Përsosmëria shpirtërore dhe ndalimi nga mendjemadhësia e mburrja
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Përsosmëria shpirtërore dhe ndalimi nga mendjemadhësia e mburrja

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Pjesë të shkëputura nga kjo hutbe:

Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

Çdo njeri duhet të ketë frikë ndaj Zotit të Madhërishëm, sepse frika ndaj Zotit e bën njeriun trashëgimtarë të shumë veprave të mira…. E vërteta është që i mirë dhe i pastër është vetëm ai, që del i tillë në sy të Zotit. Ka shumë njerëz që e mashtrojnë veten dhe kujtojnë se janë njerëz me takva. Por, njeriu me takva të vërtetë është vetëm ai, i cili shkruhet si i tillë edhe në defterin e Zotit. (“Malfuzat” vëll. 3, botimi 2003, Rabwah, f. 629-630)

Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. një ditë i tha Hazret Mu’adhit:

یا معاذ انی مُحدِّثُک بحدث اِنْ انتَ حفظْتَہ نَفَعَکَ

“O Mu’adh! Do të të them diçka, nëse do ta mbash mend, do të përfitosh.”

Më pas shtoi:

“Nëse do ta harrosh, nuk mund të fitosh dot bekimin e Zotit dhe nuk do të kesh më ndonjë arsye për të qenë i bindur që do të gjesh shpëtimin.”

Profeti s.a.v.s. vijoi:

O M’uadh! Përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën, Allahu i Madhërishëm krijoi shtatë engjëj rojëtarë.

Do të thotë se ka shtatë nivele për të arritur lartësitë shpirtërore dhe çdo njeri arrin në bazë të kapacitetit të tij.

“Çdo engjëll prej tyre, Ai ka caktuar në hyrje të çdo qielli si rojtar i tij “bevvab”. Detyra e tyre është që të lejojnë të kalojnë vetëm ata, për të cilët Zoti i Madhërishëm u ka lëshuar urdhër të kalojnë.”

Profeti Muhammed s.a.v.s. më tej tha:

Engjëjt që shënojnë veprat e njerëzve, një ditë, morën veprat e një robi të Allahut të cilat ai i bënte nga mëngjesi deri në darkë, për t’u ngjitur në qiej. Edhe engjëjt i vlerësonin shumë veprat e tij dhe konsideronin se ishin të shumta. Por kur mbërritën në qiellin e parë, i kërkuan leje engjëllit rojë të qiellit të parë, duke thënë:

Duam t’i paraqesim Zotit të Madhërisëm veprat e një robi, sepsa veprat e tij janë shumë të pastra!

“Ndaluni!”, iu përgjigj engjëlli roj, dhe tha, “nuk mund të kaloni më tej. Kthehuni dhe përplasjani në fytyrë atij që i ka bërë këto vepra! Zoti i Madhërishëm më ka caktuar këtu duke porositur që të mos lejoj veprat e asnjërit që përgojon tjetrin. Dhe ky njeri, veprat e të cilit i keni sjellë, vazhdimisht ka përgojuar.”

Profeti Muhammed s.a.v.s. më tej tha:

Disa engjëj të tjerë mbartën veprat e një robi tjetër dhe u ngjitën në qiell. Ata po diskutonin me njëri-tjetrin se veprat ishin shumë të pastra dhe se ai rob i bënte shpesh vepra të tilla. Ngaqë ato nuk ishin të përlyera me përgojime, engjëlli rojë i qiellit të parë i lejoi të kalonin.

Por kur mbërritën në qiellin e dytë, engjëlli rojë u tha me zë të lartë:

“Ndaluni! Kthehuni dhe përplasjani në fytyrë atij që i ka bërë këto vepra!” Ai më tej tha: “Jam engjëlli për mburrjen dhe Zoti i Madhërishëm më ka porositur të mos lejoj të kalojë veprat, të cilat, ai që i ka bërë, i ka përlyerë me mburrje dhe krenari dhe që rrëfen me mburrje bëmat e veta para të tjerëve. Dhe ky njeri që i keni sjellë veprat është pikërisht i tillë.”

Profeti Muhammed s.a.v.s. më pas tha:

Një tjetër grup engjëjsh morën veprat e një robi tjetër dhe u ngjitën në qiell. Për engjëjt ato vepra ishin plot dritë. Ndër to kishin sadaka dhe lëmoshë që ai u kishte bërë nevojtarëve, kishin agjërime dhe namaze. Engjëjt po i shikonin me habi se si ky rob po mundohet për hir të Zotit. Dhe ngaqë ato nuk kishin asnjë pjesë as nga përgojimi e as nga mburrja, engjëlli rojëtar, si i qiellit të parë ashtu edhe ai i qiellit të dytë, i lejuan të kalonin.

Kur ata mbërritën te porta e qiellit të tretë, roja u tha:

Ndaluni!

اِضْرِبُوا بِھٰذ الْعَمَلِ وَجْہَ صَاحِبِہ

Kthehuni dhe përplasjani në fytyrë atij që i ka bërë këto vepra! Unë jam engjëlli i krenarisë dhe Zoti më ka lënë në qiellin e tretë me porosinë që të mos lejoj të kalojë veprat e askujt që është krenar për veten e tij. Dhe ky njeri, të cilit i keni sjellë veprat, është krenar për veten e tij. Ai veten e kujton gjithçka dhe të tjerët i sheh më të ulët se vetja dhe sillet me ta duke u treguar kryelartë dhe duke i refezuar. Në mbledhjet e tij, ai dëshiron të ulet në pozitën më të lartë. Zoti i Madhërishëm nuk ia pranon veprat atij, pavarësisht se ju i shihni me vlerë.

Më pas, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

Grupi i katërt i engjëjve ishte ai që mori veprat e një robi dhe u ngjitën në qiell. Ato vepra ishin si

کَوْکَب دُرِّیّ

“yll i shëndritshëm” për engjëjt. Në to kishin namaze, tesbih, haxh dhe umra. Engjëjt kalonin duke i mbartur këto vepra në qiell pas qiellit dhe kur mbërritën në hyjrje të qiellit të katërt, roja u tha:

“Ndaluni! Kthehuni dhe përplasjani në fytyrë atij që i ka bërë këto vepra! Unë jam engjëll i vetpëlqimit dhe jam përcaktuar në qiellin e katërt. Zoti më ka porositur të mos lejojë të kalojnë veprat e atij që i pëlqen vetja shumë, sepse kështu ai e bën veten ortak me Zotin e Madhërishëm. Pra, ai ka ndjenja vetëpëlqimi dhe jo ndjenja të të qenit rob të Allahut të Madhërishëm. Dhe ky rob, të cilit i keni sjellë veprat, i kishte hyrë vetja në qejf dhe ashtu i bënte veprat. Andaj, Zoti i Madhërishëm nuk ia pranon veprat atij.

Profeti Muhammed s.a.v.s. tha:

Një grup tjetër i engjëjve, pra i pesti, mbarti veprat e një robi tjetër dhe u ngjit në qiell.

کانَّہ العروسُ المزْفُوفَۃُ اِلی بَعْلِھَا

Për ta ato vepra ishin “sikur një nuse e zbukuruar dhe e parfumosur që përcillet për te dhëndrri”. Por Ata i kaluan të katërtët qiej dhe, kur mbërritën në qiellin e pestë, engjëlli rojë u tha:

“Ndaluni! Kthehuni dhe përplasjani në fytyrë atij që i ka bërë këto vepra! Thuajini atij që Zoti i Madhërishëm nuk ia pranon. Sepse unë jam engjëlli i zilisë dhe Zoti më ka porositur se çdokush që është ziliqar, veprat e tij të mos i lejoj të hyjnë në qiellin e pestë. Ky njeri që i keni sjellë veprat, kishte zili ndaj çdokujt që ka dije dhe ndaj çdokujt që bënte vepra të mira. Prandaj, nuk do të lejoj që të kaloni nga unë me veprat e tij.”

Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë:

Grupi i gjashtë i engjëjve kishte marrë veprat e një njeriu tjetër dhe u ngrit në lartësitë qiellore. Ata kaluan pesë qiejt e parë dhe arritën në qiellin e gjashtë. Ato vepra ishin të pasura me agjërime, namaze, zeqate, haxh dhe umrah. Engjëjt mendonin se të gjitha ato do të pranohen te Zoti i Madhërishëm. Por kur ata arritën në qiellin e gjashtë, engjëlli i atij qielli që qëndronte roje, u tha “Ndaluni!

انہ کان لا یرحم انسانا من عباد اللہ

Këto vepra janë të atij që nuk kishte mëshirë ndaj robërve të tjerë të Allahut. Zoti më ka caktuar këtu që të ndaloj veprat që janë të zbrazëta nga mëshira ndaj robërve të tjerë. Prandaj, kthehuni dhe këto vepra përplasjani në fytyrë atij njeriu që i ka bërë dhe thuajini: Kur ti vetë nuk je i mëshirshëm me të tjerët, por je mizor, si mund të të pranojë Zoti veprat ty, duke të mëshiruar?! Kur ti nuk mëshiron, edhe Allahu i Madhërishëm nuk do të të mëshirojë ty.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

Një tjetër grup i engjëjve morën veprat e një njeriu tjetër dhe, duke kaluar qiell pas qielli, mbërritën në qiellin e shtatë. Ato vepra përbëheshin nga namazet, agjërimet, zekati, dija për fenë, intelekti dhe vetëpërmbajtje. Engjëjt thoshin:

لَھا دَوِیٌّ کَدَوِیِّ النَّحْلِ وَ ضَوْءٌ کَضَوْءِ الشَّمْسِ

“Veprat po kumbojnë siç gumëzhijnë bletat dhe po shkëlqejnë siç shkëlqen dielli”. Engjëjt ishin të gëzuar se po i çonin Zotit diçka të bukur. Veprat kishin kaq shumë peshë, saqë ato i mbartnin tre mijë engjëj.

Kur engjëjt kaluan gjashtë qiej dhe mbërritën te porta e qiellit të shtatë, engjëlli që ishte rojë atje, u tha:

Ndaluni! Nuk mund të kaloni më tutje. Kthehuni dhe përplasjani në fytyrë këto vepra atij që i ka bërë dhe vulosjani edhe zemrën, sepse Zoti i Madhërishëm më ka urdhëruar të mos paraqes para Tij veprat që nuk janë bërë për të fituar vetëm pëlqimin e Tij, por janë bërë për të arritur edhe diçka tjetër. Këto vepra ai njëri i ka bërë për tjetërkënd e jo për Zotin. Ai njeri qëndronte mes dijetarëve dhe me krenari fliste për dijen dhe intelektin, që të fitonte famë në shoqëri. Ai nuk i ka bërë këto për të fituar pëlqimin e Zotit, por janë vetëm fjalë goje të tij.

وَذِکْرًا عَنْدَ الْعُلَمَاءِ وَصِیْتًا فِی المْدَائِنِ

Qëllimi i tij ishte që të njihej si një dijetar i madh dhe që dijetarët e tjerë t’i këndonin atij. Vepra që nuk është bërë tërësisht për hir të Zotit, dhe që ka edhe përzierjeje vetëpëlqimi dhe dukjeje, nuk pranohet te Allahu i Madhërishëm. Engjëlli tha: Kam urdhrin që t’i ndalojë të kalojnë veprat e tilla. Kthehuni dhe përplasjani në fytyrë atij që i ka bërë këto vepra.

Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

Disa engjëj të tjerë morën veprat e një robi tjetër dhe u ngjitën në lartësitë qiellore. Engjëjt që ishin rojë në shtatë qiej, të gjithë i lejuan të kalonin. Asnjë engjëll nuk kishte ndonjë ankesë për ato vepra. Çdo engjëll rojtar kur i kontrollonte thoshte: “Mirë janë” dhe i lejonte të kalonin. Ato vepra kishin zekate, agjërime, namaze, haxh, umra, virtyte të larta, përkujtimin e Zotit.

Kur engjëjt mbartës u ngjitën më lartë për t’i paraqitur para Zotit të Madhërishëm, i shoqëruan edhe engjëjt e qiejve dhe, duke kaluar të gjitha dyert, ata mbërritën në oborrin e Zotit të Madhërishëm. U rreshtuan para Tij dhe iu lutën:

O Zoti ynë! Ky rob Yti gjithmonë rri i angazhuar në adhurimin Tënd dhe ne dëshmojmë për çdo vepër të tij të mirë. Ai bën shumë vepra të mira dhe pjesën më të mirë të kohës e kalon në bindje ndaj Teje. Është një rob shumë i sinqertë, që nuk ka asgjë të mangët.

