Duaja për të pasur pastërti dhe dëlirësi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
pastertia dëlirësia ujë

Rreth vitit 1878, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkroi:

Përafërsisht para njëzet e pesë vjetësh, kur isha në Gurdaspur, pashë një ëndërr. E pashë veten të ulur në një krevat. Në të njëjtin krevat ishte ulur edhe i ndjeri Maulvi Abdullah Gaznevi. Ndjeva një motivim në zemër që ta ulja Maulvi Abdullahun në tokë. Kështu që, fillova të spostohesha tek ai, derisa ai zbriti nga krevati dhe u ul në tokë. Papritmas tre engjëj u shfaqën nga qielli, njëri prej të cilëve quhej Hejrajti. Edhe ata u ulën në tokë, bashkë me Maulvi Abdullahun, kurse unë vijoja të rrija mbi krevat. Atëherë u thashë: “Do të bëj një lutje dhe ju të gjithë thoni Amin!” U luta:

pastërtia dëlirësiaO Zoti im! Largo papastërtinë nga unë dhe më pastro tërësisht!

Të tre engjëjt, si dhe Maulvi Abdullahu thanë:

“Amin!”

dhe më pas ata të katërt u ngjitën në qiell. Atëherë më doli gjumi. Menjëherë e pata të qartë se vdekja e Maulvi Abdullahut është afër, ndërsa për mua po përgatitej një bekim i veçantë në qiell. Pas kësaj, gjithmonë ndieja që një forcë qiellore vepronte tek unë, derisa filluan të më vinin shpalljet. Ishte pikërisht ajo kohë, kur në një natë të vetme, Allahu i Lartësuar më përmirësoi në mënyrë të plotë e të përsosur dhe unë pata ndryshim të atillë në vetvete, që nuk mund të bëhet nga dora a vullneti i njeriut.

(“Nuzulul-Mesih”, “Ruhani Khazain”, vëll. 18, f. 614-615.)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp