Lutjet e mëngjesit e të mbrëmjes

Të kërkoj të mirën që ka kjo ditë dhe të mirën që vjen pas saj!

(1) Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në mëngjes bënte këtë lutje:

lutjet e mengjesit mremjesU gdhimë dhe u gdhi edhe i gjithë kombi për Allahun. Lavdia është e Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. I Atij është sundimi. E Atij është lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. O Zoti im! Të kërkoj të mirën që ka kjo ditë dhe të mirën që vjen pas saj. Të kërkoj mbrojtje nga e keqja që ka kjo ditë dhe nga e keqja që vjen pas saj. O Zoti tim! Më mbro nga përtacia dhe nga mendjemadhësia! O Zoti im! Më mbro nga ndëshkimi i zjarrit dhe nga ndëshkimi i varrit.[1]

O Zoti tim! Më mbro nga përtacia dhe nga mendjemadhësia!

(2) I Dërguari i Allahut s.a.v.s. të njëjtën lutje bënte edhe në mbrëmje, por duke zëvendësuar fjalën “ditë” me fjalën “natë”:

lutjet e mengjesit mremjesU ngrysëm dhe u ngrys i gjithë kombi për Allahun. Lavdia është e Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. I Atij është sundimi. E Atij është lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. O Zoti im! Të kërkoj të mirën që ka kjo natë dhe të mirën që vjen pas saj. Më mbro nga e keqja që ka kjo natë dhe nga e keqja që vjen pas saj. O Zoti tim! Më mbro nga përtacia dhe nga mendjemadhësia. O Zoti im! Më mbro nga ndëshkimi i zjarrit dhe nga ndëshkimi i varrit.[2]

Për Ty u gdhimë, për Ty jetojmë

(3) Hazret Ebu Hurejrah r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u mësonte sahabëve që ta bënin këtë lutje në mëngjes:

lutjet e mengjesit mremjesO Allah! Për Ty u gdhimë, për Ty jetojmë, për Ty vdesim dhe te Ti kthehemi.[3]

Ti je Allahu e nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje

(4) Shërbëtori i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Hazret Enes Ibni Maliku r.a. rrëfen:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë se ai që bën këtë lutje në mëngjes, Zoti ia fal mëkatet që bën gjatë asaj dite dhe nëse e bën këtë lutje gjatë natës, Zoti ia fal mëkatet që bën gjatë asaj nate dhe e liron nga zjarri:

lutjet e mengjesit mremjesO Allah! U gdhimë. Të kemi dëshmitar, i kemi dëshmitarë edhe ata që e mbajnë arshin Tënd, i kemi dëshmitarë engjëjt e Tu dhe të gjitha krijesat e Tua, që me të vërtetë Ti je Allahu e nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, je i Vetëm dhe i Pashoq dhe me të vërtetë Muhammedi është robi dhe i Dërguari Yt.[4]

Shënim: E njëjta lutje bëhet edhe në mbrëmje, por duke zëvendësuar fjalët “O Allah! U gdhimë”, me fjalët “O Allah! Kaluam ditën”.

Me emrin e të cilit asgjë nuk mund të sjellë dëm

(5) Hazret Abani r.a. transmeton nga i ati, Hazret Othman Ganij r.a., se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë se ai që bën këtë lutje çdo ditë nga tri herë, në mëngjes ose në mbrëmje, Allahu i Madhërishëm e shpëton atë gjatë asaj dite ose gjatë asaj nate nga cilado fatkeqësi që e pret. Më vonë Hazret Abanin r.a. e zuri paraliza dhe një ditë në këtë gjendje kur ai ua tregonte këtë lutje njerëzve, njëri prej të pranishmëve e vështroi i habitur gjendjen e tij të paralizuar. Abani e vuri re dhe tha: “Pasha Zotin! Duke jua treguar këtë lutje, nuk kam shpifur as për Hazret Osmanin r.a. dhe as Hazret Osmani r.a., nuk kishte shpifur për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.. Por, një ditë, kur isha i zemëruar, harrova ta bëja këtë lutje. Rastësisht, të njëjtën ditë më zuri paraliza dhe kështu, për shkak të mosbërjes së kësaj lutjeje, Zoti ma çoi këtë caktim”.

lutjet e mengjesit mremjesMe emrin e Allahut, me emrin e të cilit asgjë nuk mund të sjellë dëm as në Tokë e as në qiell dhe Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.[5]

