Në ajetet e Kuranit Famëlartë, aty ku vjen sexhdja e recitimit, duhet bërë sexhde. Për këtë nuk ka nevojë as për abdes, as për kiblen. Në hadithe përmendet që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në sexhden e recitimit, përveç përkujtimit të Zotit që bënte në sexhdet e zakonshme, shpesh bënte edhe lutjet që vijojnë:
Lutja e parë në sexhdet e Kuranit
Fytyra ime po i bën sexhde Atij që e krijoi, i dhuroi veshët dhe sytë përmes mrekullisë dhe fuqisë së Tij.
(Xhāmi’u Et-Tirmidhī, kitāb: “Ed-Da’vāt”,
bab: “Mā jekūlu fis-suxhūdil-Kurāni”,
hadithi nr. 3425.)
Lutja e dytë në sexhdet e Kuranit
O Allah! Këtë sexhde timen shkruaje te Ti si shpërblim (për mua), më lehtëso një barrë falë saj, më ofro një thesar falë saj pranë Teje dhe ma prano këtë, ashtu siç e ke pranuar prej robit Tënd Daud. (Po aty)
Image: Courtesy of ~crystalina~; Under the Creative Commons 2.0.