Lutje për të pasur forcë që të luftosh me të keqen

Kur gruaja e Azizit të Egjiptit dhe disa gra të tjera e provokuan Hazret Jusufin a.s. për të bërë vepra imorale, Hazret Jusufi a.s. bëri këtë lutje përgjëruese, për të cilën Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë se ia pranoi dhe e mbrojti Hazret Jusufin a.s. nga intrigat e grave.
رَبِّ السِّجۡنُ اَحَبُّ اِلَیَّ مِمَّا یَدۡعُوۡنَنِیۡۤ اِلَیۡہِ ۚ وَ اِلَّا تَصۡرِفۡ عَنِّیۡ کَیۡدَہُنَّ اَصۡبُ اِلَیۡہِنَّ وَ اَکُنۡ مِّنَ الۡجٰہِلِیۡنَ
O Zoti im! Më shumë dua burgun, sesa atë për të cilën ato më ftojnë. Nëse nuk më largon mua nga intriga e tyre, do të anoj nga ato dhe do të bëhem një ndër injorantët.[1]
[1]. Kurani Famëlartë 12:34.