Lutje për t’u mbrojtur nga zilia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutjet e kuranit lutja

Një sahab fali namazin bashkë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Ky është xhenetli!” Hazret Abdullah Ibni Omerit r.a. i lindi kërshëria për të zbuluar se nga cila vepër e tij Zoti i Madhërishëm ia bëri këtë mirësi. Ai vizitoi shtëpinë e tij dhe bujti tek ai, i cili e mikpriti mjaft ngrohtë. Abdullah Ibni Omeri r.a. rrëfen:

“Natën unë fala namazin e tehexhudit, por ai nuk u zgjua. Të nesërmen unë agjërova, kurse ai jo. Atëherë nuk durova dot dhe e pyeta se cila është ajo vepër që të ka bërë xhenetli, sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha se je i tillë.

“Më mirë pyete të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., që të njoftoi se jam xhenetli”, m’u përgjigj ai”.

Abdullah Ibni Omeri r.a. shkoi tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për t’u sqaruar, por ai i tha:

“Thuaji që të ta tregojë veprën e tij”.

Vetëm atëherë sahabi në fjalë i tregoi duke thënë:

“Bota tek unë nuk vlen për asgjë. Nuk merakosem fare se sa e fitoj dhe sa e humb atë. Së dyti, nuk kam zili në zemër ndaj askujt”.

Hazret Abdullahu r.a. u shpreh: “Padyshim që Allahu të dha epërsi mbi ne dhe pikërisht këtë lutje Ai ua ka mësuar besimtarëve”.[1]

رَبَّنَا اغۡفِرۡ لَنَا وَ لِاِخۡوَانِنَا الَّذِیۡنَ سَبَقُوۡنَا بِالۡاِیۡمَانِ وَ لَا تَجۡعَلۡ فِیۡ قُلُوۡبِنَا غِلًّا لِّلَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا رَبَّنَاۤ اِنَّکَ رَءُوۡفٌ رَّحِیۡمٌ

O Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë paraardhës në besim dhe mos lër zili aspak në zemrat tona ndaj atyre që besuan. O Zoti ynë! Pa dyshim, je i Dhembshur, Mëshirëbërës.[2]

[1]. Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 5, f. 199.
[2]. Kurani Famëlartë 59:11.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp