Lutje për vete e për fëmijët që të bëhen adhurues të Zotit

Hazret Ibni Xhurejxhi r.a. thotë: “Umeti i Hazret Ibrahimit a.s. ka mbetur gjithnjë adhurues i Zotit”. Allame Sha’bi thotë: “Aq shumë më gëzon lutja që kanë bërë Hazret Nuhi a.s. dhe Hazret Ibrahimi a.s. për faljen e krejt besimtarëve, burra e gra, saqë nuk do të gëzohesha kaq shumë edhe sikur të kisha gjithë pasurinë botës”.[1]
رَبِّ اجۡعَلۡنِیۡ مُقِیۡمَ الصَّلٰوۃِ وَ مِنۡ ذُرِّیَّتِیۡ ٭ۖ رَبَّنَا وَ تَقَبَّلۡ دُعَآءِ ﴿۴۱﴾ رَبَّنَا اغۡفِرۡ لِیۡ وَ لِوَالِدَیَّ وَ لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ یَوۡمَ یَقُوۡمُ الۡحِسَابُ
O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi ta lartësojmë namazin dhe, o Zoti ynë, pranoje lutjen! O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët ditën kur të bëhet kontrolli.[2]
[1]. Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 4, f. 46.
[2]. Kurani Famëlartë 14:41-42.