Salatul-haxhe - Lutja dhe namazi për nevojë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje e Profetit

Hazret Abdullah Ibni Eufa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Ai që ka nevojë për diçka prej Zotit të Madhërishëm ose prej ndonjë njeriu, le të marrë abdes sa më mirë e të falë dy nafile si namazi për nevojë (salatul-haxhe). Pas lavdërimit dhe falënderimit të Zotit të Madhërishëm dhe dërgimit të salavateve, le të bëjë këtë lutje:

lutje salatul haxhet arabishtNuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Dhembshurit dhe Bujarit! I Shenjtë është Allahu, Zoti i arshit madhështor! Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve. Të kërkoj gjërat që tërheqin mëshirën Tënde, shkaktarët e faljes Sate, mundësinë për të bërë çdo vepër të mirë, mbrojtjen nga çdo mëkat. Mos më lër gjynah pa falur, brengë pa larguar dhe nevojë që përputhet me pëlqimin Tënd, pa plotësuar, o më i Mëshirshmi nga të gjithë mëshiruesit.

(Tirmidhiu, Kitabul-vitr, bab salatil-haxhah)

Duhet ditur kur të luteni, duhet të keni edhe emocione. Pra, është e nevojshme që t’i parashtroni kërkesën me gjithë zemër e shpirt. Durimi dhe dënesat e robit do të tërheqin mëshirën e Mëshirëbërësit. Duke treguar parimet e lutjes, Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

“Katër kushte janë të domosdoshme për pranimin e lutjes: së pari, të druheni ndaj Zotit… Së dyti … të keni dhimbje në zemër … Së treti … të gjeni kohën më të përshtatshme për t’u lutur … Së katërti, të shfrytëzoni periudhën e plotë të lutjes”.

(“Malfuzat”, vëll. 1, f. 535-536)

Ai gjithashtu thotë:

“Lutja e njeriut pranohet atëherë kur ai, për hir të Allahut të Lartësuar, heq dorë nga shkujdesja, pabindshmëria dhe ligësia. Njeriu sa më shumë që fiton afrimin me Zotin, aq më shumë shijon frytin e pranimit të lutjes”.

(“Malfuzat”, vëll. 1, f. 436)

“Në të vërtetë lutja tregon shenjat e pranimit atëherë, kur ajo shndërrohet në shqetësim tejet të ankthshëm. … Atëherë, së pari, i rregullohen mjetet në qiell, pastaj ajo shfaq efektin e saj në Tokë. Kjo nuk është diçka e vogël, por është një realitet shumë i madh. E vërteta është se ai që dëshiron të shohë shfaqjen e Zotit, le të lutet”.

(“Malfuzat”, vëll. 3, f. 618)

[Për më shumë, lexoni Parimet e lutjes]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp