Hazret Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s. thotë:
“Çfarë është drita e vërtetë? Ajo që zbret nga qielli me shenja, të cilat ta qetësojnë e ta kënaqin zemrën. Ajo dritë i nevojitet çdokujt, që do shpëtimin. Ai që nuk gjen shpëtim nga dyshimet, nuk gjen shpëtim as nga ndëshkimi. Ai që nuk e sheh Zotin në këtë botë, nuk mund ta shohë Atë as në botën tjetër. Zoti thotë: “Ai që është i verbër në këtë botë, do të jetë i verbër edhe në botën tjetër” (Kurani Famëlartë 17:73). Gjithashtu, në Librin e Tij, Zoti shumë herë ka thënë që ata që e kërkojnë Atë, Ai do t’ua ndriçojë zemrat me shumë shenja, derisa ata fillojnë ta shohin Atë dhe Ai do t’ua tregojë madhështinë e Tij, derisa të gjitha madhështitë e tjera do të marrin fund para tyre. Pikërisht këto gjëra i kam dëgjuar drejtpërdrejt përmes komunikimeve me Zotin. Ndaj, shpirti im arriti ta pohonte që kjo është e vetmja rrugë për të arritur deri te Zoti dhe pikërisht kjo është e vetmja mënyrë për të mundur mëkatet. Për ta arritur realitetin, duhet ta ndjekim atë. Plane të sajuara dhe synime vegimtare nuk na hyjnë në punë. Ne jemi dëshmitarë të kësaj, të cilën edhe para botës mund ta dëshmojmë, që përmes Kuranit ne kemi gjetur këtë realitet, që na çon deri te Zoti. Ne kemi dëgjuar zërin e Atij Zoti dhe kemi parë shenjat e dorës së fuqishme të Atij Zoti që dërgoi Kuranin. Prandaj, besuam fuqimisht që Ai është Zot i Vërtetë dhe se është Sunduesi i të gjitha botëve. Zemra jonë është e mbushur me këtë besim aq shumë, siç fundi i detit është i mbushur me ujë. Kështu që, me besim të plotë ne thërrasim çdokënd drejt kësaj feje dhe drejt kësaj drite. Ne e kemi gjetur dritën e vërtetë, që i largon të gjitha perdet e errësirës dhe që me të vërtetë e bën zemrën të ftohet me gjithçka tjetër përveç Zotit”.
(“Ruhani Khezain”, vëll. 13, “Kitabul-Berijjah” f. 65)
[su_box title=”Lexoni më shumë rreth kësaj teme” box_color=”#B51D0A”]
- Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?
- Tri shkallët e mirësisë dhe tri shkallët e ligësisë
- Cili është Xhemati i Imam Mehdiut?
- Imam Mehdiu ka ardhur; përcillini selamin e Profetit Muhammed s.a.s.!
[/su_box]
Image Courtesy: T-617; Under Creative Commons