Deri kur mund të hash syfyrin? Përgjigje e shkurtër
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Deri kur mund të hash syfyrin? Përgjigje e shkurtër

syfyri

1 orë e 30 minuta përpara lindjes së diellit është kohë e mjaftueshme për t’u quajtur sabahut i vërtetë dhe për ta mbyllur syfyrin.

Koha e mbarimit të syfyrit quhet imsak. Sipas fjalëve të Zotit të Madhërishëm në Kuranin Famëlartë dhe (haditheve) thënieve të Profetit Muhammed s.a.v.s., është e qartë që syfyri duhet vonuar sa më shumë. Andaj, mund të llogaritni mbarimin e syfyrit 1 orë e 30 minuta përpara lindjes së diellit, pasi kjo kohë është e mjaftueshme për t’u quajtur sabahut i vërtetë.

Syfyri është ushqimi që besimtari ha përpara se të nisë agjërimin. Allahu i Madhërishëm, në Kuranin Famëlartë, thotë:

kur mbyllet syfyri“Hani e pini, derisa prej sabahut, t’ju dallohet fija e bardhë (e agimit) nga fija e zezë (e natës).  Pastaj, plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje”. (Kurani Famëlartë 2:188)

Është praktikë e Profetit Muhammed s.a.v.s. që të vononi syfyrin dhe të nxitoheni për iftar menjëherë pas perëndimit të diellit. Kështu që, në librat autentikë të haditheve si Buhariu dhe Muslimi gjejmë kapituj të titulluar të vonuarit në syfyr dhe të shpejtuarit në iftar.

Syfyri mbaron para namazit të sabahut

Duhet ditur që koha e sabahut ndryshon në varësi të kohës së lindjes së diellit dhe jo me ndryshimin e muajve hënor. Vihet re që disa muslimanë gjatë muajit të Ramazanit e falin sabahun në një kohë tjetër, kurse në muajt e tjerë në një kohë tjetër.

Së dyti, në shumë hadithe përmendet se sa pak kohë është mes mbarimit të syfyrit dhe namazit të sabahut. Katadahu përmes Hazret Enes Ibni Malikut r.a. dhe ai përmes Zejd Ibni Thabitit r.a. transmeton se Zejd Ibi Thabiti tha:

kur mbyllet syfyriHëngrëm syfyr bashkë me Profetin s.a.v.s. e më pas u çuam për namaz (namazin e sabahut). “Sa ka qenë koha midis syfyrit dhe ezanit?” e pyeta. “Sa 50 ajete”, tha ai.[3]

(Buhariu, Kitabus-saum, bab kedr kam bejnes-suhuri ve salatil-faxhr; Muslimi, Kitabus-sijam, bab fadlis-suhuri ve ta’kidi istihbabihi …)

kur mbyllet syfyriAbdullahu rrëfen se I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: Bilali e thërret ezanin gjatë natës. Andaj, hani e pini derisa të dëgjoni ezanin e Ibni Umi Maktumit.

(Muslimi, Kitabus-sijam, bab bajan enet-dukhul fis-saum jahsulu bituluil-faxhr …)

Hazret Ibni Umi Maktumi ishte i verbër dhe në librat e haditheve gjithashtu thuhet se ai nuk e thërriste ezanin, derisa njerëzit i thoshin: “U bë sabahu!” “U bë sabahu!”

Nëse syfyrin do të hamë parakohe, do të humbasim kohën më të shtrenjtë të pranimit të lutjes. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe sahabët e tij këtë kohë e kalonin duke falur namazin e tehexhudit. Vlera e madhe e namazit të tehexhudit, që ndryshe quhet edhe namaz i natës, përmendet edhe në Kuranin Famëlartë, edhe në hadithet e Profetit Muhammed s.a.v.s.. Me syfyrin parakohe, ne do të mbetemi duke ngrënë ushqimin fizik, pikërisht në kohën kur mund të begatohemi nga Zoti i Madhërishëm me ushqimin shpirtëror.

Për këto arsye, Xhemati Musliman Ahmedia e llogarit mbarimin e syfyrit 1 orë e 30 minuta përpara lindjes së diellit, pasi kjo kohë është e mjaftueshme për t’u quajtur sabahut i vërtetë.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp