Lutje e Profetit Muhammed a.s. për të qenë me të varfrit dhe rob i veçantë i Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje e Profetit Muhammed a.s. për të qenë me të varfrit dhe rob i veçantë i Zotit

sexhde sexhdja namazi

Lutje për të qenë me të varfrit

Hazret Ebu Hurejre r.a. tregon këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

lutje varfëri miskin

All-llāhumme ahjinī miskīnen ve tevefennī miskīnen vahshurnī fī zumretil-mesākīni ve inne eshkal-eshkijāi men ixhteme‘ā ‘alejhi fakrud-dunjā ve ‘adhābul-ākhireti.

O Allah! Më mbaj gjallë të varfër. Më jep vdekje me të varfrit. Më ringjall me grupin e të varfërve. Pa dyshim, më fatligu është ai që mbledh edhe varfërinë e botës, edhe ndëshkimin e ahiretit.[1]

Lutje për t’u bërë rob i veçantë i Zotit të Madhërishëm

Delegacioni i Abdul-Kajsit (që kishte ardhur në Medinë nga Jemeni), tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë këtë lutje:

rob i Zotit

All-llāhumme exh‘alnā min ‘ibādikel-muntekhabīn el-gurril-muhaxh-xhelīn el-vefdil-mutekabbilīn.

O Allah! Na bëj prej robërve të Tu të zgjedhur, prej ballëndriturve, prej grupit të pranuar.[2]

Anëtarët e delegacionit tregojnë: “Kemi pyetur të Dërguarin e Allahut se cilët ishin robërit e zgjedhur? Ai na u përgjigj: Robërit e sinqertë e të dëlirë të Zotit dhe ballëndriturit janë ata që u shkëlqejnë gjymtyrët për shkak të abdesit, kurse grupi i pranuar përbëhet nga ata njerëz të këtij umeti, që do të paraqiten para Zotit bashkë me Profetin e tyre”.

Referencat

[1] Xhāmi‘u et-Tirmidhī, kitāb: “Ez-Zuhd”, bāb: “Mā xhāe enne fukarāel-muhāxhirīne jedkhulūnel-xhennete kablel-agnijāihim”, hadithi nr. 2352.
[2] Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi XXIX, botues: “Muessesetur-Risāle”, Bejrut 1419 h. / 1999, f. 368-369, hadithi nr. 17832.

LEXONI:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp