Shafi, djaloshi afrikan gjen shërim me bekimin e Zotit përmes lutjeve të Kalifit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Shafi, djaloshi afrikan gjen shërim me bekimin e Zotit përmes lutjeve të Kalifit

Le të takojmë Abdul Shafin, 8 vjeç, Nga Glasgow e Skocisë, Diagnostifikuar me sindromin nefrotik. Për 6 vjet ishte i shtruar në spital. Pas shumë operacioneve, Abdul Shafi mbijetoi. Ai rrefen:

Isha në gjendje të rëndë. Qëndrova në spital për një kohë shumë të gjatë.

Gjatë një operacioni, unë vetëm po lutesha. Edhe kur po flija, po vazhdoja të lutesha. Dhe ata i thanë babait tim: “ai po fliste edhe në gjumë!”

I shkrova një letër Huzurit, duke thënë se kam për të bërë një transplant dhe ai të lutet për mua.

Menjëherë më morën në telefon nga xhamia Fazl dhe atyre u thashë që do të kem një transplant dhe u thashë të luten për mua.

E bëra transplantin dhe, lavdi Zotit, e kalova me sukses.

Pasi u lirua nga spitali, Abdul Shafi mezi priti të merrte pjesë në Ixhtima. Pasi mori pjesë për herë të parë në Ixhtima, ishte ky mesazhi i tij për të gjithë:

U ndeva shumë i gëzuar. Më donte zemra të rrija vetëm aty.

Gjatë atyre ditëve as nuk qëndrova jashtë në ndonjë hotel. Kisha dëshirë të rrija vetëm në Ixhtima.

Isha shumë i gëzuar sepse isha për herë të parë në ixhtimanë e Xhematit, sepse vetëm këtë viti kam mbushur 8 vjet, kurse vitin e kaluar isha shtatë.

Elhamdulillah, e gjithë lavdia i takon Allahut, që mora pjesë në garat akademike.

Sa shumë i gëzuar ndihesh kur takon kaq shumë njerëz që kanë një udhëheqës. Ti i takon të gjithë ata, pa qenë nevoja të njihesha më përpara me ta dhe ata të bëhen shokë.

Ne gjithmonë duhet të jemi si Profeti Muhammed s.a.v.s., si Mesihu i Premtuar a.s. dhe si profetët e tjerë që erdhën prej Zotit dhe gjithashtu si Kalifët e Tij, si Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht.

Ky është mesazhi im.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp