#Halloween Në shumë vende të botës ka festa që edhe pse emërtohen me emra të tjerë përqendrohen në të njëjtat gjëra, si: kontakti me shpirtrat … Halloween
Përkthim në shqip i fjalimit të xhumasë së mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar (Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia), më 30.12.2016.
Koha është e pakapshme, të cilën askush nuk mund ta ndalë. E tashmja vazhdimisht po shndërrohet në të kaluarën. Edhe e ardhmja që përgatitet për të ardhur, do të vijë vetëm për të na përshëndetur, sepse në çastin tjetër ajo do të jetë e kaluara. Asgjë nuk mbetet në dorën e njeriut. E kaluara nuk