
Hazret Imran Ibni Husajni r.a. rrëfen: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i kishte premtuar babait tim idhujtar që, nëse do të bëhej musliman, do t’i mësonte lutje shumë të dobishme. Babai im kur u bë musliman ia kujtoi premtimin Profetit s.a.v.s.. Atëherë Profeti s.a.v.s. i mësoi këtë lutje:
O Allah! Më dikto udhëzimin dhe më mbro nga e keqja e vetvetes.[1]
[1]. Xhami‘u et-Tirmidhi, kitab “Ed-Da’vat”, hadithi nr. 3483.