Pra, engjëjt e lëvduan shumë robin, veprat e të cilit kishin sjellë para Zotit. Por, Allahu i Madhërishëm iu përgjigj:

انْتُمُ الحَفَظَۃُ علیٰ عَمَلِ عَبْدِی

Unë ju kam caktuar për të ruajtur veprat dhe për t’i shënuar ato. Ju mund t’i shikoni ato vetëm në dukje dhe ashtu i shënoni. Pastaj Zoti u tha:

انا الرَّقِیبُ عَلی قَلْبٍ

Ndërsa Unë jam Ai që vëzhgoj zemrën e robit Tim. Duke i bërë këto vepra, ky rob nuk e kishte parasysh pëlqimin Tim, por nijeti dhe synimi i tij ishte diçka tjetër. Ai dëshironte të kënaqte tjetërkënd e jo Mua.

فَعَلَیْہِ لَعْنَتِی

Andaj, mallkimi Im është mbi të.

Me të dëgjuar këtë, të gjithë engjëjt njëzëri thanë me zë të lartë:

علیہ لعنتک و لعنتنا

Mbi të është mallkimi Yt dhe mallkimi ynë.

Më pas atë e mallkuan të gjithë engjëjt që jetojnë nëpër shtatë qiej dhe gjitha krijesat e tjera që banojnë në ta.

Muadhi r.a. kur e dëgjoi këtë këshillë të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., u drithërua dhe u frikësua tej mase dhe e pyeti:

کیف لی بالنجاۃ والاخلاص

O i Dërguari i Allahut! Nëse kjo është gjendja e veprave, si mund të gjej unë shpëtimin dhe si mund të shpëtoj nga pakënaqësia dhe zemërimi i Zotit tim?

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. iu përgjigj:

اقتد بی

Ndiqe rrugën time! Besoje se robi i Zotit çfarëdo veprash të mëdha të bëjë, ato patjetër janë të mangëta. Andaj, mos u kreno për to, por besoje se Zoti ynë dhe Kujdestari ynë është i tillë që do të na falë edhe pas mangësive.

وحافظوا علی لسانک

Por, duhet ta ruash gjuhën! Mos lëndo dikë nëpërmjet saj. Mos nxjerr fjalë të këqija.

ولا تزک نفسک علیھم

Mos e konsidero veten më të pastër se të tjerët dhe mos e deklaro pastërtinë tënde.

ولا تدخل عمل الدنیا بعمل الاخرۃ

Veprat që ti do të bësh për të fituar pëlqimin e Allahut dhe fitimet e botës tjetër, mos i përziej me synimet e kësaj bote.

ولا تمزق الناس فیمزقک کلاب النار

Mos krijo përçarje te njerëzit, përndryshe edhe ty do të të shqyejnë qentë e xhehenemit ditën e gjykimit.

ولا تراء بعملک الناس

Mos i trego botës veprat e tua për dukje.

Nëse do të ndjekësh këto porosi, atëherë edhe bekimi i Allahut të Madhërishëm do të jetë me ty.

(“Ruhul-Bajan” vëll. 1, suretul-Bakarah, nën ajetin 22, Darul-Kutub El-‘Ilmijjeh, Bejtut, 2003, f. 78-80)
(Et-Targhib vet-Tarhib, lil-Mundhirij, vëll. 1, bab et-tarhib minerr-rrija’ ve ma jekuluhu men khaf shejen minhu, nr. i hadithit 57, Darul-Hadith, Kajro, 1994, f. 54-56)

Pra, veprat e mira në të vërtetë mund bëjë vetëm ai që e ka parasysh modelin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Ai edhe pse kishte lajme të gëzueshme për sukseset e ardhshme, por prapëseprapë lutej e përgjërohej me dhimbje, duke marrë parasysh dobësitë e tij dhe të anëtarëve të Xhematit të tij. Pavarësisht nga fakti që Zoti i Madhërishëm ia kishte pranuar lutjet dhe paraprakisht i kishte treguar për gëzimet e ardhshme, prapëseprapë ai përpëlitej në sexhde dhe si i përvuajtur i lutej Zotit. Kur e pyesnin për këtë shqetësim të tij, u thoshte: Zoti është i Pavarur. Pra, kishte frikë ndaj Zotit dhe së dyti thoshte:

Pse nuk duhet të jem mirënjohës i Zotit për të gjitha mirësitë dhe bekimet që m’i ka bërë Ai?! Sa shumë më ka bekuar Zoti dhe sa shumë Zoti ka premtuar për umetin tim! Pse të mos jem mirënjohës i Tij për të gjitha këto?!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp