
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musilman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi (a.b.a.) në lidhje me pyetjen nëse lejohet apo jo të marrësh vaksinën Covid-19 gjatë agjërimit, u përgjigj:
“Çdolloj injeksioni, qoftë intramuskular, qoftë intravenous, e prish agjërimin. Nëse ndonjë nga anëtarët e Xhematit ka për të marrë vaksinën gjatë muajit të Ramazanit, ai le të përfitojë nga lejimi që i jep feja Islame, duke mos agjëruar ditën e vaksinimit. Dhe le ta plotësojë ditën e paagjëruar, ndonjë ditë tjetër pas Ramazanit.”