Lutje për të falënderuar Zotin, për të kërkuar mundësinë e veprave të mira dhe pasardhës të dëlirë

Sipas rrëfimeve, i pari që bëri këtë lutje ishte Hazret Ebu Bekri r.a. dhe Zoti ia pranoi lutjen në atë mënyrë, që prindërit, vëllezërit dhe të gjithë fëmijët e tij e pranuan Islamin.[1]
رَبِّ اَوۡزِعۡنِیۡۤ اَنۡ اَشۡکُرَ نِعۡمَتَکَ الَّتِیۡۤ اَنۡعَمۡتَ عَلَیَّ وَ عَلٰی وَالِدَیَّ وَ اَنۡ اَعۡمَلَ صَالِحًا تَرۡضٰہُ وَ اَصۡلِحۡ لِیۡ فِیۡ ذُرِّیَّتِیۡ ۚؕ اِنِّیۡ تُبۡتُ اِلَیۡکَ وَ اِنِّیۡ مِنَ الۡمُسۡلِمِیۡنَ
O Zoti im! Më mundëso të të falënderoj për bekimin që më dhe mua dhe prindërve të mi; të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen dhe m’i përmirëso fëmijët. Unë, sinqerisht, kthehem i penduar te Ti dhe, pa dyshim, jam ndër të nënshtruarit.[2]
[1]. Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 5, f. 41.
[2]. Kurani Famëlartë 46:16.