Mbromë nga e keqja e vetvetes

(6) Hazret Ebu Hurejrah r.a. dhe Ebu Rashid El-Hirani r.a. tregojnë se njëherë Hazret Ebu Bekri r.a. iu lut të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut! Më mëso ca fjalë që t’i them në mëngjes e në mbrëmje”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i mësoi këtë lutje duke thënë që ta bënte në mëngjes e në mbrëmje ose gjatë natës para se të flinte:

lutjet e mengjesit mremjesO Allah! Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes. Zoti dhe Sunduesi i çdo gjëje. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Mbromë nga e keqja e vetvetes, nga e keqja e djallit dhe nga mundësia që t’i bëj dëm vetes apo t’i sjell dëm ndonjë muslimani tjetër.[6]

Të kërkoj shëndet në këtë botë dhe në ahiret

(7) Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje bënte disa lutje. Njëra prej tyre është edhe kjo:

lutjet e mengjesit mremjesO Allah! Të kërkoj shëndet në këtë botë dhe në ahiret. O Allah! Të kërkoj falje dhe shëndet në besimin tim e në botën time, në familjen time e në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo dobësitë dhe më dhuro paqe prej shqetësimeve të mia. O Allah! Mbromë nga para e nga mbrapa, djathtas, majtas e nga sipër dhe kërkoj mbrojtjen e madhështisë Sate nga prekja e ndonjë ndëshkimi nga poshtë.[7]

(8) Hazret Ebu Selam Habshi r.a. rrëfen: I kërkova Hazret Enesit r.a., shërbëtorit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., që të më tregonte ndonjë hadith që kishte dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Ai më tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Ai që bën këtë lutje në mëngjes e në mbrëmje, Zoti merr përsipër që ta kënaqë atë ditën e kiametit.”

lutjet-e-mengjesit-e-te-mbremjes-8Jemi të kënaqur duke pasur Allahun si Zot, Islamin si besim dhe Muhammedin si të Dërguar.[8]

Çdo mirësi është prej Teje

(9) Hazret Abdullah Ibni Ganami r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë se ai që lutet me këto fjalë në mëngjes e në mbrëmje, e kreu falënderimin e asaj dite ose të asaj nate:

lutjet e mengjesit mremjesO Allah! Çdo mirësi që më vjen mua, pa dyshim vjen vetëm prej Teje. Ti je i Pashoq. Për Ty janë lavdia dhe falënderimi.[9]

(10) Hazret Ebu Ajashi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë se ai që lutet me këto fjalë në mëngjes apo në mbrëmje, shpërblehet sikur të ketë liruar robër aq bij sa ka Hazret Ismaili a.s., shkruhen dhjetë mirësi në llogarinë e tij, i falen dhjetë gjynahe, ai gradohet dhjetë nivele më shumë dhe mbrohet nga djalli. Hamadi, që është njëri prej transmetuesve të këtij hadithi, thoshte se një njeri pa në ëndërr të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe i tha se këtë hadith na e tregon Ebu Ajashi dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. iu përgjigj: “Ebu Ajashi thotë të vërtetën”. Ajo lutje është si më poshtë:

lutjet e mengjesit mremjesNuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. I Atij është sundimi, e Atij është lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.[10]

(11) Nëna e besimtarëve, Hazret Umi Selma r.a., rrëfen:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ma mësoi këtë lutje për ta bërë në mbrëmje:

lutjet e mengjesit mremjesO Allah! Në ardhjen e natës Sate, në largimin e ditës Sate, në kohën kur më vijnë thirrjet e Tua, në momentet e namazeve për Ty, të kërkoj të më falësh mua.[11]

O Allah! Më dhuro shëndet

(12) Hazret Ebu Bekri bënte dy lutjet që vijojnë nga tri herë çdo ditë, në mëngjes e në mbrëmje, dhe thoshte: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke i bërë këto lutje, ndaj më pëlqen t’i bëj edhe unë duke vijuar praktikën e tij”.

lutjet e mengjesit mremjes(i) O Allah! Më dhuro shëndet në trupin tim! O Allah! Më dhuro shëndet në dëgjimin tim! O Allah! Më dhuro shëndet në shikimin tim! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.

lutjet e mengjesit mremjes(ii) O Allah! Më mbro nga mosbesimi dhe skamja! O Allah! Më mbro nga dënimi i varrit! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.[12]


[1]. Muslimi, Kitabudh-dhikr, bab et-tavudh min sherri ma amala.
[2]. Muslimi, Kitabudh-dhikr, bab et-tavudh min sherri ma amala.
[3]. Ibni Maxha, Kitabud-dua, bab ma jed’u bihir-raxhul idha asbaha.
[4]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 79.
[5]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha asbaha.
[6]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 95.
[7]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha asbaha.
[8]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha asbaha.
[9]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha asbaha.
[10]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha asbaha.
[11]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab duai umi salma.
[12]. Ebu Daud, Kitabul-adab, bab ma jekulu idha asbaha.