
Lutje kur shkon në banjë
Hazret Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. kur shkonte për të kryer nevojat personale, bënte këtë lutje:
O Allah! Më mbro nga e ndyra dhe të ndyrat![1]
Lutje kur del nga banja
Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. kur kthehej nga kryerja e nevojave personale, bënte këtë lutje:
Gufraneka!
Të kërkoj falje (o Zot)![2]
Hazret Ebu Dherr Gefari r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. kur kthehej nga kryerja e nevojave personale, bënte këtë lutje:
Lavdia është e Allahut, që ma largoi shqetësimin dhe më dha shëndet![3]
[1]. Buhariu, Kitabut-da’vat, bab ed-dua endal-khala.
[2]. Tirmidhiu, Kitabut-tahara, bab ma jekulu idha kheraxha minel khala.
[3]. Ibni Maxha, Kitabut-tahara, bab ma jekulu idha kheraxha minel khala.