë shpirtërore. Një Kuaker ne traditën e krishterë, ai shërben si një këshilltar për Xhaminë Qendrore të Glaskout dhe zhvillon leksione për rëndësinë e bashkëjetesës paqësore në Joint Services Command & Staf Kolegji – Kolegji ushtarak kryesor Britanik. Shumë nga veprat e tij mund t’i gjeni direkt ne:

http://www.alastairmcintosh.com

Redaksia e Vërtetësisë u është mirënjohëse autorëve dhe i falënderon me respekt që na dhanë leje për ta ribotuar në gjuhën shqipe këtë artikull të botuar në revistën e Xhematit Mysliman Ahmadia “The Review of Religions”Redaksia gjithashtu falënderon dhe ekonomistin Ilir Dule.

E përktheu në gjuhën shqipe – Çapajev Zera.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp