Lutje nga Kurani për të hipur në mjetin e udhëtimit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje nga Kurani për të hipur në mjetin e udhëtimit

lutje hipje anije

Allahu i Madhërishëm e udhëzoi Hazret Nuhun a.s. që, kur të hipte në anije, së pari të thoshte: “Lavdia është e Allahut që na shpëtoi nga populli mizor”, e më pas të bënte lutjen e mëposhtme. Këtë lutje Hazret Aliu r.a. e bënte edhe kur hynte në xhami.[1]

رَّبِّ اَنۡزِلۡنِیۡ مُنۡزَلًا مُّبٰرَکًا وَّ اَنۡتَ خَیۡرُ الۡمُنۡزِلِیۡنَ

O Zoti im! Më zbarko në një vend të bekuar dhe Ti je zbarkuesi më i mirë.[2]

Profeti Muhammed s.a.v.s. kur hipte në mjet udhëtimi thoshte tri herë: “Subhanallah, Elhamdulil-lah, Allahu ekber” (i Shenjtë është Allahu, lavdia është e Allahut, Allahu është më i Madhi), dhe më pas bënte këtë lutje:[3]

سُبۡحٰنَ الَّذِیۡ سَخَّرَ لَنَا ہٰذَا وَ مَا کُنَّا لَہٗ مُقۡرِنِیۡنَ ﴿ۙ۱۴﴾ وَ اِنَّاۤ اِلٰی رَبِّنَا لَمُنۡقَلِبُوۡنَI Shenjtë është Ai që na e nënshtroi këtë dhe ne vetë nuk mund ta nënshtronim. Ne pa dyshim te Zoti ynë do të kthehemi.[4]

Kur ndodhën përmbytjet, Hazret Nuhu a.s. me udhëzimin hyjnor kishte bërë këtë lutje duke hipur në anije. Anija e tij u ndal në majën e malit Xhudi. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thoshte se kjo lutje për umetin tim është një garanci që ai nuk do të fundoset.[5]

بِسۡمِ اللّٰہِ مَ‍‍جۡؔرٖٮہَا وَ مُرۡسٰٮہَا ؕ اِنَّ رَبِّیۡ لَغَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ

Me emrin e Allahut bëhet lundrimi dhe ankorimi i saj. Zoti im pa dyshim është shumë Mëkatfalës, Mëshirëbërës.[6]


[1] Ebī Abdilah el-Kurtubī, “El-Xhāmiul-Ahkām el-Kurān”, vëllimi XV, boton: “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut, 1427 h./ 2006, fq. 37.
[2] Kurani Famëlartë 23:30.
[3] Sahih Muslim, kitab “El-Haxh”, bab “Ma jekulu idha rekibe ila sefer”, hadithi nr. 3275.
[4] Kurani Famëlartë 43:14-15.
[5] Ebī Abdilah el-Kurtubī, “El-Xhāmiul-Ahkām el-Kurān”, vëllimi XI, boton: “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut, 1427 h./ 2006, fq. 120.
[6] Kurani Famëlartë 11:42.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem