Lutje për të kërkuar dashurinë e Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për të kërkuar dashurinë e Zotit

lutja dashuria e Zotit

Hazret Muadh Ibni Xhebel r.a. rrëfen: Një ditë në namazin e sabahut i Dërguari i Allahut s.a.v.s. erdhi kaq vonë, saqë ishte afruar koha e lindjes së diellit. Na e udhëhoqi namazin nxitimthi dhe më pas tha: “Qëndroni në vendet tuaja!” Më pas na u drejtua: Dua t’ju tregoj shkakun pse u vonova për të ardhur në namaz.

Natën u zgjova për tehexhudin dhe e fala aq sa kisha mundësi. Gjatë namazit më mori gjumi. Kur hapa sytë, pashë Zotin tim me një fytyrë jashtëzakonisht të bukur. Allahu më tha: “O Muhammed! A e di se për çfarë po debatojnë engjëjt?” “Nuk e di”, iu përgjigja. Allahu sërish më bëri të njëjtën pyetje dhe unë i dhashë të njëjtën përgjigje. Më pas pashë që Allahu i Madhërishëm vuri shputën e dorës së Vet mbi supin tim, derisa ndjeva freskinë e saj në kraharor dhe pastaj mua m’u qartësua çdo gjë.

Pastaj Allahu më pyeti: “O Muhammed! A e di se për çfarë po debatojnë engjëjt?” “Për shpërblesat” iu përgjigja. “Çfarë janë shpërblesat?” (që shlyejnë mëkatet), më pyeti Allahu. I thashë: “Ecja drejt xhamisë për të falur namazin me xhemat, qëndrimi në xhami pas namazit duke përkujtuar Allahun dhe marrja e plotë e abdesit, edhe pse nuk e do zemra”. Më pas Allahu më pyeti: “Çfarë janë nivelet?” I thashë: Të ushqej dikë, të flas me fjalë të buta dhe të fal namaz në kohën kur të tjerët janë në gjumë”. Allahu më tha: “Më kërko çfarë të duash”. Atëherë bëra këtë lutje.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjithashtu tha: “Kjo lutje është e vërtetë. Mësojeni edhe ju dhe mësojuani edhe të tjerëve”. Ajo lutje është:

lutje dashuria Zoti

O Allah! Të kërkoj mundësinë për të bërë të mira, për të hequr dorë nga të ndaluarat, dashurinë ndaj të varfërve dhe (Të kërkoj) të më falësh e të më mëshirosh. Kur vendos të futësh popullin në trazirë, të ma marrësh shpirtin përpara se t’i vijë trazira. Të kërkoj dashurinë e atij që të do Ty dhe dashurinë e asaj vepre që më afron drejt dashurisë Sate.[1]

Lutje për të gjetur dashurinë e Zotit

Në një letër të drejtuar mikut të tij, Munshi Rrustem Aliut, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. e ngushëlloi për vdekjen e Sunder Dasit, që qe shok i tij i ngushtë dhe e këshilloi të bënte lutjen e mëposhtme dhe tha: Vazhdimisht bëni këtë lutje në sexhde, gjatë ditës e gjatë natës:

lutje dashuria ZotiO Ti që je më i Dashuri prej të gjithë të dashurve! Më fal gjynahun dhe më prano në grupin e robërve të Tu të zgjedhur![2]

lutje dashuria ZotiO Zoti im! Ti je parajsa ime. Mëshira Jote është mbështetja ime. Shenjat e Tua janë ushqimi im dhe bekimi Yt është mbulesa ime.[3]


[1] Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi XXXVI, redaktor: Shu‘ajb el-Arnaut, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1421 h./ 2001, fq. 422-423, hadithi nr. 22109.
[2] “Maktubat-e-Ahmedia” vëll. 5, nr. V, f. 74.
[3] “Hakikatul-vahji”, “Ruhani Khazain”, vëll. 22, f. 361.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp